Këtë vit me propozim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) / Evropë në periudhën nga 16-22 nëntor të vitit 2015 për herë të parë organizohet Java Botërore për përdorimin racional të antibiotikëve me ç’rast theksohen aktivitetet të cilat deri më tani janë ndërmarrë në datë 18 nëntor – Ditën Evropiane të përdorimit racional të antibiotikëve. Shkak për përforcim të aktiviteteve  është shërimi gjithnjë e më i vështirë i pacientëve me infeksione të shkaktuara nga numri gjithnjë e më i madh i mikroorganizmave rezistente.  Rezistenca në rritje si pasojë e zhvillimit të dobët të antibiotikëve të rinj i bën infeksionet më të vështira për tu shëruar, shpesh duke shkaktuar edhe vdekje.

2

3

Në pritje të kësaj jave, OBSH publikoi raportin e parë të rrjetit CAESAR për ndjekjen e rezistencës antimikrobiale në Azinë qendrore dhe Evropën lindore, për rezistencën antimikrobiale në pesë vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian në rajonin evropian të OBSH-së – Republika e Maqedonisë, Bjellorusi, Serbi, Turqi dhe Zvicër

(mund ta gjeni në http://www.euro.who.int/__data/assets/pdf_file/0006/285405/CAESAR-Surveillance-Antimicrobial-Resistance2014.pdf?ua=1).

Të dhënat e marra përmes këtij rrjeti janë të dhëna komplementare të të dhënave të marra nga rrjeti për ndjekje të rezistencës antimikrobiale në vendet anëtare të BE-së, me ç’rast krijohet një  shqyrtim pan-Evropian i tendencave dhe burimeve të rezistencës antimikrobiale. Me të dhënat e rrjetit CAESAR  mundësohen udhëzime e drejtime për mjekët në lidhje me mënyrën e trajtimit të pacientëve me infeksione të tilla, e njëkohësisht veprohet edhe në ngritjen e vetëdijes tek autoritetet shëndetësore  dhe popullata për përdorimin racional të antibiotikëve.

Përfundim kryesor i këtij raporti është se rezistenca antimikrobiale në vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në rajonin Evropian të OBSH-së dallon, por është e ngjashme me atë në vendet anëtare të BE-së.

Zvicra ka rezistencë të ngjashme me vendet e Evropës veriore që karakterizohen me rezistencë të ulët dhe nivel të lartë të ndërgjegjësimit për përdorimin racional të antibiotikëve. Megjithatë, është vënë re  një rezistencë relativisht e lartë e bakterit Acinetobacter spp., shkaktar i pneumonisë dhe infeksioneve në plagë, ndaj karbapanemëve, që janë një ndër  antibiotikët e zbuluar kohëve të fundit. Kjo do të thotë se për të shpëtuar pacientët me infeksione të këtilla ekzistojnë vetëm disa barna alternative.

Turqia ka një rezistencë të ngjashme si edhe vendet e Evropës juglindore. Ato kanë një nivel relativisht të lartë të rezistencës ndaj karbapanemëve kur bëhet fjalë për bakterin  E. coli, që fillon si një epidemi e madhe spitalore, por që përhapet edhe jashtë spitalit në të gjithë vendin.

Republika e Maqedonisë, Bjellorusia dhe Serbia, ngjashëm si edhe shtetet e tyre fqinje në BE kanë një rezistueshmëri të lartë të baktereve Acinetobacterspp. dhe Pseudomonas spp.

Raporti tregon se edhe pse me nivele të ndryshme, rezistenca antimikrobiale është një problem serioz shëndetësor publik, jo vetëm më pesë vendet e CAESAR, por edhe në rrafsh global.

Këtu buron edhe nevoja për shënimin e Javës Botërore për përdorimin racional të antibiotikëve nën moton  Antibiotikë: përdorni me kujdes”, si një mënyrë më efektive për zvogëlimin e rezistencës antimikrobiale.

Republika e Maqedonisë, si një nga vendet e para në Evropë i cili nga viti 2008 realizon fushatën për përdorimin racional të antibiotikëve, edhe këtë vit iu bashkëngjit shënimit të Javës Botërore për përdorimin racional të antibiotikëve me aktivitete të propozuara nga Komisioni multisektorial për rezistencë antimikrobiale pranë Ministrisë së shëndetësisë:

1) 14.11.2015 (e hënë) në hotelin „Kontinental”  u mbajt takim i rrjetit nacional CAESAR në të cilin ishin ftuar të gjithë mikrobiologët (nga laboratorët shëndetësor publik dhe privat), përfaqësues të Qendrave të shëndetit publik dhe përfaqësues të të gjithë spitaleve. Pasa hapjes dhe fjalimit përshëndetës të dekanit të Fakultetit të mjekësisë, Shkup, prof. dr. Nikolla Jankullovski, vijuan prezantimet në temë:

- Metodologjia CAESAR për mbikëqyrje të rezistencës antimikrobiale, prof. dr. Zhaklina Cekovska, Instituti i mikrobiologjisë dhe parazitologjisë, Fakulteti i mjekësisë, Shkup.

