Departamenti për analiza biokimike

  • Aktivitetet: në këtë departament bëhen analiza për prani/mungesë të endotoksinës bakteriale tek preparatet parenterale, imunoserumet për përdorim human, preparatet për irigacion, vaksinat  për përdorim human dhe kontejnerët për qëllime farmaceutike me aplikimin e testit LAL  (Gel-cloth method dhe Chromogen-kinetic method) kualitativ dhe kuantitativ;

-bëhet analizë e pranisë/mungesës së markezëve virusal si HBsAg ,HIV dhe HCV në preparate sanguinike dhe derivate me prejardhje sanguinike (teknika ELISA);

Krahas aktiviteteve të lartpërmendura bëhet edhe vlerësimi profesional i dokumentacionit kimiko – farmaceutik dhe biologjik me qëllim marrjen e lejes për lëshimin e barnave në treg, vazhdim të lejes , raportim të variacionit, etj.