Kompania Amerikane Waters Corporation e cila prodhon pajisje laboratorike dhe materiale të konsumueshme në një nga rekomandimet teknologjike për analizë të pesticidit permetrin rekomandon një metodë të re dhe një lloj të ri të HPLC kolonës hirale në adresën në vazhdim:

www.waters.com/webassets/cms/library/docs/720004246em.pdf

Ky rekomandim ka për qëllim që në mënyrë analitike të ndahen mirë izomerët e pesticidit të cilët mes të tjerash dallojnë edhe për nga vetitë e tyre: toksicitetin dhe aktivitetin biologjik. Me zbatimin e kësaj metode mund të bëhet analizë më e suksesshme e preparateve të cilat kanë për bazë permetrinin, ndërkohë që ky pesticid do mund të analizohet edhe si ndotës në ushqim, tokë, etj. Zbatimi do mund të zgjerohet edhe për të gjithë grupin e pesticideve të ngjashme. Arsyetimi bazohet në tre referenca nga të cilat njëra është pjesë e punimit të doktoraturës të M. Shishovska nga Sektori për analizë dhe kontroll të barnave pranë Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë. Punimi është publikuar në revistën profesionale Chirality me impakt faktor 1,833, ndërsa e boton shtëpia botuese Wiley Periodicals, Inc. (Chirality, 22(5), 2010; 527-33).