Për zbutjen e pasojave nga përmbytjet në më shumë rajone të Republikës së Maqedonisë, dhe pas vlerësimit të bërë nga Instituti i shëndetit publik dhe Qendrat e shëndetit publik, banorëve të 15 qyteteve të përmbytura në Maqedoni (Prilep, Manastir, Prespë, Ohër, Kërçovë, Demir Hisar, Veles, Negotinë, Kavadar, Kumanovë, Sh. Nikollë, Shtip, Radovish, Strumicë dhe Koçan) sot dhe në ditët në vazhdim përmes rrejtit distributiv  të Kryqit të Kuq do ju shpërndahen 1200 pako me produkte për mirëmbajtjen e higjienës personale me një afat përdorimi prej 2 muajsh.

Ndihma u mundësua pas bisedave me Ministrinë e shëndetësisë në lidhje me nevojat themelore të kategorive vulnerable të popullsisë, përmes një fondi në kuadër të buxhetit të UNFPA, të miratuar nga Departamenti për ndihmë humanitare.

Ndihmat do ju shpërndahen 743 familjeve dhe qytetarëve të prekur nga përmbytjet, përkatësisht personave shtëpitë e të cilëve u përmbytën nga ujërat ose vendbanimi i të cilëve, sipas informacioneve të marra nga Qendra për menaxhimin me krizat, ka qenë i izoluar.

Ministria e shëndetësisë në bashkëpunim me UNFPA dhe Kryqin e kuq do vazhdojë të mbikëqyrë situatën në rajonet e përmbytura dhe në rast nevoje do reagojë në mënyrën e duhur.