OBSH/Evropë nga 6-8 qershor organizoi punëtori, për të vazhduar kështu me përpjekjet dhe mbështetjen e saj për procesin e ndërtimit të kapaciteteve për gatishmëri për gjendje krize dhe reagim dhe implementimin e Rregullores shëndetësore  ndërkombëtare  (2005) (RRSHN (2005) në Republikën e Maqedonisë.

30 pjesëmarrës, mes të cilëve edhe punonjës shëndetësorë specialistë të higjienës, mjekësisë sociale dhe epidemiologjisë nga Instituti i shëndetit publik dhe qendrat rajonale të shëndetit publik, si dhe përfaqësues të Klinikës së sëmundjeve infektive, Qendrës për menaxhim me krizat, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencisë të ushqimit dhe veterinarisë, Ministrisë së shëndetësisë, Fondit për popullatën e Kombeve të bashkuara dhe Zyrës së OBSH-së.
Punëtoria ishte e organizuar në tre pjesë:
·        Diskutim dhe shqyrtim i protokolleve kombëtare-përfshirë këtu edhe rreziqet nga rrezatimi biologjik, kimik dhe jonizues dhe pikat hyrëse – për zbatimin e Rregullores shëndetësore ndërkombëtare (2005);
·         Finalizim i aspekteve operative të gatishmërisë kombëtare për gjendje krize dhe reagim; dhe
·         Ushtrim për zbatimin e Aneksit 2 të Rregullores shëndetësore ndërkombëtare (2005) dhe reagimit shëndetësor kombëtar për simulimin e skenarëve të përmbytjes.
Në bazë të simulimit, pjesëmarrësit zhvilluan një protokoll operativ shtesë për reagim shëndetësor kombëtar për përmbytjet, që do të përfshihet si pjesë e gatishmërisë kombëtare për gjendje krize dhe reagim.
Punëtoria mundësoi një proces gjithëpërfshirës të finalizimit të këtyre dokumenteve përmes krijimit të një sinergjie mes institucioneve relevante dhe sektorëve përgjegjës për Rregulloren shëndetësore kombëtare (2005), zbatimit dhe gatishmërisë për gjendje krize dhe reagim. Përmes diskutimeve në grup, ekspertët i definuan aktivitetet dhe përgjegjësitë që do jenë pjesë e protokollit të RRSHN dhe planit për gatishmëri dhe reagim dhe ranë dakord për hapa të mëtutjeshëm për finalizimin e këtij procesi.