FINAL Individual 5 Ways МК

PDF-mk

 

HULUMTIM I RI NË TË CILIN VIHEN RE VARIACIONE TË MËDHA DHE TË PANEVOJSHME TË SASISË SË KRIPËS NË BUKË

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË BËN THIRRJE PËR AKSION PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT TË POPULLATËS

  • Departamenti i fiziologjisë dhe monitorimit të të ushqyerit pranë Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë mori pjesë në hulumtimin global për sasinë e kripës në bukën që gjendet në treg;
  • Hulumtimi nxori në pah se në rrafsh global më shumë se 50% e bukëve të përfshira në hulumtim përmbajnë më shumë se gjysmë grami kripë për racion;
  • Në Maqedoni, buka e bardhë mesatarisht përmban  1,42 g/100 g;
  • Në Maqedoni mesatarisht konsumohen 11,5 g kripë në ditë, dy herë më shumë se sasitë e rekomanduara nga Organizata Botërore e shëndetësisë (OBSH);
  • Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë bën thirrje për caktimin e qëllimeve për sasinë maksimale të kripës në bukë në Republikën e Maqedonisë.

Buka është përbërësi kryesor i ushqimit në një pjesë të madhe të vendeve në botë, dhe me këtë edhe burimi më i madh i kripës. Hulumtimi i fundit i Aksionit botëror për kripën dhe shëndetin (WASH) i cili ekziston në kuadër të Universitetit “Mbretëresha Meri” në Londër, tregon për nivele shumë të mëdha të kripës që gjendet në këto produkte. Në këtë hulumtim janë përfshirë 2000 lloje të bukës së bardhë, me fara, të përzier dhe llojeve të tjera të bukës nga 32 vende dhe rajone. Më shumë se një e treta e tyre (34%) kanë përmbajtur sasi më të mëdha se sa vlerat maksimale të kripës në bukë në Mbretërinë e Bashkuar (1,13 g/100 g).

Sasia e kripës në bukë në Republikën e Maqedonisë sillej nga 0,36 deri më 2,5 gram në 100 gram bukë, që është dukshëm më e lartë se vlerat e rekomanduara në Mbretërinë e Bashkuar, vlera të cilat u përdorën si referente.

Në Republikën e Maqedonisë nuk ekzistojnë qëllime për sasitë maksimale të kripës në bukë.

Në Republikën e Maqedonisë, një sasi të madhe të kripës ka sidomos te buka e bardhë (1,42 g/100 g), që dominon në tryezat e popullit në Maqedoni.

¼ e produkteve të cilat u përfshinë në hulumtim në ambalazhin e tyre nuk kishin sqarim për madhësitë e racioneve, kështu që zgjidhja e konsumatorit në lidhje me sasinë të cilën duhet ta konsumojë bëhet më e vështirë.

Në shumë vende ka qëllime vullnetare ose të detyrueshme për sasinë maksimale të kripës në bukë. Zvogëlimi i sasisë së kripës në bukë paraqet një mënyrë të lehtë dhe efikase për ta zvogëluar sasinë e kripës të cilën e konsumon popullata në vendin tonë. Hulumtimet tregojnë se sasia e kripës në bukë mund të të zvogëlohet për 25% në një afat kohor prej 6 dhe konsumatorët të mos e vënë re aspak ndryshimin.

Hulumtimi i fundit i WASH  tregoi se 1/3 e pjesëmarrësve mendojnë se OBSH-ja mund të bëjë më shumë për inkurajimin e vendeve për ta zvogëluar konsumin e kripës, por megjithatë pjesa më e madhe e tyre mendojnë se kur bëhet fjalë për iniciativa dhe ndryshime të tilla përgjegjësi më të madhe kanë qeveritë e vendeve.

Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë  bën thirrje për sjelljen dhe miratimin e qëllimeve për sasinë maksimale të lejuar të kripës në bukë në Republikën e Maqedonisë, si dhe për kontroll të vazhdueshëm të respektimit të këtyre qëllimeve.

Sa i përket hulumtimit, Mhairi Braun, nutricionist në WASH, thotë:

„Ky hulumtim e demonstron qartë progresin i cili duhet bërë për ta zvogëluar konsumin e kripës për 30% deri në vitin 2025, në pajtim me rekomandimet e OBSH-së. Buka është produkti më i rëndësishëm ushqimor, por edhe një burim kryesor i të ushqyerit të keq, pikërisht për shkak të frekuencës së konsumit të saj. Në rrafsh global duhet bërë më shumë për ta zvogëluar konsumin e kripës, ndërsa një mënyrë e thjeshtë për ta bërë këtë është zvogëlimi i sasive të kripës në produktet ushqimore të cilat i konsumojmë më së shpeshti”.