- Rezultate nga kontrollet e jashtme të realizuara për cilësinë e laboratorëve mikrobiologjik në Republikën e Maqedonisë, doc. dr. Ana Kaftanxhieva, Instituti i mikrobiologjisë dhe parazitologjisë, Fakulteti i mjekësisë, Shkup

- Rezultatet të mbikëqyrjes CAESAR të rezistencës antimikrobiale në Republikën e Maqedonisë në periudhën nga viti 2013–2015, dr. Biljana Karakaskoska, mr. sci., Instituti i shëndetit publik i RM-së.

- Gjendja me rezistencën antimikrobiale në Republikën e Maqedonisë krahasuar me vendet e tjera evropiane,prof. dr. Nikolla Panoski, Instituti i mikrobiologjisë dhe parazitologjisë, Fakulteti i mjekësisë, Shkup, kryetar i Komisionit multisektorial për RAM

- Shkaqet e mundshme për përqindjen e  lartë të VRE (vancomycin resistant enterococci) në Republikën e Maqedonisë, prof. dr. Gordana Jankoska, Instituti i mikrobiologjisë dhe parazitologjisë, Fakulteti i mjekësisë, Shkup

- CAESAR – mundësitë dhe hapat e ardhshëm për përmirësim e procesit për raportim dhe kontroll të rezistencës antimikrobiale, prim. dr. Gollubinka Boshevska,mr. sci., Instituti i shëndetit publik i RM-së, koordinatore nacionale për rezistencë antimikrobiale.

slika 1

slika 2

Organizator i takimit është Shoqata e mikrobiologëve të Maqedonisë (SHMM) ke ekipi nacional CAESAR që është pjesë e Komisionit multisektorial pranë Ministrisë së shëndetësisë, me mbështetje nga OBSH përfaqësia rajonale për Evropë, zyra e OBSH-së në Shkup, Fakulteti i mjekësisë në Shkup, Instituti i shëndetit publik dhe Qendra për hulumtime dhe bashkëpunim rajonal “Studiorum”.

2) Si pjesë e shënimit të Javës Botërore, në periudhën nga 18-27.11.2015 në organizim të Komisionit multisektorial për kontroll të rezistencës antimikrobiale janë mbajtur më shumë vente profesionale dhe edukative për ngritjen e vetëdijes për një përgjegjësi të përbashkët dhe nevojën për veprim të përbashkët. Mes të tjerash edhe:

а) Orë edukative me kohëzgjatje nga 30-45 minuta për nxënësit në 5 shkolla fillore në Shkup. U përfshinë më shumë se 450 nxënës të klasave të 8 dhe të 9 dhe mësimdhënësit e tyre

b) Ligjërata në takimet e mëngjesit në 5 klinika universitare për gjendjen me rezistencën antimikrobiale dhe përdorimin racional të antibiotikëve në të cilat morën pjesë më shumë se 260 mjekë specialistë dhe specializantë

Gjatë këtyre eventeve nxënësve/punonjësve shëndetësor të pranishëm iu nda material promovues me të cilin pritet që informacionet të arrijnë deri tek familjet e të pranishmëve, përkatësisht deri tek popullata më e gjerë.

slika 3

slika 4

Këto aktivitete realizohen në bashkëpunim mes Ministrisë së shëndetësisë, Institutit të shëndetit publik, Institutit të mikrobiologjisë dhe parazitologjisë pranë Fakultetit të mjekësisë – Shkup, Qendrës për  hulumtime dhe bashkëpunim rajonal “Studiorum”, OBSH – përfaqësia Shkup dhe OBSH përfaqësisë rajonale për Evropë. Organizatorë të aktiviteteve dhe ligjërues ishin: prim. dr. G. Boshevska,mr. sci., dr. B. Karakaskoska Boceska, mr. sci., prof. dr. Zh. Cekovska,prof. dr. G. Jankoska, doc. dr. А. Kaftanxhieva, mr. N. Milevska Kostova, mr. K.  Hristova,mr. V. Ivanovska, mr. М. Spasenoska, mr. S. Çiçevalieva,prof. dr. N. Panoski

Është një nder dhe kënaqësi e madhe që po shënojmë bashkë Ditën Evropiane të përdorimit racional të antibiotikëve, në luftën kundër kërcënimit gjithnjë e më të madh nga RAM në rrafsh global. Vetëm me aktivitete të përbashkëta dhe të koordinuara të punonjësve shëndetësor dhe popullatës mund ta ruajmë aktivitetin e antibiotikëve për gjeneratat e ardhshme. Për gjetjen e zgjidhjes duhet të angazhohen të gjithë.

Prim. dr. G. Boshevska, mr. sci., koordinatore nacionale për RAM.