Të dhëna javore

Gjatë javës së 49 të vitit 2019 (nga 02-12–08.12.2019), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 73 (I=3,5/100.000)  raste të gripit  Krahasuar me javën e kaluar këtë javë është regjistruar numër i të sëmurëve për 33% më i vogël.

Gjatë javës së 49 pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV  kanë arritur 6 materiale për analiza laboratorike, dhe që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.

Krahasuar me sezonin  e kaluar (n=132) dhe lakoren tipike sezonale ka një rënie për 44,7%, për 9 sezonet e fundit (n=115) vihet re një rënie e numrit për 36,6%. (Grafiku 1)

Incidenca e raportuar këtë javë është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (I=36,38/100.000), pra ende nuk është kaluar pragu që shënon hyrjen në sezonin e gripit. (Grafiku 1)

Grafiku1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundjeve të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike 2010-2019, sezoni 2018/2019 dhe sezoni 2019/2020.

grip 49 nedela

 

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve (n=41; 56,2%) bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, atë nga 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë (15,5/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet.

Gjatë kësaj jave janë raportuar të sëmurë nga 16 njësi raportimi, ndërsa në 2 njësi numri i raportuar i të sëmurëve është ≥10. Numër më i madh i të sëmurëve (n=15) është regjistruar në Shkup dhe incidencë më e lartë kumulative (I=36,0/100.000) në Dibër.

Në të gjitha njësitë e  raportimit që kanë raportuar për raste gjatë kësaj jave është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të virusit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 4,  2019

grip 49 ndela 2

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2019/2020 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 433 (I=20,9/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (n=566),ka një rënie të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve për 23,5%, ndërsa sa i përket lakores tipike sezonale për 9 sezonet e fundit (n=688) është regjistruar një rënie prej 37,00%.

Gjatë këtij sezoni janë raportuar të sëmurë nga 18 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve (n=114; 26,3%) është regjistruar në QSHP Shkup, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (I=169,3/100.000) është regjistruar në Dibër. (Tabela 1)

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve (n=216; 49,9%) bëjnë pjesë në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (68,9/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet. (Tabela 1)

 

Shpërndarja sipas muajve (Tabela 1):

  • tetor– 86 të sëmurë ose 19,9%
  • nëntor – 274 të sëmurë ose 63,3%
  • dhjetor – 73 të sëmurë ose 16,8%

 

Mbikëqyrja virusologjike

Që nga fillimi i sezonit 2019/2020, deri në javën e 49 pranë laboratorit virusologjik në ISHPRVM kanë arritur 68 materiale për analizë për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit, të gjitha negative.

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri relativisht i vogël i rasteve të regjistruara të gripit, që është nën pragun javor të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara nga mbikëqyrja epidemiologjike, flasin për një aktivitet të ulët jashtësezonal të virusit të gripit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Vaksinimi kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së: gratë shtatzëna, fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet, personat e moshuar mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët, punonjësit shëndetësor.

Për sezonin 2019/2020 Ministria e shëndetësisë Ministria e shëndetësisë ka siguruar 28 000 doza të vaksinës katërvalente, për grupet prioritare të popullatës. Nga ato, 1 000 doza janë për fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet,  ndërsa 27 000 për personat mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna në cilën do periudhë të shtatzënisë.

20 800 doza shtesë janë siguruar nga Qendrat e shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës që nuk bën pjesë në grupet e lartpërmendura dhe mund të pranohen me pagesë përkatëse(650 denarë).

Vaksinimi me vaksinat falas kundër influencës do të bëhet në QSHP/NJR, ndërsa për territorin e Shkupit, krahas në QSHP Shkup, këtë sezon vaksinimi do të bëhet edhe në Poliklinikën Bukuresht, Gjorçe Petrov dhe Çair. Orari i vaksinimit do të caktohet nga mjeku amë përmes sistemit elektronik “Termini im”.

Të gjithë të interesuarit mund të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit ose Njësive rajonale të tyre për të marrë më shumë informacion në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i vaksinimit më datë 15.11.2018, e deri më mbylljen e këtij raporti, janë vaksinuar gjithsej 22.135 persona nga grupet vulnerable të popullatës me vaksina falas. (Tabela 2).

 

Sa i përket vaksinave komerciale, janë vaksinuar 12.126 persona. Numri më i madh i të vaksinuarve bëjnë pjesë në grupmoshën mbi 65 vjet – 5.900 persona ose 48,7%, në grupmoshën nga 30-64 vjet 5.723 ose 47,2%, ndërsa tek grupmosha 5-29 janë vaksinuar 366 (3,0%) persona.  Janë vaksinuar edhe 9 fëmijë nën 5 vjet, 126 (1,0%) punonjës shëndetësor. Ka 2 gra shtatzëna të vaksinuara. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 6.418 (53,4%) persona janë me sëmundje kronike. (Tabela 3).

Rajoni Evropian

Sipas raportit të  Flu News Europe për javën e 48 të vitit 2019, aktiviteti i virusit të gripit ka filluar të shënojë rritje në pjesë të caktuara të Rajonit Evropian, dhe numri më i madh i vendeve raportojnë për një përhapje rajonale ose të gjerë të tij.

Viruset e influencës e detektuara gjatë mbikëqyrjes sentinel tashmë për të dytën javë tejkalon 10%, që flet për një fillim të sezonit të gripit në rrafsh evropian.

Ndërkohë , numri më i madh i viruseve të izoluata i përkasin llojit të Influenza A, ndërsa 4 vende kanë raportuar për dominim të Influenza B.

Edhe pse numri i mostrave të analizuara është i ulët, përsëri ka shenja që tregojnë për një dominim të Influenza B në disa vende të Azisë.

Gjatë kësaj jave përqindja e mostrave pozitive të marra nga pacientët gjatë mbikëqyrjes sentinel është 13,8%.

Gjatë mbikëqyrjes sentinel, që nga fillimi i sezonit 7% e mostrave të analizuara janë pozitive për prani të virusit të gripit:

Influenza A – 359 (65,5%):

A(H1N1)pdm09 – 125

A(H3N2) – 215

A të pasubtipizuara-19

Inluenza B – 189 (34,5%):

Victoria lineage – 54

Yamagata lineage – 2

Linjë e pacaktuar – 133

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik