Kanceri i qafës së mitrës – Pyetje dhe përgjigje
- Çfarë është kanceri i qafës së mitrës ose kanceri cervikal?
Sëmundje malinje (lloj i kancerit) e qafës së mitrës.
Penetrimi i qelizave malinje nëpër membranën bazale dhe infiltrimi i tyre në stomën e mitrës paraqet kancer të qafës së mitrës.
- Si është situata me këtë sëmundje në mbarë botën?
Si pasojë e kancerit të qafës së mitrës në mbarë botën vdesin më shumë se 300 000 gra, ose kjo sëmundje merr nga një viktimë në çdo 2 minuta. Kanceri i qafës së mitrës zë vendin e katërt si kancer më i shpeshtë tek gratë, me rreth 570 000 raste të reja në vitin 2018 .
- Pse shfaqet?
Në të shumtën e rasteve për shkak të infeksionit me HPV – human papilloma virus. Tek 99,7% e rasteve me kancer të qafës së mitrës është vërtetuar infeksion me HPV.
- Çfarë është HPV?
Lloj i virusit i cili njëkohësisht është edhe infeksioni virusal më i shpeshtë i organeve reproduktive tek të dy gjinitë. Ka më shumë se 150 lloje. 2 prej tyre janë fajtorët më të mëdhenj për zhvillimin e kancerit në qafën e mitrës. Më shumë se 70% e rasteve të kancerit në qafën e mitrës ose lezioneve parakanceroze janë si rezultat i HPV-16 dhe HPV-18. Përcillen përmes kontaktit seksual, sidomos nëse partneri/ja ka lytha gjenitale. Në mënyrë të tërthortë mund të përcillet nëpërmjet gjësendeve ose sipërfaqeve të kontaminuara. Përveç se në qafën e mitrës, HPV mund të shkaktojë kancer në anus, vulvë, vagjinë, penis dhe orofarinks.
- А ka faktorë të tjerë të rrezikut?
PO!
Pirja e duhanit
Faktorët gjenetik
Infeksionet me HIV, klamidia, herpes simpleks, gonorreja
Përdorimi i mjeteve kontraceptive
Fillimi i marrëdhënieve seksuale në moshë të re
Numri i madh i partnerëve seksual
Partner seksual me numër më të madh të partnereve seksuale paraprake
Numri i madh i lindjeve
Mënyra e të ushqyerit
Imunosupresioni kronik
- A mund ta dalloj nëse partneri im është i infektuar?
Jo gjithmonë. Por, nëse ka lytha gjenitale, të cilat paraqiten pas një jave ose një muaji pas infektimit, këto do ishin shenja më dalluese. Nëse ka lytha tek duart ose shputat e këmbëve, këto janë beninje.
- Cilat simptoma mund të jenë simptoma të kancerit të mitrës?
Kanceri i mitrës në fazë të hershme zakonisht është asimptomatik. Nëse ai ka kaluar në fazë më të zhvilluar, atëherë mund të shkaktojë simptoma si gjakosje e pazakontë dhe e vëllimshme vagjinale, gjakosje pas penetrimit të penisit në vagjinë, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, tajitje vagjinale, dhimbje në pjesën cervikale.
- Pata një kontakt të rrezikshëm. Si duhet të veproj?
Të caktoni vizitë tek gjinekologu amë, me ç’rast ai do ju bëjë testin PAP dhe/ose testin për HPV.
- Çfarë është testi PAP?
Analizë mjekësore me të cilën vërtetohet prania e qelizave anormale në qafën e mitës dhe njihet si testi Papanicolaou ose shkurt testi PAP. Paraqet një mënyrë efikase për zbulimin kancerit të qafës së mitrës në fazat më të hershme. Organizata Botërore e shëndetësisë OBSH rekomandon edhe dy metoda të tjera: inspektim vizual me acid acetik (VIA) dhe atë konvencionale, testin PAP me citologji të bazuar në tretje (LBC). Nëse këto teste bëhen rregullisht në çdo dy vjet, rastet e kancerit të qafës së mitrës mund të zvogëlohen edhe deri më 10 her
10. Çfarë është testi për HPV?
Analizë mjekësore me të cilën vërtetohet prania e ADN-së së HPV në qafën e mitrës. Nuk rekomandohet tek gratë nën 30 vjet.
11. Cili test është më i „mirë“?
Mos u shqetësoni! Ajo që është më e rëndësishme është që të bëni testet e rregullta të skriningut! Në bashkëpunim me gjinekologun amë do e caktoni se cila metodë është më e përshtatshme për ju.
12. Nëse rezultatet e testit PAP janë të dyshimta, çfarë duhet të bëj në atë rast?
Nëse rezultatet e testit PAP janë të dyshimta, për diagnozën përfundimtare detyrimisht duhet bërë biopsi nga qafa e mitrës.
*Biopsia është metodë gjatë së cilën merret një pjesë indit, në rastin konkret nga qafa e mitrës dhe analizohet nën mikroskop.
Nëse gjatë biopsisë vërtetohet kancer i qafës së mitrës, MOS U FRIKËSONI!
Ekzistojnë tre kategori sipas fazës së zhvillimit:
CIN-1 displazion i lehtë
CIN-2 displazion mesatar
CIN-3 displazion i rëndë
13. Nëse diagnostikohem me cilën do nga këto gjendje, cili do ishte trajtimi?
Trajtimi varet nga shkalla e përhapjes të sëmundjes.
Sëmundja e avancuar trajtohet me heqjen lokale të indit të ndryshuar. Gjatë kësaj procedure përdoren metoda si: konizimi cervikal, ablacioni me laser dhe krioterapia. Histerektomia ose heqja e plotë e mitrës aplikohet tek pacientet me displazion të shkallës shumë të lartë e të cilat nuk kanë në plan të kenë lindje të tjera.
Krahas këtyre metodave, radioterapia dhe hemoterapia janë procedura që mund të aplikohen tek pacientet me shkallë të lartë të malinjitetit.
MË MIRË TË PARANDALOSH SE SA TË MJEKOSH!
Parandalimi
Për parandalimin e kësaj sëmundjeje i domosdoshëm është vaksinimi. Vaksina polivalente (përmban më shumë se një lloj të HPV) e cila përmban 2-4 lloje të rrezikut të lartë aplikohet tek vajzat para se ato të fillojnë me marrëdhënie seksuale, nga 9-14 vjet, funksionon më mirë dhe ka për qëllim të parandalojë infektimin me HPV. Disa vende si SHBA dhe Australia, i vaksinojnë djemtë në mënyrë rutinore.
Gratë të cilat ende nuk janë seksualisht aktive dhe që nuk janë të infektuara me HPV do kenë dobi më të madhe nga vaksina. Gjithashtu, dobi nga kjo vaksinë mund të kenë edhe gratë që janë aktive seksualisht, sepse ato ka mundësi që të mos jenë infektuar ende me ndonjë nga llojet e virusit HPV që mund të shkaktojë kancer të qafës së mitrës.
- A duhet të vazhdoj me kontrolle gjinekologjike edhe pas vaksinimit?
PO! Vaksina aktuale mundëson parandalim vetëm nga viruset HPV që shkaktojnë dy të tretat e rasteve të kancerit të qafës së mitrës, prandaj të gjitha gratë e vaksinuara dhe ato të pa vaksinuara duhet të vazhdojnë të bëjnë testin PAP për të vërtetuar infektimin eventual me lloje të tjera më pak të rrezikshme.
ZBULIMI I HERSHËM ME TESTE PAP RUTINORE janë mënyrë efikase për zbulimin e kancerit të mitrës në fazat fillestare të tij. Udhëzuesit aktual të National Cancer Institute u rekomandojnë grave që:
- Testin e parë PAP ta bëjnë në moshën 21 vjeçare ose brenda 3 viteve të para pas fillimit me marrëdhënie seksuale.
- Nga mosha 21-29 vjet, test PAP i rregullt në çdo 3 vjet
- Nga mosha 30-69 vjet, test PAP i rregullt në çdo 3 vjet, nëse keni pasur 3 teste PAP negative të njëpasnjëshme
- Nëse testoheni vetëm për HPV, test të rregullt në çdo 5 vjet
- Nëse testoheni edhe me test PAP edhe test për HPV, teste të rregullta në çdo 5 vjet
- Skriningu ndërpritet tek gratë mbi 65 vjet të cilat kanë pasur 3 dhe më shumë teste negative të njëpasnjëshme e që nuk kanë pasur rezultate anormale të testeve gjatë 10 vitet e fundit
- Gratë që kanë pasur diagnozë CIN të shkallës së lartë ose kancer, duhet të testohen së paku një herë në vit në 20 vitet e ardhshme. Te gratë që kanë pasur histerektomi dhe nuk kanë pasur diagnozë CIN të shkallës së lartë, skriningu duhet të ndërpritet.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut test PAP falas mundësohet në çdo 3 vjet dhe përfshihen gra në moshë 24 deri më 61 vjet.
PËRFUNDIM!
- Para fillimit me marrëdhënie seksuale, vaksinohuni kundër HPV!
- Përdorni kontraceptivë!
- Bëni testin PAP të paktën një herë në 2 vjet!
- Nëse rezultatet e testit PAP dhe testit për HPV dalin pozitive, pa humbur kohë duhet caktuar diagnoza përfundimtare dhe duhet filluar mjekimi.