Dr. Grem Mekgregor, profesor i kardiologjisë në Universitetin “Mbretëresha Meri” në Londër dhe kryetar i WASH thotë: Konsumi i tepruar i kripës rrit tensionin e gjakut, shkaktarin kryesor të pikës në tru dhe infarktit, të cilët janë edhe shkaktarët e numrit më të madh të vdekjeve dhe invaliditetit në mbarë botën.

Zvogëlimi i konsumit të kripës në rrafsh botëror do shpëtonte me miliona jetë për çdo vit, dhe të gjitha vendet duhet të punojnë në drejtim të zvogëlimit të konsumit të kripës për 30% deri në vitin 2015.

Hulumtimi jonë tregoi se shumë nga prodhuesit e bukës shtojnë në të sasi të panevojshme e të larta në produktet e tyre. Qeveritë duhet të reagojnë tani dhe të punojnë me industrinë ushqimore për ta zvogëluar sasinë e kripës në produktet ushqimore kryesore”.

Dr. Igor Spiroski nga Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë dhe docent në Fakultetin e mjekësisë në Shkup, i cili është anëtar i WASH dhe pjesëmarrës në hulumtim nga Maqedonia, thotë: “Kripa paraqet një element të rëndësishëm  në ushqimin e popullatës tonë, ndërsa nga aspekti shëndetësor roli i saj më i rëndësishëm është jodi të cilin e “përcjell” ajo e që është i domosdoshëm për parandalimin e disa sëmundjeve.

Megjithatë, popullata në Maqedoni konsumon sasi së paku dy herë  më të madhe të kripës nga ajo e rekomanduar nga OBSH-ja. Konsumi i kripës përmes bukës së bardhë është karakteristik për shkak të faktit që ky lloj buke është lloji kryesor i cili konsumohet nga popullata dhe doli në pah se sasitë e kripës tek ai lloj i bukës janë nga më të lartat, madje edhe në rrafsh botëror. Shteti në bashkëpunim me OBSH-në dhe me industrinë ushqimore, duhet të fillojë me aktivitete për arritjen e qëllimeve të OBSH-së për zvogëlimin për 30% të konsumit të kripës deri në vitin 2025”.

 

 

Referencat:

  1. Atlantic seawater contains 1.0g of sodium per 100g, which equates to 2.5g of salt per 100g
  2. Public Health England have issued guideline salt targets for over 80 categories of food, which the food industry are encouraged to follow on a voluntary basis. The maximum target for salt levels in bread and bread rolls, without high salt additions, is 1.13g/100g https://www.gov.uk/government/uploads/system/uploads/attachment_data/file/604338/Salt_reduction_targets_for_2017.pdf
  3. Data on UK fresh, packaged breads were collected from all supermarkets (Aldi, ASDA, Co Op, Iceland, Lidl, Marks & Spencer, Morrisons, Sainsburys, Tesco and Waitrose) in October 2017.  Product data was collected in store from product packaging using the FoodSwitch Data Collector App, and where not available, captured online from the retailers’ website.
Between August 2017 and January 2018, WASH members collected nutrition data from fresh, packaged white, wholemeal, mixed grain and flat breads and rolls, using information printed on packaging or available online via supermarket or manufacturers websites. In Oman, Saudi Arabia and Serbia,salt content was determined using laboratory analysis.
2,318 bread products from 32 countries and regions were included. The survey was not intended to be a comprehensive survey of all available packaged breads in each country but rather to give an indication of salt levels present in widely available breads worldwide. Data was provided by:
  • Argentina – Lorena Allemandi, FIC Argentina
  • Australia – Clare Farrand, The George Institute, and The Victorian Health Promotion Foundation
  • Belgium–Sigrid Lauryssen and Letizia Ceragioli, Test Achats
  • Brazil – Eliana BistricheGiutini, Food Research Centre
  • Bulgaria – VesselkaDuleva, National Centre of Public Health and Analyses Bulgaria
  • Canada – Mary L’Abbe, University of Toronto
  • China – Yuan Li, The George Institute China
  • Costa Rica –MSc. Adriana Blanco Metzler andJaritza Vega Solano, INCIENSA
  • Denmark – Natasha Selberg, Danish Heart Foundation
  • Ecuador – Enrique Teran, Universidad San Francisco de Quito and Isabel Hernandez, Pontificia Universidad Catolica del Ecuador
  • Finland – SatuMannisto, Sanni Aalto and LiisaValsta, National Institute for Health and Welfare
  • Greece – Joanna Avakian, University of Thessaly
  • Hong Kong S.A.R., China – Tai Hing Lam, ShiuLun Au Yeung, Zhi-Ming Mai and Ho Ching Yeung, The University of Hong Kong
  • Hungary – Barbara Nagy, National Institute for Pharmacy and Nutrition
  • India – Ashok Kanchan, Consumer Voice India
  • Italy–Pietro Modesti, University of Florence
  • Japan – Naoko Adachi and Kaoruko Inoue, University of Tokyo, and Yukiko Okami, Hiromi Yamauchi and Katsuyuki Miura, Shiga University of Medical Science
  • Kuwait – Nawal M. Al Hamad and Shahad B. Al-Muneer, Public Authority for Food and Nutrition
  • Malaysia – SuzanaShahar, UniversitiKebangsaan Malaysia
  • Morocco – AbdelfettahDerouiche, UniversitéHassanIIMohammedia FSBM Casablanca
  • New Zealand – Helen Eyles, University of Auckland, and UniServices
  • Nigeria – Bashir Garba Ahmad, Muhammad AbdullahiWase Specialist Hospital, Kano State
  • Oman – Dr SalimaAlmamary, Ministry of Health
  • Qatar – Dr. Al-Anoud Mohammed Al-Thani,Manager, Health Promotion and Non-Communicable Diseases, Ministry of Public Health
  • Republic of Macedonia – Igor Spiroski, Institute of Public Health
  • Saudi Arabia – Hessah Abdullah Al-Hussaini, Ministry of Health
  • Serbia – MilkaPopovic, University of Novi Sad
  • South Africa – Pamela Naidoo, Heart and Stroke Foundation South Africa
  • Spain – Organización de Consumidores y Usuarios (OCU) and Lourdes SamaniegoVaesken, Universidad CEU – San Pablo
  • Sweden – Veronika Ohrvik, Livsmedelsverket
  • UK – WASH
  • USA – Abby Dilk, CSPI
  1. WHO recommended salt intake for adults is 5g/day: http://apps.who.int/iris/bitstream/10665/77985/1/9789241504836_eng.pdf
  2. In the UK, a bag of Walkers Ready Salted Crisps (25g) contains 0.35g salt https://www.tesco.com/groceries/en-GB/products/254926800
  3. In the UK, McDonald’s Medium Fries have 0.62g of salt per portion https://www.mcdonalds.com/gb/en-gb/good-to-know/nutrition-calculator.html
  4. The UK’s salt reduction programme set clear targets for the food industry to achieve and, as a result, the salt content of processed food was gradually reduced. As this was done slowly, the public did not notice the difference in taste and there was no reduction in sales. Salt intake fell by 15% in the UK between 2001-2011, preventing thousands of strokes and heart attacks each year
  5. Department of Health South Africa. Foodstuffs, Cosmetics and Disinfectants Act, 1972 (Act 54 of 1972): Regulations relating to the reduction in certain foodstuffs and related matters. Pretoria: Government Gazette, 2013
  6. UK National Diet and Nutrition Survey Data – https://www.gov.uk/government/uploads/system/uploads/attachment_data/file/594361/NDNS_Y1_to_4_UK_report_full_text_revised_February_2017.pdf
  7. Trieu K, Neal B, Hawkes C, Dunford E, Campbell N, Rodriguez-Fernandez R, et al. (2015) Salt Reduction Initiatives around the World – A Systematic Review of Progress towards the Global Target. PLoS ONE 10(7): e0130247. https://doi.org/10.1371/journal.pone.0130247
  8. Girgis, S., Neal, B., Prescott, J., Prendergast, J., Dumbrell, S., Turner, C. et al. (2003). A one-quarter reduction in the salt content of bread can be made without detection. European Journal of Clinical Nutrition, 57, 616 – 620. doi:10.1038/sj.ejcn.1601583
  9. In January 2018, WASH issued a survey via Survey Monkey to WASH members, and placed on social media pages, asking for responses to the followingquestions:
  • What salt reduction activities are currently in place in your country?
  • Who is responsible for salt reduction in your country?
  • Is enough being done to lower salt reduction in your country?
  • Who should take more action to lower salt intake in your country?
  • Which country is setting the best example with salt reduction and could be used as a model for other countries?
WASH received 59 responses to the survey.