I.SH.P. INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Rr. Divizioni 50 nr. 6 – 1000 Shkup, K. postare 577

Теl.:  +389 2 3125-044; 3112-174;  Faks:+ 389 2 3223-354
LABORATORI I VIRUSOLOGJISË DHE DIAGNOSTIKIMIT MOLEKULAR

 

Në institutin e shëndetit publik në Laboratorin e virusologjisë, mund të bëhen këto teste për diagnostikimin e COVID-19:

 

Test RT-PCR molekular, për zbulimin e SARS-CoV-2 RNA. Теsti zbulon njëkohësisht tre gjene të virusit. Kjo analizë kushton 1850,0 denarë. I shoqëruar me certifikatë për udhëtim 2000,0 denarë.

 

Test i shpejtë për zbulimin e antigjeneve për SARS-CoV-2 nga strisho e marrë nga nazofaringu, me Panbio COVID-19 Ag Rapid Test -Abbott Diagnostics.  Testi është i validuar ndërkombëtarisht dhe i miratuar nga OBSH, BE dhe FDA. Çmimi i testit është 550,0 denarë.

 

Test kuantitativ për vërtetimin e antitrupave IgM dhe IgG për SARS-CoV-2.

Теsti SARS-CoV-2 IgGII Qvant  (CMIA)  Abbott për përcaktimin e antitrupave ndaj proteinës spike të virusit përdoret për:

  • Vlerësim të statusit imunologjik të personave të cilët kanë pranuar vaksinë të cilit do prodhues, efekti mbrojtës i së cilës bazohet në prodhimin e antitrupave për SARS-CoV-2
  • Vlerësim të statusit imunologjik të personave të cilët e kanë kaluar infeksionin e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2

 

Testi karakterizohet me ndjeshmëri dhe specifitet analitik në pajtim me standardin internacional (IS) të OBSH-së. Rezultati është kuantitativ dhe shprehet me njësi/ml. Çmimi i këtij testi është 1000,0 denarë.

 

Testimi mund të bëhet me kërkesë të mjekut me udhëzim nga specialisti, me participim prej 80 denarë, ose privatisht me kërkesë të pacientit me pagesë prej 1000 denarë.