I nderuar pjesëmarrës,
Ju falënderojmë që merrni pjesë në këtë hulumtim.

Këtë hulumtim e realizon Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Hulumtimi për koronavirusin ( COVID-19 ) do zgjasë rreth 15 minuta, ndërsa ne do ju parashtrojmë disa pyetje në lidhje me shëndetin.

Realizimi i këtij hulumtimi ka për qëllim përmirësimin e veprimeve të ndërmarra si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit.

Përgjigjet tuaja do përdoren vetëm për qëllime shkencore, për të përmirësuar reagimin,gjegjësisht përgjigjen ndaj shfaqjes së koronavirusit.

Ju lutemi mos filloni pa qenë të sigurt se do keni kohë të mjaftueshme që ta përfundoni atë njëherësh. Që të evitoni problemet e mundshme, mbyllni programet e tjera (si p.sh. postën elektronike ose ndonjë program për komunikim).

Ky hulumtim është jokomercial i financuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Informacione të tjera:
1. Të dhënat anonime do ruhen përgjithmonë dhe do publikohen për përdorim të mundshëm në të ardhmen nga shkencëtarë të tjerë. Përfundime (mendime) për të dhënat tuaja ose ato të personave të tjerë nuk mund të bëhen.

2. Të dhënat tuaja do trajtohen në pajtim me dispozitat e Rregullores evropiane për mbrojtjen e të dhënave (GDPR EU).

3. Pjesëmarrja juaj në këtë hulumtim është mbi bazë vullnetare dhe ju mund të tërhiqeni në çdo kohë dhe pa arsyetuar për shkaqet.

4. Pjesëmarrja juaj në këtë hulumtim nuk Ju vë në rrezik.

Për çfarë i grumbullojmë dhe i përdorim të dhënat tuaja?

Ky hulumtim është për COVID-19.
Të dhënat që janë anonime do ruhen në Institut dhe mund të përdoren për hulumtime dhe ligjërime teorike në të ardhmen.

Si mund të na kontaktoni

Përgjegjës:
Instituti i shëndetit publik i RMV-së

Përgjegjëse në kuadër të projektit hulumtues:
Prof. d-r Elena Kjosevska

Nëse dëshironi më shumë informacion në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, klikoni këtu www.iph.mk

 

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdoo6OBWeowgiNq_Wdc3GrXuH5WmXoOVVsFBzrPbBoOOaoCCQ/viewform