Para udhëtimit
• Evitoni udhëtimet nëse jeni të sëmurë;
• Vizitoni mjekun tuaj, më së miri 4-8 javë para udhëtimit dhe informohuni për rrjedhën e fluturimit tuaj. Informohuni për këshilla për mbrojtje nga sëmundjet dhe lëndimet;
• Gjatë udhëtimit mund të hasni në vështirësi, ose eventualisht, të mos mund të gjeni barnat të cilat i pini si pjesë e terapisë së përditshme. Këshillohuni me mjekun tuaj se cilat barna edhe në çfarë doze mund të merren para udhëtimit, përfshirë këtu edhe ato në valixhet e dorës;
• Barnat paketoni sipas udhëzimeve të dhëna nga prodhuesi, në paketimin tyre origjinal;
• Hani para se të niseni në udhëtim. Konsumoni ushqime që i konsumoni edhe rregullisht, por evitoni ushqimet me yndyrë, sepse ato mund të shkaktojnë gjendje të padëshiruara gjatë udhëtimit.
Në avion
• Ndiqni rregullat e kompanisë të udhëtimit për transportim të gjësendeve dhe lëngjeve;
• Nëse mendoni se ekziston çfarë do lloj ndryshimi në gjendjen tuaj shëndetësore gjatë udhëtimit, menjëherë informojeni ekuipazhin e avionit;
• Të gjithë shtatzënat duhet të këshillohen me mjekun e tyre para udhëtimit, sepse ato janë të rrezikuara nga rreziqe të shumta dhe udhëtimi mund të ndikojë në sigurinë dhe mirëqenien e tyre;
• Para udhëtimit informohuni për rregullat specifike të udhëtimit që mund t’i ketë aviokompania kur bëhet fjalë për shtatzënat.
Çfarë duhet të bëj nëse sëmurem gjatë udhëtimit?
Nëse ndjeheni keq gjatë udhëtimit, lajmëroni ekuipazhin i cili do marrë masat përkatëse dhe do i lajmërojë autoritetet shëndetësore për destinacionin tuaj. Gjatë udhëtimeve që zgjasin më shumë se 4 orë, pozita në të cilën rrini mund të rrisë rrezikun nga tromboza e venave. Prandaj, mundohuni të bëni disa ushtrime të thjeshta në çdo 2-3 orë.
Këshilla për udhëtarët
Rreziku nga dhuna dhe fatkeqësitë gjithmonë duhet pasur parasysh kur udhëtoni. Kudo në botë udhëtari mund të jetë viktimë sulmi, grabitjeje ose dhune seksuale. Faktorët si vozitja në drejtim të panjohur, lodhja e tepërt dhe përdorimi i alkoolit dhe aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i hospitalizimit dhe vdekjes në mesin e udhëtarëve. Aktivitetet në ujë (noti, zhytja, përdorimi i anijeve me vela) janë një dukuri e shpeshtë gjatë udhëtimeve, sidomos në mesin e të rinjve, dhe mbytja është shkaktari i dytë me radhe i vdekjeve tek udhëtarët.
Për informacione të tjera të rëndësishme vizitoni:
Rio 2016, Lojëra Olimpike dhe Paraolimpike
Rio De Zhaneiro do jetë nikoqir i Lojërave olimpike në vitin 2016 nga 5 deri më 21 gusht, dhe i Lojërave paraolimpike nga 7 deri më 18 shtator.
Nëse keni në plan të udhëtoni në Brazil gjatë lojërave, ndiqni rekomandimet për udhëtim.
Bashkë me shumë vende të tjera në Amerikë, Brazili po përballet me epideminë e virusit të ZIKA. Ekzistojnë rekomandime të veçanta për shtatzënat të cilat udhëtojnë në këtë vend.
Gratë shtatzëna
Është me rëndësi të përmendet se shtatzënat doemos duhet të këshillohen me mjekun e tyre para udhëtimit dhe të kërkojnë kujdes të posaçëm gjatë udhëtimit.
Ato duhet të përdorin vetëm repelentë të lejuar për shtatzëna (në bazë të DEET, icaridin ose picaridin dhe IR 3535, EBAAP), të veshin rroba me mëngë të gjata dhe të qëndrojnë në vende ku ka rrjeta mbrojtëse dhe të evitojnë zonat me incidencë më të lartë të virusit ZIKA dhe malaries. Gjithashtu, duhet të evitojnë vendet ku ka mushkonja pa aplikuar mjetet për mbrojtje, si dhe vendet ku ka shumë insekte. Tashmë është e ditur që ZIKA përhapet edhe përmes rrugëve seksuale, prandaj gjithmonë përdorni prezervativ.
Nëse ka çfarë do lloj ndryshimi të gjendjes tuaj shëndetësore menjëherë njoftoni punonjësit shëndetësor për mbikëqyrje të shtatzënisë. Rekomandohet të pini shumë lëngje.
Vaksinat
Në Brazil nuk ka detyrim për posedimin e një certifikate të vaksinave para hyrjes në vend. Ministria e shëndetësisë rekomandon që të gjithë turistët t’i azhurnojnë kartelat e tyre të vaksinave në vendet e tyre, se paku 10 ditë para udhëtimit.
Ethet
Nëse planifikoni të bëni çfarëdo lloj eko-turizmi në zonat rurale apo pyje (zona ku rekomandohet pranimi i vaksinave përkatëse - ACRV), vaksina kundër etheve është e domosdoshme. Një dozë nga kjo vaksinë duhet aplikuar së paku 10 ditë para datës së nisjes.
Informacione të rëndësishme
Ministria e shëndetësisë rekomandon që turistët që udhëtojnë për në Brazil t’i kontrollojnë kartelat e tyre të vaksinave për këto sëmundje:
∙ Influenca (gripi): Brazili ka miratuar vaksinë për grupet e rrezikuara për periudhën nga 18 prilli deri më 20 maj të vitit 2016, para periudhës të incidencës më të lartë të sëmundjes.
∙ Fruthi: Në Brazil virusi i fruthit nuk është më endemik. Megjithatë, popullata vaksinohet për të parandaluar rikthimin e virusit në vend, duke pasur parasysh që vazhdon të prekë vende të tjera në botë.
∙ Rubeola: Brazili zyrtarisht është çliruar nga rubeola dhe sindroma e lindur e rubeolës (CRS) dhe nuk janë raportuar raste të përhapjes endemike. Vaksina ende ka një rëndësi qenësore me qëllim që të evitohet ripërsëritja e sëmundjes.
∙ Hepatiti А: Brazili rekomandon vaksinimin, sepse mund të sëmureni nga Hepatiti A përmes ushqimit të kontaminuar ose ujit, pa dallim se në cilin vend udhëtoni.
∙ Hepatiti B: Hepatit B mund të fitoni gjatë kontaktit seksual, shiringave të kontaminuara dhe produkteve të gjakut. Brazili rekomandon vaksinim nëse keni bërë tatuazh ose pirsing, ose nëse jeni shtatzën.
Malaria
Në përhapja e malaries është e përqendruar në rajonin e Amazonit, përbëhet nga anëtarë të Acre, Amapá, Amazonas, Maranhão, Mato Grosso, Pará, Rondônia, Roraima dhe Tocantins. Në këto zona, mushkonjat e malaries janë më aktive nga pasditja e vonë e deri në mëngjes.
Si ta parandaloni?
1 – Veshni rroba me ngjyrë të hapur dhe me mëngë të gjata gjatë periudhës së kryerjes së aktiviteteve dhe ekspozimit.
2 – Aplikoni repelent kundër insekteve në lëkurën jashtë rrobave, dhe ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
3 – Kini kujdes për paraqitjen e simptomave të malaries, si ethet, dhimbjet në trup dhe kokëdhimbjet.
4 – Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, kërkoni ndihmë menjëherë në institucionin më të afërt shëndetësor.
Kini kujdes! Маlaria mund t’ju kushtojë jetë.