Informojmë se Ministria e shëndetësisë dhe istitucionet shëndetësore publike relevante ISHP Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë dhe ISHP Qendra e shëndetit publik Shkup, si dhe NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup nga Qendra për kontroll sanitare realizuan analizë sanitaro – higjienike të zonës së rrezikuar nga përmbytja në rajonin e Shkupit (l. Çento, l. Singeliq-Ekonomia, f. Singeliq, f. Creshevë, f. Stajkovc dhe f. Smillkovc).  
Nga data 07.08.2016 e deri më sot janë realizuar në sërë analizash laboratorike të ujit për pije në laboratorët e akredituar  (në pajtim me ISO 17025) nga institucionet e lartpërmendura. Sipas analizave bakteriologjike dhe fiziko-kimike të mostrave të marra nga uji i kloruar për pije nga vende të ndryshme në rrjetin e furnizimit me ujë  në ditë të ndryshme, të gjitha rezultatet nga mostrat e analizuara të ujit kanë rezultuar të RREGULLTA.
NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup informoi se rrjeti i ujësjellësit është i paprekur, dhe se presioni i ujit në rrjet është në kufijtë e lejuar.
Në pajtim me këtë që thamë, i informojmë qytetarët se nga zona e rrezikuar e rajonit të Shkupit se uji nga sistemi i ujësjellësit të cilin e menaxhon dhe e mirëmban rregullisht NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup është i SIGURT dhe mund të përdoret për pije.
Vazhdojnë të qëndrojnë rekomandimet për konsumim të ujit të sigurt, higjienës së duarve, evitimin e konsumimit të perimeve dhe ushqimeve të ndotura nga zonat e përmbytura, higjienës  së ushqimeve, si dhe në rast të manifestimit të problemeve shëndetësore , sidomos diarresë dhe të vjellave, dhe/ose ndryshimeve në lëkurë të kërkohet ndihmë mjekësore në institucionin shëndetësor më të afërt.
Për momentin nuk është raportuar për shfaqje të sëmundjeve infektive dhe sëmundjeve të tjera.
 
11.08.2016                                                                                                          Prof.dr.Mihaill Koçubovski
Shkup                                                                                                          Udhëheqës i sektorit të ekologjisë shëndetësore
                                                                                                    Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë