Me fillimin e periudhës së verës dhe motit të nxehtë, vjen edhe koha kur filloni me planet për pushimet e verës. Ata që vendosin të kalojnë pushimet jashtë Maqedonisë së Veriut duhet t’i dinë rreziqet ndaj shëndetit dhe mënyrat e parandalimit të tyre. Pa dallim se ku shkoni, në mal, në plazh apo në qytete të mëdha, gjithmonë përgatituni për aventurën tuaj.

Para udhëtimit:

Ndani pak kohë të njiheni me destinacionin ku do shkoni. Edhe nëse e njihni vendin, mund të ndodhë që të ketë rreziqe të reja e të rëndësishme për shëndetin, që mund t’ua prishin udhëtimin tuaj.

Kontaktoni Qendrën e shëndetit publik përgjegjëse për vendin ku jetoni që të merrni informacion nëse keni nevojë të merrni ilaçe të caktuara ose vakcina shtesë për destinacionin ku do të udhëtoni.

Gjithashtu, nëse bëni pjesë në grupin e personave që vuajnë nga sëmundje kronike, këshillohuni me mjekun tuaj ose me specialistin, të cilët do bëjnë vlerësim të rrezikut gjatë udhëtimit.

Në rajonin tonë më të afërt dhe në disa destinacione shumë të famshme (Greqi, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Bulgari, Kroaci, Itali, Francë, Spanjë, Portugali dhe në shumë vende të tjera të Evropës) aktual është fruthi – prandaj mos udhëtoni pa u mbrojtur!

 

Instituti i shëndetit publik u rekomandon të gjithë udhëtarëve dhe turistëve të verifikojnë kartelën e vaksinimit të tyre dhe të fëmijëve të tyre, për të siguruar që i kanë pranuar të gjitha vaksinat në pajtim me Kalendarin e imunizimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfshirë këtu edhe dy doza të vaksinës kundër fruthit, ose në pajtim me moshën e tyre.

Në linkun në vazhdim mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me fruthin

Informacion për fruthin

 

Gjatë udhëtimit:

  • Konsumoni ushqim dhe ujë të sigurt .
  • Hani vetëm ushqim i cili është i gatuar mirë e që shërbehet menjëherë.
  • Hani fruta dhe perime të cilat i keni larë me ujë të sigurt dhe i keni qëruar vetë.
  • Pini ujë ose pije të gazuara të cilat janë të ambalazhuara dhe të mbyllura mirë, ose çaj dhe kafe shumë të nxehtë.
  • Përdorni akull të bërë nga ujë i ambalazhuar ose i dezinfektuar.
  • Lani duart shpesh dhe me ujë dhe sapun.

 

Ushqimi dhe pijet e kontaminuara mund të shkaktojnë diarre dhe sëmundje të zorrëve. Diarrea gjatë udhëtimit është sëmundja më e shpeshtë që prek udhëtarët.

Në linkun në vazhdim do gjeni më shumë informacion për ujin dhe ushqimin e sigurt.

USHQIMI DHE UJI I SIGURT,

LARJA E DUARVE,

HEPATITI A

  • Parandaloni pickimet nga insektet. Përdorimi i repelentëve mund t’ju mbrojë nga sëmundje serioze të cilat i përcjellin  mushkonjat, si Ethet e Nilit perëndimor, Zika, denga, çikungunja, ethet e verdha dhe malaria.

 

  • Nëse udhëtoni në mjedise malore, qëndroni në pyje ose në sipërfaqe me bar, mbrohuni nga pickimet e rriqnave të cilat mund të përcjellin sëmundje serioze: ethe hemorragjike, sëmundjen lajm, etj.

 

  • Përdorni repelentë me një nga këto substanca aktive: DEET, picaridin, IR3535, vaj eukaliptus etj.

 

  • Në fillim aplikoni krem me faktor mbrojtës, e pastaj repelent. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit.

 

Në linqet në vazhdim do gjeni informacione praktike për mbrojtje nga pickimi i mushkonjave, si dhe rriqnave.

Këshilla praktike për udhëtarë për mbrojtje nga pickimi i mushkonjave

Këshilla praktike për udhëtarë për mbrojtje nga pickimi i rriqnave

 

Ethet hemorragjike të Kongo Krimesë

 

  • Nëse udhëtoni në ndonjë vend ekzotik në Lindjen e afërme, sidomos në Arabinë Saudite, ku në vazhdimësi regjistrohet infeksion MERS CoV atëherë:
  • Evitoni kontaktet me personat të cilët shfaqin simptoma të sëmundjes respiratore (sidomos në spitale).
  • Mirëmbani higjienën e duarve.
  • Rekomandohet përdorimi vetëm i qumështit dhe mishit të përpunuar termikisht, dhe frutave dhe perimeve të lara mirë.

 

Në linkun në vazhdim do gjeni informacion për Sindromën respiratore të Lindjes së mesme – Koronarovirus MERS CoV.

Sindroma respiratore e Lindjes së mesme – Koronarovirus MERS CoV

 

Pas kthimit nga udhëtimi:

Nëse nuk ndjeheni mirë dje keni simptoma të cilat mund të jenë të ngjashme me ato t ë sëmundjeve të lartëpërmendura, menjëherë kërkoni ndihmë dhe këshillohuni me mjekun!

Në këtë mënyrë do e diagnostikoni në kohë sëmundjen dhe do mund ta trajtoni atë dhe në këtë mënyrë do e zvogëloni mundësinë për përhapje të mëtutjeshme të sëmundjes tek persona të tjerë.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive.

Instituti  i shëndetit publik