Në periudhën nga 27 – 29 Maj të vitit 2019 ekip i Organizatës Botërore të shëndetësisë (OBSH) realizoi një mision për vlerësimin e Laboratorit të virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik (ISHP) që kishte për qëllim të kontrollojë dhe të verifikojë kapacitetet e laboratorit dhe të vendit për tu bërë anëtar i sistemit global për mbikëqyrje dhe reagim ndaj gripit dhe rrjetit global të qendrave kombëtare për gripin të njohura nga OBSH-ja  (НЦГ= NIC- National Influenza Center ).

Misioni i OBSH-së konfirmoi se Laboratori i virusologjisë dhe diagnostikës molekulare nën udhëheqjen e Doc. Dr. Shaban Memeti, Drejtor i ISHP dhe Doc. Dr. Gollubinka Boshevska, udhëheqëse e laboratorit, i plotëson të gjitha standardet si Qendër Kombëtare për influencën anëtare e barabartë e sistemit global për mbikëqyrje dhe reagim ndaj gripit (SGRG).

Bëhet fjalë për një mirënjohje shumë të rëndësishme për shëndetin publik në Maqedoni sa i përket cilësisë të diagnostikimit dhe rezultateve të cilat fitohen në këtë laborator.

Janë plotësuar kriteret e larta të OBSH-së sa i përket kuadrove profesionistë, pajisjeve, teknikave të punës, reagensëve dhe nivelit të sigurisë së laboratorit, për diagnostikim të shpejtë dhe të besueshëm, jo vetëm për llojet humane dhe anomale të gripit, por edhe të agjentëve të tjerë patologjik dhe virusal, të rëndësishëm për shëndetin publik, ekuivalent me ato në Qendrat e tjera kombëtare për influencë në Evropë dhe në botë.

Ky laborator në mënyrë aktive merr pjesë në parashikimin e llojeve të gripit të cilat do përfshihen në krijimin e vaksinave kundër gripit për sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë vendi jonë në mënyrë të drejtpërdrejtë është i përfshirë në procesin e  parandalimit të gripit. 

Laboratori i virusologjisë dhe diagnostikës molekulare është laborator referent në vend për zbulimin e sëmundjeve virusale, përfshirë këtu gripin, fruthin, rubeolën, arboviruset e të tjera.

Procesi i avancimit të kapaciteteve të laboratorit është i vazhdueshëmsidomos me intensifikimin e bashkëpunimit me OBSH-në, Qendrën për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC), Shoqatën e laboratorëve të shëndetit publik të SHBA-së, Qendrën për mbikëqyrje dhe kontroll të sëmundjeve infektive të Evropës juglindore CDCEE dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë të cilët mundësuan edukim dhe ndihmesë teknike dhe teknologjike për zhvillimin e kapaciteteve në këtë laborator.