Në periudhën prej 15 – 18 Shtator 2014 delegacioni nga Maqedonia i udhëhequr nga Ass. D-r Shaban Memeti – drejtor i ISHP të RM dhe NFP për programin MediPIET për Maqedoninë (kontakt personi për Maqedoni) mori pjesë ne takimin MediPIET (Programi për Epidemiologji Intervente) i cili mbahet Tunis.
MediPIET është program i mbështetur nga Unioni Europian nën udhëheqjen profesionale-shkencore nga ECDC (Qendra Europiane për kontrollim dhe parandalimin e sëmundjeve infektive) dhe Instituti Spanjës për shëndet – CARLOS III. Projekti përfshinë më shumë se 25 vende anëtare nga regjioni i Mediteranit dhe disa shtete nga regjioni i Detit të zi).
Qëllimi i MediPIET është përgatitja e kuadrit profesional mjekësor në fushën e Epidemiologjisë Intervente përmes programit dyvjeçar për specializim dhe përmes edukimit kontinual të epidemiologëve dhe mjekëve dhe me kurse trajnimi të edukit kontinual për epidemiologët dhe mjekët.
Maqedonia është anëtare aktive e MediPIET përmes Institutit për shëndet publik të RM, që nga fillimi i projektit në vitin 2012 në Francë – me delegacionin nga Maqedonia udhëhequr nga drejtori i institutit për shëndet publik të RM – Ass. D-r Shaban Memeti. Si rezultat i punës të zhvillimit të të gjitha dokumenteve shkencore dhe udhërrëfyesve, ISHP – RM është zgjedhur të jetë njëra nga katër pilot qendrat e MediPIET për trajnim të profesionistëve nga lëmi i Epidemiologjisë intervente.
Në takimin që po mbahet në Tunis 15-18 Shtator 2014 drejtori i institutit për shëndet publik të RM – Ass. D-r Shaban Memeti prezantoi të arriturat e ISHP përballë MediPIET. Falë punës së tij të sukseshme Dr. Shaban Memeti u zgjodh si udhëheqës i TCF (Forumit të Qendrave Trajnuese) të përbërë nga 25 shtete nga regjioni i Mediteranit, Lindjes së afërt dhe disa shtete nga regjioni i Detit të zi.
Qellimi i këtij projekti vjen duke u rritur gjithnjë e më shumë me paraqitjen e sëmundjeve te reja infektive dhe sëmundjeve të riçfaqura (Ebola, MersCoV, Malarija etj) për kontrollimin e të cilave nevoitet bashkëpunim ndërkombëtar, reagim i koordinuar dhe kuadër profesional të trajnuar.

foto-tunis