Gjatë javës së kaluar (14.10 – 20.10.2017) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar tre raste të fruthit. Deri më 20.10.2017 në Republikën e Maqedonisë  janë raportuar gjithsej 17 raste të fruthit.

Sa i përket vendbanimit, 10 persona nga personat e prekur nga fruthi jetojnë në vendin tonë, një nga personat e regjistruar është shtetas i huaj (Republika e Kosovës). Një nga rastet e  reja të regjistruara gjatë kësaj jave është me vendbanim në Prilep, por me punë të përkohshme në Shkup.

Sa i përket moshës të të prekurve nga fruthi, dy nga rastet janë në moshë nën 1 vjet, kur nuk i nënshtrohen vaksinimit të detyrueshëm. Numri më i madh i të sëmurëve (n=7) i përkasin grupmoshës 1-4 vjet, 3 persona janë në moshë mbi 30 vjet, 2 janë në moshë nga 5-9 vjet dhe nga një person bën pjesë në grupmoshat nga 10-14 vjet, 15-19 vjet, 20-29 vjet  dhe mbi 30 vjet.

Simptomat e rastit të parë të fruthit janë paraqitur në 15.09.2017.

Më 25.09.2017, QSHP Shkup raportoi për epidemi të fruthit në territorin e komunës Gazi Babë.

Dy nga personat e sëmurë janë vaksinuar me një dozë të MRP (një grua 31 vjeçare dhe një 44 vjeçare të cilat dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar në moshën 1 vjeçare), një person ka pranuar dy doza të vaksinës, ndërsa të tjerët nuk janë të detyruar t’i nënshtrohen vaksinimit. 4 nga të sëmurët janë vaksinuar me nga një dozë MRP gjatë fushatës së zbatuar në  23.09.2017, 2-5 ditë para se të sëmuren.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara (n=17), 16 janë konfirmuar në laborator.

Në klinikën e sëmundjeve infektive dhe gjendjeve afebrile në Shkup janë shtruar 13 nga të sëmurët , një person është shtruar në Klinikën për sëmundjet e fëmijëve. Vetëm tek dy raste janë regjistruar ndërlikime në formë të pneumonisë.

Të gjitha rastet e konfirmuara në laborator janë konfirmuar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik – laboratori referent për fruthin dhe linë, sipas rekomandimeve të OBSH-së

Gjatë kësaj jave ka arritur raport për sëmundje infektive – fruth nga SK Axhibadem Sistina për një fëmijë në moshë 15 muaj – shtetas i huaj (Republika e Kosovës). Prindërit kanë refuzuar t’i merret mostër biologjike për analiza laboratorike të mëtejme, ndërsa fëmija po të njëjtën ditë është kthyer për trajtim në Kosovë. Nuk ka të dhëna nëse fëmija i sëmurë ka qenë i vaksinuar, ose nëse ekziston një lidhje epidemiologjike. Të gjithë kontakteve në Maqedoni u është kontrolluar statusi i vaksinimit.

Vaksinimi me vaksinën MRP

Në periudhën nga 25.09-13.10.2017 në territorin e Republikës së Maqedonisë u vaksinuan gjithsej  8.095 persona me vaksinë MRP, nga të cilët 2.552 me dozë të parë, ndërsa 5.450 me dozë të dytë tek fëmijët e moshave shkollore. Janë zbuluar dhe vaksinuar me dozë të parë 571 persona të pavaksinuar, ndërsa me dozë zë dytë 93 persona. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar me dozën e parë 42,1% janë nga territori i QSHP Shkup.

 

Shkup, 20.10.2017

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

ISHP Shkup