Gjatë javës së 44 të vitit 2019 (nga 28.10.2019 – 03.11.2019), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 29 (I=1,4/100.000) raste të gripit që është brenda kufijve të zakonshme për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me javën e kaluar (n=17), këtë javë është regjistruar numër i të sëmurëve për 12 më shumë.
Krahasuar me sezonin e kaluar (n=48) ka një rënie të numrit për 19 të sëmurë, ndërsa sa i përket lakores tipike sezonale(n=64) vihet re një rënie e numrit për 35.
Gjatë kësaj jave të sëmurët janë raportuar nga 9 njësi raportimi. Numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Kumanovë (n=12).
Incidencë më e lartë është regjistruar në NJR Dibër -21,6/100.000, ndërsa më e ulët në QSHP Prilep – 1,05/100.000.
Gjatë javës së 44 pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV kanë arritur 7 materiale për analiza laboratorike, dhe që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.
Gjatë sezonit 2019/2020 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 80(I=3,9/100.000), që është për 19 persona më i ulët se në periudhën e njëjtë vitin e kaluar, ndërsa sa i përket lakores tipike sezonale është regjistruar një rënie e numrit të të sëmurëve për 2,8 herë (n=220).
Deri më tani, numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në NJR Gostivar (n=15), QSHP Kumanovë (n=14) dhe QSHP Tetovë (14), ndërsa incidencë më e lartë në NJR Dibër (25,2/100.000banorë).
Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, atë nga 15-64 vjet, – 38 raste (47,5%), ndërsa incidencë më e lartë (9,5/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet.
Që nga fillimi i sezonit 2019/2020, deri në javën e 44 pranë laboratorit virusologjik në ISHPRVM kanë arritur 24 materiale për analizë për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit, të gjitha negative.
KOMENT EPIDEMIOLOGJIK
Numri relativisht i vogël i rasteve të regjistruara të gripit, që është nën pragun javor të aktivitetit sezonal, si dhe reultatet negative të fituara nga mbikëqyrja epidemiologjike, flasin për një aktivitet të ulët jashtësezonal të virusit të gripit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Vaksinimi kundër gripit
Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së: gratë shtatzëna, fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet, personat e moshuar mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët, punonjësit shëndetësor.
Të gjithë të interesuarit mund të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit ose Njësive rajonale të tyre për të marrë më shumë informacion në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.
Rajoni Evropian
Sipas raportit të Flu News Europe për javën e 43 të vitit 2019, aktiviteti i virusit të gripit është në nivel të ulët sezonal në mbarë Rajonin Evropian. Viruset e influencës detektohen në mënyrë sporadike tek pacientët me sëmundje respiratore, ndërkohë që janë izoluar llojet Influenza A dhe Influenza B.
- Gjatë mbikëqyrjes sentinel 2,6% e mostrave të analizuara janë pozitive për prani të virusit të gripit: 18 Influenza A
o A(H1N1)pdm09 – 12
- A(H3N2) – 17
- A të pasubtipizuara
- 19 Inluenza B
- Victoria lineage – 9
- Linjë e pacaktuar – 10
Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik