Për të gjithë udhëtarët (të rritur dhe fëmijë) që vijnë nga vendet e rrezikuara me COVID-19, në përputhje me rekomandimet e Komisionit për sëmundjet infektive në kuadër të Ministrisë së shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, rekomandohet izolimi në shtëpi prej 14 ditësh nga data e hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për personat që kanë qenë në kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19, Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor ka dhënë vendime për mbikqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak.
Izolimi në shtëpi përfshin një qëndrim 24-orësh në shtëpi për 14 ditë:
- qëndrim në një dhomë të veçantë (sipas mundësive),
- mbajtja e detyrueshme e maskës mbrojtëse (maskë kirurgjikale),
- vetëkontrollimi – matja e temperaturës trupore, të paktën dy herë në ditë,
- komunikim me anëtarët e shtëpisë në një distancë prej të paktën 2 metra,
- larje të shpeshta, të hollësishme të duarve për të paktën 20 sekonda dhe ruajtjen e higjienës personale dhe të përgjithshme të shtëpisë,
- ventilimi (ajrosja) i shpeshtë i shtëpisë, veçanërisht dhoma ku personi qëndron në izolim shtëpiak,
- përdorimi i rregullt i mjeteve për dezinfektim me bazë alkooli dhe klori,
- të rriturit të mos shkojnë në punë,
- fëmijët të mos ndjekin mësimin dhe institucionet parashkollore.
Nëse shfaqen simptoma të tilla si temperaturë e lartë dhe ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje, lodhje, dhimbje të muskujve, ose barkqitje, personi të paraqitet mënjëherë në Shërbimin Epidemiologjik në Qendrën kompetente për Shëndet Publik ose njësinë e saj rajonale (varësisht nga qyteti ku jetojnë) ose shërbimin “Alo Doktor”:
- QSHP Manastir 071 261 330
- QSHP Veles 071 219 278
- NJR Gjevgjeli 078 545 444
- QSHP Koçan 071 373 913
- QSHP Kumanovë 070 215 851
- QSHP Ohër 070 723 029
- QSHP Prilep 076 475 747
- QSHP Shkup 071 289 614
- QSHP Strumicë 072 235 543
- QSHP Tetovë 075 240 464
- NJR Gostivar 076 365 161
- QSHP Shtip 078 365 613
- ISHP Shkup 078 387 194
- ShSh “Alo Doktor” 02/15 123