Kanceri është një sëmundje që nuk njeh kufij dhe ka, ose do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë tek të gjithë ne, gjatë jetës tonë.
·  Veprimet e ndërmarra nga secili njeri, organizatë apo qeveri do të ndihmojnë për zvogëlimin e ngarkesës që shkakton kanceri, të arrihet qëllimi për zvogëlimin në 25 % të numrit të vdekjeve të parakohshme si pasojë e sëmundjeve joinfektive kronike deri në vitin 2025.
· Dita Botërore e luftës kundër kancerit paraqet një mundësi për inkuadrim pranë Bashkësisë për kontroll ndërkombëtar të kancerit, anëtarëve të saj dhe popullatës në një lëvizje globale që ka për qëllim veprime të realizueshme dhe relevante në rrafsh lokal që do ndihmojnë për zvogëlimin e ngarkesës të kancerit.
· Kanceri është një ndër shkaktarët kryesor të vdekjeve në mbarë botën, dhe është përgjegjës për 8,2 milion vdekje në vit.
· Ne e dimë se më shumë se një e treta e këtyre vdekjeve mund të parandalohen. Shumë lloje të kancerit mund të shërohen nëse zbulohen në fazë të hershme.
·Në rrafsh global kemi një rritje të ndërgjegjshmërisë në mesin e popullatës sa i përket kancerit dhe ndërmerren masa për parandalimin dhe shërimin e sëmundjes, që të mos humbin kot me miliona jetë në vit.
 · Ne duhet të veprojmë tani, sepse epidemia globale e kancerit është e madhe dhe do bëhet gjithnjë edhe më e madhe. Parashihet që deri në vitin 2025 nga kanceri të vuajnë  19,3 milion njerëz, për dallim nga viti 2012 kur ka pasur 14,1 milion njerëz të prekur nga kanceri.

 DOKUMENT NË PDF 1

DOKUMENT NË PDF 2

DOKUMENT NË PDF 3