Меmorandumi për bashkëpunim u nënshkrua në 24 mars të vitit 2022 mes ISHP të përfaqësuar nga drejtori Doc. d-r. Shaban Memeti dhe Tesalis (Tesalys), shoqatë aksionare, prodhues i pajisjeve për trajtimin e mbeturinave infektive në vendin e gjenerimit të tyre, me seli në Francë, e përfaqësuar nga kryetari Miquel Lozano.
Dy palët e nënshkruan këtë memorandum për:
-të njohur interesat e përrbashkëta në fushën e trajtimit të mbeturinave infektive, trajnimin, zhvillimin dhe diseminimin e njohurive
-të njohur rëndësinë e rolit të përdoruesve në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës në RMV përmes njohurive shkencore, praktikës, informacioneve dhe partneriteteve mes organizatave dhe impaktit të qëndrueshëm të politikave shëndetësore publike
– të njohur rëndësinë e udhëheqësit të projektit në kuadër të fushës së tij të ekspertizës, si mbështetja teknike, finaciare dhe prodhimi i pajisjeve për trajtimin e mbeturinave infektive në vendin ku ata gjenerohen
Për dy palët nënshkruese, ky memorandum do mundësojë:
-nxitje të bashkëpunimit për zhvillimin dhe implementimin e pajisjeve për trajtimin e mbeturinave infektive në vendin ku ata gjenerohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut
– vendosjen e një baze për finacim potencial për pajisje për trajtimin e mbeturinave infektive në vendin ku ata gjenerohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut
-përforcim të kapaciteteve inovative të industrive lokale
Ambasada e Republikës së Francës ISHPRMV-së do t’i dhurojë një autoklav të ri thërrmues që do i trajtojë në mënyrë të sigurt mbeturinat infektive të krijuara në ISHPRMV. Autoklavi do të jetë një teknologji miqësore ndaj mjedisit që nuk ndot mjedisin jetësor dhe mjedisin e punës dhe që redukton ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Është planifikuar që të instalohet në shtator të vitit 2022. Me autoklavin e ri, gjurmët tona të karbonit do të reduktohen duke dhënë kështu një kontribut pozitiv.