
Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Agjencinë ndërkombëtare për energji atomike në kuadër të Projektit rajonal për bashkëpunim teknik, më 17 dhe 18 shkurt, do organizojë një punëtori kombëtare dyditore për parandalim dhe remediacion të radonit nga objektet e banimit dhe ato afariste.
Përcjellja e përvojave botërore nga ekspertë të МААЕ, për ndërtimin e objekteve të sigurta nga radoni si dhe për masat dhe veprimet për remediacion të radonit nga objektet e ndërtuara, diskutimi dhe këmbimi i mendimeve dhe sugjerimeve, paraqesin qëllimin kryesor të kësaj punëtorie.
Për zbatimin e një qasjeje të zgjeruar dhe multisektoriale për kontrollin e ekspozimit të popullatës ndaj burimeve të radonit, Instituti i shëndetit publik si koordinator i Programit dhe grupit punues për monitorimin e radonit, nxit një numër aktivitetesh që kanë për qëllim përfshirjen e institucioneve dhe sektorëve kompetent që duhet të japin kontribut në kontrollimin dhe zvogëlimin e ekspozimit ndaj radonit.
Radoni si gaz buron që nga natyra është kontribuesi kryesor i dozës së ekspozimit të popullatës ndaj rrezatimit radioaktiv nga natyra, përmes akumulimit të tij në sasi të ndryshme në shtëpitë e banimit, objektet afariste dhe objekteve ku njerëzit kalojnë kohë të caktuar.
Agjencia ndërkombëtare për hulumtimin e sëmundjeve kancerogjene radonin e klasifikon në grupin e parë të shkaktarëve të kancerit tek njeriu, ndërsa sipas Organizatës Botërore të shëndetësisë, radoni, pas pirjes së duhanit, është rreziku i dytë me radhë që shkakton zhvillimin e kancerit në mushkëri.
Për këtë arsye, parandalimi i akumulimit të radonit përmes zbatimit të protokolleve, teknologjive dhe teknikave që në fazë të projektimit të objekteve, si dhe gjatë ndërtimit, ka një rëndësi të madhe gjatë ndërtimit të objekteve.
Pjesëmarrësit në këtë punëtori vijnë nga sektori i ndërtimtarisë, ministritë, komunat, sektori i prodhimit të materialeve ndërtimore, institutet që më tej do i përcjellin njohuritë që do i fitojnë përmes pjesëmarrjes në këtë punëtori dhe do i përdorin ato për përmirësimin e standardeve për ndërtime të sigurta nga radoni, qëllimi final i të cilëve është zvogëlimi i rreziqeve si pasojë e ekspozimit të popullatës dhe zvogëlimi i rrezikut nga paraqitja e sëmundjeve kancerogjene të mushkërive në të ardhmen.
Instituti i shëndetit publik përmes grupit punues për monitorimin e gjendjes me radonin, planifikon përpilimin e një propozim strategjie kombëtare më të gjerë dhe më afatgjatë për zvogëlimin e rreziqeve nga radoni, e cila do përmbajë rekomandime të Organizatës botërore të shëndetësisë për një qasje më të gjerë për zvogëlimin e këtij faktori të rrezikut.