Gjatë javës së 6, në periudhën nga 09.02.2019 deri më 15.02.2019 janë raportuar 71 raste, nga të cilat 65 raste të fruthit në Shkup, 6 raste në Strumicë (1) dhe Tetovë (5).
Që nga fillimi i epidemisë në Shkup, deri më 15.02.2019, gjithsej janë regjistruar 259 raste të fruthit.
Epidemia ka përfshirë të gjitha komunat e territorit të Qytetit të Shkupit.
Mosha e të sëmurëve sillet nga 1 muaj deri në 51 vjet. Numri më i madh i të sëmurëve (n=148, 57,1%) janë fëmijë në moshë deri më 4 vjet, ndërsa 66 persona (25,5%) në moshë mbi 30 vjet.
Sipas statusit vaksinal, 193 ose 74,5% e të sëmurëve janë të pa vaksinuar , që nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës ose për të cilët nuk ka të dhëna për statusin vaksinal. Nga personat e pa vaksinuar, 50 janë në moshë nën 12 muaj që sipas Kalendarit të imunizimit nuk i nënshtrohen vaksinimit.
Nga numri i përgjithshëm, 164 raste ose 63,3% janë vërtetuar në laborator.
Gjatë javës së 6 janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes tek fëmijët nga 5,5 deri më 13 muaj, të pa vaksinuar me vaksinën MRP. Të tre fëmijët kanë vdekur nga bronkopneumonia si komplikim i sëmundjes së fruthit.
Sa i përket aktiviteteve të zbatuara për vaksinim me vaksinën MRP, që nga fillimi i epidemisë në Republikën e Maqedonisë janë vaksinuar 9.779 persona, nga të cilët 6.740 janë në territorin e qytetit të Shkupit.
Mbeten në fuqi masat dhe aktivitetet e rekomanduara të cilat i realizojnë Qendrat e shëndetit publik, Instituti i shëndetit publik, Ministria e shëndetësisë, ISHSSH dhe ekipet e vaksinimit në pikat e vaksinimit.
Shkup, 08.02.2019
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
ISHPRM