Diagnostikimi i hershëm
Diagnostikimi i hershëm e zvogëlon ngarkesën e sëmundjes, shpëton jetë, i zvogëlon shpenzimet dhe i zbulon pabarazitë shëndetësore. Përforcimi i diagnostikimit të hershëm e rrit mundësinë për mbijetesë tek miliona njerëz të cilët jetojnë me kancer. Kanceri është shkaku për 1 deri më 6 milion vdekje në rrafsh global. Diagnostikimi i hershëm dukshëm mund ta zvogëlojë këtë ngarkesë të kësaj sëmundjeje.
Diagnostikimi i hershëm i kancerit mund të shpëtojë shumë jetë nga ato 8.8 milion që shuhen për çdo vit në mbarë botën. Më pak se 30% e vendeve me të ardhura të ulëta kanë qasje në shërbime për diagnostikim dhe për trajtim. Diagnostikimi i hershëm i kancerit mundëson evitimin e shpenzimeve për trajtime të kushtueshme.
Sistemi më solid për diagnostikimin e hershëm të kancerit në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare do ndihmojë shumë njerëz që ta fitojnë kancerin. Zvogëlimi i vuajtjes nga kanceri dhe shpenzimeve për trajtim të kancerit janë të një rëndësie vitale për zhvillimin e qëndrueshëm nacional.
Ngarkesa e sëmundjes
Kanceri vret pothuajse 9 milion njerëz në vit. Kjo tragjedi globale mund të tejkalohet. Pjesa më e madhe e njerëzve të prekur nga kanceri jetojnë në vende me të ardhura të mesme dhe të ulëta, ku edhe ndodhin edhe 2/3 e numrit të përgjithshëm të vdekjeve nga kanceri. Ndikimi i shpenzimeve ekonomike për kancerin po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm dhe më i madh. Shpenzimet e përgjithshme për kancerin në vitin 2010 kanë qenë 1,16 trilionë dollarë amerikanë.
Në botë rreth 14% e personave në nevojë kanë qasje dhe ju mundësohet kujdes adekuat paliativ. Duhet vepruar menjëherë! Vetëm një nga 5 vende me të ardhura të ulëta dhe mesatare i kanë të dhënat për menaxhimin e politikave në lidhje me luftën kundër kancerit. Në vitin 2015 më pak se 30% e vendeve me të ardhura të ulëta kanë publikuar se shërbimet për trajtim të të sëmurëve nga kanceri kanë qenë në dispozicion të të sëmurëve, ndërsa tek vendet me të ardhura të larta kjo përqindje është 90%.
Vendet kanë nevojë për plan për një kontroll të kancerit që përfshin parandalimin , diagnostikimin e hershëm dhe skriningun, trajtimin, kujdesin paliativ.
Kanceri i qafës së mitrës
Në periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2015 pjesa më e madhe e vendeve me të ardhura të larta kanë arritur një ulje të numrit të vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës. Vetëm një vend me të ardhura të ulëta e ka arritur një gjë të tillë.
90% e rasteve të vdekjes nga kanceri i qafës së mitrës ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
Kanceri i qafës së mitrës si problem i shëndetësor – publik mund të eliminohet përmes vaksinimit intensiv kundër HPV, me skrining dhe me trajtim.
Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet, por sëmundja vazhdon të jetë një nga shkaktarët kryesorë të rasteve të vdekjes tek femrat në mbarë botën. Vaksinimi intensiv kundër HPV, skriningu dhe trajtimi i lezioneve parakancerogjene në qafën e mitrës parandalon numrin më të madh të kancerit në qafën e mitrës. Numri i rasteve të vdekjes nga kanceri i qafës së mitrës në botë vazhdon të rritet: në vitin 2015 kanë vdekur 280 000 femra, për dallim nga 265 000 në vitin 2012. Pothuajse të gjitha rastet e kancerit të qafës së mitrës mendohet se janë si pasojë e infeksionit me Human Papilloma Virus (HPV). Ekzistojnë vaksina kundër dy llojeve më të shpeshta të HPV, e të cilat në kombinim janë shkaktarë për 70% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës dhe lezioneve parakancerogjene në qafën e mitrës. OBSH dhe KB po punojnë për eliminimin e kancerit të qafës së mitrës si problem i shëndetit publik.
Përktheu dhe përshtati:
Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive