TË DHËNA JAVORE

Gjatë javës së tetë të vitit 2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 5.654 (I=273,3/100.000) raste të gripit, që është pothuajse njëjtë sa edhe javën e kaluar.

Krahasuar me sezonin  e kaluar (n=3.209) dhe lakoren tipike sezonale ka një rritje për 76,2%, për 9 sezonet e fundit (n=2.917) vihet re një rritje e numrit për 93.9% . (Grafiku 1)

Incidenca e raportuar këtë javë është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (I=36,4/100.000). (Grafiku 1)

Gjatë javës së parë pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV  kanë arritur 99 materiale për analiza laboratorike, nga të cilat 55 (55,6%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës –  25 (45,5%) Influenza A (15 A/H1pdm, 10 A/H3), ndërsa 30 (54,5%)  janë influenza B (16 Victoria dhe 14 të pasubtipizuar).

Grafiku1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundjeve të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike 2010-2019, sezoni 2018/2019 dhe sezoni 2019/2020.

grip 8 nedela 1

 

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve (n=2.776; 49,1%)) bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, atë nga 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë – 818,3/100.000, është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet. (Grafiku 2)

Grafiku 2. Shpërndarja javore e rasteve të gripit sipas grupmoshave– incidenca në 100.000 banorë, sezoni 2019/2020

grip 8.2

Gjatë kësaj jave janë raportuar të sëmurë nga 29 njësi raportimi, ndërsa në 18 njësi numri i raportuar i të sëmurëve është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal mesatar. Numër më i madh i të sëmurëve (n=1.065) është regjistruar në QSHP Shkup, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (I=1.410,8/100.000) në NJR Kratovë me 135 raste të regjistruara.

Në 2 njësi të raportimit të cilat kanë raportuar për raste gjatë kësaj jave është regjistruar aktivitet shumë i ulët i gripit, në 79 aktivitet sezonal, në 6 mesatar, në 3 i lartë dhe në 9  aktivitet shumë i lartë i gripit. (Kartogrami 1)

 

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e tetë, 2020

grip 8.3

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2019/2020 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 22.071 (I=1.066,7/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (n=12.620),ka një rritje të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve për 74,9%, ndërsa sa i përket lakores tipike sezonale për 9 sezonet e fundit (n=19.216) është regjistruar një rritje prej 14,9 %.

Gjatë këtij sezoni janë raportuar të sëmurë nga të gjitha njësitë e raportimit.

Numër më i madh i të sëmurëve (n=3.186) është regjistruar në QSHP Shkup (n=4.251),, QSHP Strumicë (n=2.693), NJR Kavadar (n=1.923), QSHP Tetovë (n=1.622) dhe QSHP Kumanovë (n=1.574)  (Grafiku 3).

Incidencë më e lartë kumulative (4.468,6/100.000) është regjistruar në Kavadar. Incidencë më e lartë se 1.500,0/100.000 banorë është regjistruar në NJR Kratovë,  QSHP Strumicë, NJR Dibër, NJR Sveti Nikole, QSHP Veles dhe QSHP Shtip (Grafiku 3).

Gjatë këtij sezoni janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes.

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të gripit sipas QSHP/NJR dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2019/2020

 grip 8.4

 

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve -11.027 (50,0%) bëjnë pjesë në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (3.012,3/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet. (Grafiku 4)

Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve me grip sipas grupmoshave, sezoni 2019/2020

grip 8.5

 

Shpërndarja e rasteve të gripit sipas muajve është paraqitur në Grafikun 5.

Numri më i madh (14.928) dhe përqindja m e madhe (67,6%) janë regjistruar në muajin shkurt.

Grafiku 5. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas muajit të raportimit, sezoni 2019/2020

 grip 8.6

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2019/2020, deri në javën e parë pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV kanë arritur 581 materiale për analizë për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit, nga të cilat 295 (50,8%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës. (Grafiku 6)

Nga rastet pozitive 166 (56,3%) janë Influenza A, ndërsa 129 (43,7%) janë Influenza В.

Sipas subtipit të influencës A, 82 (49,4%) janë A/H1pdm, 72 (43,4%) A/H3, ndërsa 12  të pasubtipizuara.

Sa i përket Influencës B, 95 (73,6%) janë B/Victoria, ndërsa 34 të pasubtipizuar.

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri i rasteve të regjistruara të gripit për herë të parë këtë sezon është mbi pragun javor të aktivitetit të lartë sezonal, ndërsa përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja epidemiologjike është 55,6%. Përqindja e lartë e rezultateve pozitive  flet për një aktivitet të lartë të virusit të gripit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në mostrat pozitive janë detektuar viruse të tipit të Influenza A dhe Influenza В. Gjatë javëve në vazhdim pritet një rënie e aktivitetit të virusit të gripit.

 

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së: gratë shtatzëna, fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet, personat e moshuar mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët, punonjësit shëndetësor.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i vaksinimit më datë 15.11.2018, e deri më mbylljen e këtij raporti, janë vaksinuar gjithsej 28.630 persona nga grupet vulnerable të popullatës me vaksina falas.

Sa i përket vaksinave komerciale deri më 23.02.2020, janë vaksinuar 14.973 persona. Numri më i madh i të vaksinuarve bëjnë pjesë në grupmoshën mbi 65 vjet (7.888, 52,7%), nga 30-64 vjet  6.706 persona ose 44,8%, ndërsa tek grupmosha 5-29 janë vaksinuar 276 (1,8%) persona.  Janë vaksinuar edhe 7 fëmijë nën 5 vjet, 94 (0,6%) punonjës shëndetësor. Ka 2 gra shtatzëna të vaksinuara. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 9.011  (60,2%) persona janë me sëmundje kronike.

Janë vaksinuar edhe 1.252 punonjës shëndetësor me vaksina komerciale.

 

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të  Flu News Europe për javën e shtatë të vitit 2020, kulminimi i aktiviteti i virusit të gripit është arritur në javën e pestë. Në vendet të cilat kanë dërguar raporte, 8 kanë raportuar për intensitet shumë të lartë. Pjesa më e madhe e vendeve për një përhapje të gjerë të aktivitetit të virusit të gripit.

Gjatë mbikëqyrjes sentinel që nga java e 47 e në vazhdim, mbi 10% e mostrave të analizuara janë pozitive për prani të virusit të gripit. Në pjesën më të madhe të rajonit dominon Influenza A, në disa dominon Influenza B, por ka edhe bashkëqarkullim të të dy viruseve.

Gjatë javës së shtatë të vitit 2020, përqindja e mostrave pozitive nga mbikëqyrja sentinel është 47,7%.

Që nga fillimi i sezonit, 36,2% e mostrave të analizuara kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës. Nga ato Influenza A janë 66,4%, ndërsa Inluenza B – 33,6%. Në mesin e viruseve të Influenza A qarkullojnë A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2), ndërsa tek Influenza B dominon linja Victoria.

Parashikimet e deklaruara për rastet e vdekjes nga të gjitha shkaqet nga 23 vende të cilat raportojnë për projektin EuroMOMO tregojnë për një tendencë të rritjes të vdekshmërisë në javët e fundit.

Vendet duhet të vazhdojnë ta inkurajojnë vaksinimin si masë më e mirë për parandalim.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik