Në rrugë

  • Mësoni se si ta përdorni siç duhet karrigen për fëmijë të cilën e keni vendosur në makinën tuaj
  • Mësoni fëmijët tuaj që me biçikletë të lëvizin në anën e djathtë të rrugës, dhe të përdorin duart për të sinjalizuar.
  •  Kujdesuni që fëmija juaj të ketë helmetë mbrojtëse për kokën, si dhe që ajo të vendoset dhe të përdoret sipas qëllimit
  • Vendosni drita ose pajisje reflektuese tek biçikleta e fëmijës tuaj që shoferët e makinave të mund ta shohin atë në errësirë
  • Tek çanta dhe xhaketa e fëmijës tuaj vendosni mjet reflektues. Rrobat me ngjyra të hapura dhe me pajisje reflektuese do i bëjë ata më të dukshëm për shoferët në rast se ata lëvizin në këmbë
  • Për tu siguruar që fëmija juaj e kalon me kujdes rrugën, si dhe për tu siguruar që rruga që bën ai është pa rreziqe, shoqërojeni fëmijën tuaj deri te objekti i shkollës
  • Mësoni fëmijët të shikojnë majtas, djathtas, e pastaj përsëri majtas kur e kalojnë rrugën
  • Rikujtojuani që duhet të vazhdojnë të shohin majtas dhe djathtas deri sa të arrijnë në anën tjetër të rrugës
  • Kontrolloni nëse karrigia e fëmijës tuaj është e përshtatshme për moshën, peshën, lartësinë dhe zhvillimin e tij të përgjithshëm
  • Fikni celularët si dhe pajisjet e tjera gjatë kohës kur kaloni rrugën
  • Ndani 5 minuta kohë për t’i sqaruar fëmijës tuaj se si të evitojë goditjen nga makina
  • Bisedoni me adoleshentin tuaj për rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit gjithmonë, në çdo makinë dhe me cilin do shofer.

Në lojë

  • Kujdesuni që sportisti juaj i vogël gjatë stërvitjes,apo qoftë edhe në lojë, të ketë me vete një shishe me ujë. Pas çdo 20 minuta lojë, një sportist i ri duhet të pijë rreth 10 gllënjka ujë
  • Mësoni shenjat dhe simptomat e tronditjes në tru dhe inkurajoni fëmijën tuaj t’ju njoftojë për çdo lëndim që mund të ketë pësuar
  • Analizoni orarin sportiv të fëmijës tuaj për këtë vit. Sigurohuni që ata të kenë së paku një, ose dy ditë të lira gjatë javës për të bërë sport dhe dy muaj pushim mes dy sezoneve
  • Mësoni se ku ndodhet defibrilatori në vendin ku stërvitet fëmija juaj
  • Kujdesuni që trajneri i fëmijës tuaj t’i ketë të gjitha të dhënat për raste emergjence
  • Analizoni nëse fushat ku luajnë fëmijët tuaj kanë sipërfaqe për absorbimin e tronditjeve. Goma, bari sintetik, druri ose mbulesat e ndryshme janë opsionet më të sigurta. Gjithashtu analizoni edhe rreziqet, siç janë pajisjet e ndryshkura ose të thyera. Lajmëroni shkollën ose ndërmarrjen e parqeve publike nëse fusha e lojës është e pasigurt.

Në shtëpi

  • Temperaturën e ujit në banjë caktojeni në lartësinë përkatëse që të mos vijë deri te djegia e tij
  • Kujdesuni që në shtëpi të kenë alarm për tym dhe për monoksid karboni në çdo kat të saj dhe në të gjitha dhomat e gjumit. Testoni alarmet që të jeni të sigurt se janë funksionalë
  • Barnat dhe vitaminat, madje edhe barnat që i pini për çdo ditë vendosini në vende kur fëmija nuk i arrin dot
  • Bëni plan për evakuim të familjes tuaj. Është me shumë rëndësi të dihen mënyrat e daljes nga secila dhomë
  • Për krevatin e foshnjës mjafton një dyshek i mirë dhe çarçaf përkatës. Largojini batanijet dhe lodrat
  • Mësoni të bëni frymëmarrje artificiale. Kështu mund të shpëtoni jetën e fëmijës tuaj në rast aksidenti
  • Për fëmijët e vegjël, ushqimin copëtojeni në copa të vogla. Fëmijëve deri në moshën 4 vjeçare evitoni t’ju jepni ushqime si rrushi, salsiçet, kokoshkat ose copa djathi
  • Kabllot dhe litarët vendosini në vende në të cilat fëmija juaj nuk do mund t’i arrijë
  • Mësoni fëmijën tuaj për sigurinë gjatë notit. Çdo fëmijë është ndryshe, prandaj fëmijët duhet të fillojnë me kursin e notit atëherë kur do ndjehen të gatshëm për të mësuar
  • Dorezat e gardheve mbrojtëse në majë dhe në fund të shkallëve shtrëngojini mirë
  • Dorezën mbrojtëse tek dritaret vendosi me kujdes, që të evitoni rënien nga dritarja
  • Krevatin e fëmijës vendoseni larg dritares dhe grilave. Fëmija juaj do jetë më i sigurt nëse nuk ka në afërsi kabllo dhe litarë
  • Printojeni orarin e administrimit të barnave dhe ngjiteni atë tek frigoriferi. Shkruani udhëzime të sakta se cilat barna duhet t’ju jepen fëmijëve, kur dhe në çfarë sasie
  • Produktet për pastrimin  amvisërisë, detergjentet e lëngët, paketimet me kemikalie ruajini në paketimin e tyre origjinal dhe vendosini ato në vende ku fëmija juaj nuk do mund t’i arrijë.
  • Mësoni manovrën e Hajmlih që të mund të reagoni shpejt nëse fëmija juaj po ngulfatet
  • Nëse keni fëmijë të vegjël, kapakun e guaskës së tualetit gjithmonë mbajeni mbyllur
  • Televizorin me ekran të sheshtë vareni në mur. Televizorët me kuti vendosini në orendi të ulëta dhe stabile.