Nga 23-24tetor të vitit 2014, me mbështetje të OBSH-së, në Bon, Gjermani u mbajt Takimipër përforcimin e mbikëqyrjes të sëmundjeve me origjinë nga uji.Në këtëtakim morën pjesë 18 vende anëtare të Rajonit evropian të përfaqësuara nga 33pjesëmarrës nga Azerbajxhani, Armenia,Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Finlanda,Gjeorgjia,Hungaria, Kazakistani, Kirgistani, Mali i Zi, Norvegjia,Maqedonia, Moldavia, Rusia, Serbia, Turkmenistani,Ukraina dhe Uzbekistani,si dhe përfaqësues të OBSH-së dhe të UNECE-së. Maqedoninë epërfaqësoi Prof. dr. Mihaill Koçubovski nga Instituti i shëndetit publik iRepublikës së Maqedonisë, National Focal Point për Protokollin për ujin dheshëndetin.

Prof. dr.Mihaill Koçubovski u zgjodh moderator gjatë punës në grupe.

Takimikishte për qëllim të mbështesë zbatimin e programit për punë për vitet 2014-2016të Protokollit për ujin dhe shëndetin të Konventës për mbrojtjen dheshfrytëzimin e rrjedhave ndërkufitare të ujit dhe liqeneve ndërkombëtare. Në kuadërtë protokollit vendet anëtare e identifikuan parandalimin dhe zvogëlimin esëmundjeve me origjinë nga uji si një fushë prioritare.

Krijimi dhe ruajtja e një mbikëqyrjeje të plotë kombëtare dhe lokale dhe një sistemi për paralajmërim të hershëm përsëmundjet me origjinë nga uji, planet për përgatitje dhe reagimin ndajkrizave janë pjesët kryesoretë Nenit 8të këtij protokolli.Takimi kishte këto qëllime:

  • Shqyrtim të provavepër gjendjen me sëmundjet me origjinënga uji në Rajonin Evropiantë OBSH-së.
  • Shqyrtim të qasjeve të vendeve tëndryshme, përvojat dhe sfidat gjatë krijimit, zbatimit dhe mirëmbajtjes së mbikëqyrjessë sëmundjeve me origjinë nga uji, si dhe sistemit përreagim.
  • Arritje e një konsensusipër kërkesat minimalepër një mbikëqyrje më efektive tësëmundjeve me origjinë nga uji dhe menaxhimin e epidemive.

Gjatëtakimit u prezantua gjendja me mbikëqyrjen e sëmundjeve me origjinë nga uji nëRajonin evropian dhe mekanizmat për lajmërim, mbikëqyrjen e sëmundjeve meorigjinë nga uji dhe epidemitë në nivel kombëtar, si dhe praktikat dhe përvojatmë të mira të vendeve sa i përket mbikëqyrjes së sëmundjeve me origjinë nga ujidhe sistemet për reagim. U diskutuapër sfidat kryesore dhe nevojën për mbështetje për përmirësimin e mbikëqyrjestë sëmundjeve me origjinë nga uji dhe sistemet e reagimit. Udhëzimet teknike për mbikëqyrjen e sëmundjeveme origjinë nga uji, e veçanërisht kapitulli për mbikëqyrjen themelore u përkthyeparaprakisht nga Prof. dr.Mihaill Koçubovski dhe nga 10 deri më 12 tetor të vitit 2014 u bëtrajnimi i mjekëve specialistë tëhigjienës gjatë

Seksionit të shoqatës së mjekëve tëhigjienës dhe ekologjisë shëndetësore. Gjithashtu, materiali upostua edhe në  faqen e internetit të ISHPRM. Gjithashtu,udhëzuesi i përkthyeri është dorëzuar edhe Shoqatës së mjekëve specialist të epidemiologjisë.

Në fundu shqyrtua edhe nevoja për rishqyrtim të Udhëzimeve teknike për bikëqyrjen e sëmundjeve meorigjinë nga uji, të botuara ngaOBSH në vitin 2011. U konkluduase duhet përgatitur edicioni i dytë i udhëzimeve teknike që dopërfshijë edhe kapituj të rinj për një qasje integrative dhe koordinatave nëmbikëqyrjen e sëmundjeve me origjinë nga uji dhe sistemet e reagimit