Në periudhën nga 16-22.11.2019 година,  është raportuar për 1 rast të dyshuar të fruthit, i cili pas hulumtimit epidemiologjik është treguar si negativ.

Që nga fillimi i epidemisë në Shkup në dhjetor të vitit 2018, deri më 22.11.2019, në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjithsej janë regjistruar 1.901  raste të fruthit, me një incidencë 91,9/100 000 banorë.

Vazhdon të jetë aktive epidemia e fruthit në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas rezultateve nga mostrat e dërguara në laboratorin referent për fruthin në Luksemburg, ne vend dhe në rajon qarkullon gjenotipi B3 Dublin.

Gjatë javës së 46 në vendin tonë janë vaksinuar  642  persona (fëmijë të moshave shkollore dhe parashkollore). Deri më tani në mbarë vendin janë vaksinuar gjithsej 43.956 persona.

Që nga fillimi i epidemisë në Qendrat e shëndetit publik janë vaksinuar edhe 6.301 persona nga të cilët rreth 60% janë punonjës shëndetësor, studentë ose nxënës të shkollave të mesme.

 

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

ISHP Shkup

22.11.2019