
Informacion për Forumin e pestë të Grupit punues ndëragjencik për Evropën lindore dhe Azinë Qendrore për shëndetin seksual dhe reproduktiv gjatë gjendjeve të krizave, në organizim të Fondit për popullatën të KB (UNFPA) dhe Federata ndërkombëtare për planifikimin e familjes (IPPF), që u mbajt nga 18-20.10.2016, në Kiev, Ukrainë
Në kuadër të bashkëpunimit profesional mes Ministrisë të shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë dhe Fondit për popullatën të KB (UNFPA), nga njëra anë, si dhe Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër, si bashkëpunëtor nacional në fushën e përgatitjes dhe reagimit të sistemit shëndetësor gjatë gjendjeve të krizave nga Ministria e shëndetësisë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (vendimi nr.12-3179/1 nga data 21.03.2006), Prof. Dr. Mihaill Koçubovski udhëhoqi me Forumin e pestë të Grupit punues ndëragjencik për Evropën lindore dhe Azinë Qendrore për shëndetin seksual dhe reproduktiv gjatë gjendjeve të krizave. Ekipi nga Republika e Maqedonisë ishte i përbërë edhe nga përfaqësues të Ministrisë së shëndetësisë, z-nja Sanja Sazdovska dhe z-sha Nermina Fakoviq, z-nja Afrodita Shala Pllavjanska nga UNFPA dhe nga z-nja Vesna Matevska nga HERA.
Në hapje fjalimin e tyre e mbajtën Kaspar Pik nga UNFPA dhe Lena Lukfasel, Drejtor programi i IPPF nga Brukseli.
Të gjithë përfaqësuesit u shprehën rreth pritshmërie dhe qëllimeve të këtij takimi. U bë azhurnimi i planit aksionar të grupit të punës për Evropën lindore dhe Azinë qendrore për shëndetin seksual dhe reproduktiv në gjendje krize.
Sofi Pekurt, këshilltare për përgatitje gjatë gjendjeve të emergjencës dhe Nadin Kornier, këshilltare për të drejtat njerëzore, seksuale dhe reproduktive pranë UNFPA bënë ndërlidhje të Marrëveshjes ndëragjencike për shëndetin seksual dhe reproduktiv me krizat e fundit në Evropë.
Raportin nga Samiti humanitar botëror me fokus tek shëndeti seksual dhe reproduktiv e elaboroi Emanuel Rusier nga UNFPA.
U prezantua raporti nga reagimi ndaj nevojave të emigrantëve/refugjatëve në Greqi
Nga përfaqësues të UNFPA dhe Medicinarëve të botës. Një raport i ngjashëm u prezantua nga përfaqësuesi i UNFPA nga turqia.
Lena Lukfasel, Drejtor programi i IPPF i prezantoi rezultatet e pyetësorit për rolin e Komitetit për mbikëqyrje dhe qëndrueshmëri të Grupit punues ndëragjencik dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen. Kryetari i Komitetit mbikëqyrës Prof. Dr. Mihaill Koçubovski dhe dy anëtarët e tjerë nga Gruzia dhe Uzbekistani prezantuan një pasqyrë të shkurtër të aktiviteteve të tyre dhe propozime për përmirësimin punës së grupit.
Sanja Sazdovska si përgjegjëse për shëndetin seksual dhe reproduktiv pranë Ministrisë së shëndetësisë dhe Afrodita Shala nga përfaqësia e UNFPA për Maqedoni, i prezantuan aktivitetet përkatëse nga Plani aksionar për vitin 2016, sukseset si dhe sfidat me të cilat jemi përballur gjatë realizimit të nevojave sa i përket shëndetit seksual dhe reproduktiv të emigrantëve/refugjatëve në Republikën e Maqedonisë.
Përfaqësuesit e UNFPA dhe IPPF bënë një prezantim të mundësive për përforcim të kapaciteteve për përfaqësimin e Pakos fillestare minimale të shërbimeve për shëndetin seksual dhe reproduktiv.
Nisma e OBSH për spitale të sigurta dhe rëndësia e saj u prezantua nga Mihaill Pislla, hulumtues shkencor nga Qendra nacionale e shëndetit publik në Moldavi.
Plani kornizë aksionar për vitin 2017 u prezantua dhe për të njëjtin u kërkua mendim nga vendet pjesëmarrëse.
Në fund u mbajtën zgjedhjet për një përbërje të re të Komitetit mbikëqyrës. Falë punës së suksesshme me konsensus edhe një herë u zgjodh Prof. Dr. Mihaill Koçubovski nga Republika e Maqedonisë si kryetar i Komitetit mbikëqyrës (me 6 anëtarë) të Grupit punues ndëragjencik për Evropën lindore dhe Azinë Qendrore për shëndetin seksual dhe reproduktiv gjatë gjendjeve të krizave në dy vitet e ardhshme.
Në këtë forum morën pjesë 68 përfaqësues nga 21 vende nga Ministritë e shëndetësisë, Institutet e shëndetit publik, UNFPA, IPPF dhe nga shoqatat e qytetarëve nga fusha e shëndetit seksual dhe reproduktiv.