Të dhëna javore

Gjatë javës së 47 të vitit 2019 (nga 18.11.2019 – 24.11.2019), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 82 (I=4,0/100.000) raste të gripit  Krahasuar me javën e kaluar (n=29), këtë javë është regjistruar numër i të sëmurëve për 2 më i madh.

Gjatë javës së 47 pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV  kanë arritur 9 materiale për analiza laboratorike, dhe që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.

Krahasuar me sezonin  e kaluar (n=74) dhe lakoren tipike sezonale ka një rënie për 10,8%, për 9 sezonet e fundit (n=91) vihet re një rënie e numrit për 9,5%. (Grafiku 1)

Incidenca e raportuar këtë javë është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (I=36,38/100.000), pra ende nuk është kaluar pragu që shënon hyrjen në sezonin e gripit. (Grafiku 1)

Grafiku1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundjeve të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike 2010-2019, sezoni 2018/2019 dhe sezoni 2019/2020.

grip 47 neela

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve (n=46; 56,1%) bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, atë nga 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë (10,3/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet.

Gjatë kësaj jave janë raportuar të sëmurë nga 11 njësi raportimi, ndërsa në 2 njësi numri i raportuar i të sëmurëve është ≥10. Numër më i madh i të sëmurëve (n=27) është regjistruar në Shkup dhe incidencë më e lartë kumulative (I=28,8/100.000) në Dibër.

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2019/2020 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 251 (I=12,1/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (n=344),ka një rënie të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve për 27,0%, ndërsa sa i përket lakores tipike sezonale për 9 sezonet e fundit (n=471) është regjistruar një rënie prej 46,7%.

Gjatë këtij sezoni janë raportuar të sëmurë nga 14 njësi raportimi, ndërsa në 8 njësi numri i raportuar i të sëmurëve është ≥10. Numër më i madh i të sëmurëve (n=57; 22,7%) është regjistruar në NJR Gostivar ndërsa incidencë më e lartë kumulative (I=108,1/100.000) është regjistruar në Dibër.

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve (n=127; 50,6%) bëjnë pjesë në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (29,3/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet.

 

Mbikëqyrja virusologjike

Që nga fillimi i sezonit 2019/2020, deri në javën e 47 pranë laboratorit virusologjik në ISHPRVM kanë arritur 49 materiale për analizë për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit, të gjitha negative.

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri relativisht i vogël i rasteve të regjistruara të gripit, që është nën pragun javor të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara nga mbikëqyrja epidemiologjike, flasin për një aktivitet të ulët jashtësezonal të virusit të gripit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Vaksinimi kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së: gratë shtatzëna, fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet, personat e moshuar mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët, punonjësit shëndetësor.

Për sezonin 2019/2020 Ministria e shëndetësisë Ministria e shëndetësisë ka siguruar 28 000 doza të vaksinës katërvalente, për grupet prioritare të popullatës. Nga ato, 1 000 doza janë për fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet,  ndërsa 27 000 për personat mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna në cilën do periudhë të shtatzënisë.

20 800 doza shtesë janë siguruar nga Qendrat e shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës që nuk bën pjesë në grupet e lartpërmendura dhe mund të pranohen me pagesë përkatëse(650 denarë).

Vaksinimi me vaksinat falas kundër influencës do të bëhet në QSHP/NJR, ndërsa për territorin e Shkupit, krahas në QSHP Shkup, këtë sezon vaksinimi do të bëhet edhe në Poliklinikën Bukuresht, Gjorçe Petrov dhe Çair. Orari i vaksinimit do të caktohet nga mjeku amë përmes sistemit elektronik “Termini im”.

Të gjithë të interesuarit mund të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit ose Njësive rajonale të tyre për të marrë më shumë informacion në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i vaksinimit më datë 15.11.2018, e deri më mbylljen e këtij raporti, janë vaksinuar gjithsej 8.464 persona nga grupet vulnerable të popullatës me vaksina falas.

Sa i përket vaksinave komerciale, janë vaksinuar 6.116 persona. Numri më i madh i të vaksinuarve bëjnë pjesë në grupmoshën 30-64 vjet (42,3%), ndërsa tek grupmosha 5-29 janë vaksinuar 264 (4,3%) persona.  Janë vaksinuar edhe 5 fëmijë nën 5 vjet, 87 (1,4%) punonjës shëndetësor. Nuk ka gra shtatzëna të vaksinuara. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 2.862 (46,8%) persona janë me sëmundje kronike.

 

Rajoni Evropian

Sipas raportit të  Flu News Europe për javën e 46 të vitit 2019, aktiviteti i virusit të gripit është në nivel të ulët sezonal në mbarë Rajonin Evropian. Viruset e influencës detektohen në mënyrë sporadike tek pacientët me sëmundje respiratore, ndërkohë që janë izoluar llojet Influenza A dhe Influenza B.

Edhe pse numri i mostrave të analizuara është i ulët, përsëri ka shenja që tregojnë për një dominim të Influenza B në disa vende të Azisë.

  • Gjatë mbikëqyrjes sentinel 6,6% e mostrave të analizuara janë pozitive për prani të virusit të gripit:

143 Influenza A

o    A(H1N1)pdm09 – 51

  • A(H3N2) – 84
  • A të pasubtipizuara-8

89 Inluenza B

  • Victoria lineage – 24

Yamagata lineage – 1

  • Linjë e pacaktuar – 64

 

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive