
Zgjidhni ushqimin e prodhuar në mënyrë të sigurt që shitet në objekte të cilat i plotësojnë kushtet për ruajtjen higjienike të ushqimit. Si për shembull:
- Qumësht tëpasterizuari cili në objektet për shitje me pakicë ruhet në frigoriferë, ose qumësht të sterilizuar
- Produkte qumështore tek të cilat shkruan se janë prodhuar nga qumështi i pasterizuar, që në objektet për shitje me pakicë janë të vendosura në frigoriferë, dhe të njëjtat menjëherë pas blerjes të vendosen përsëri në frigoriferë. Kini kujdes për afatin e përdorimit!
- Mish dhe produkte të mishit të ruajtura në mjete ftohëse ose frigoriferë në objekte për ftohje gjatë shitjes me pakicë. Pas blerjes këto produkte duhet të vendosen sa më parë në frigorifer dhe para se të konsumohen t’i nënshtrohen përpunimit termik (zierjes, pjekjes, fërgimit)
- Vezë, pa lëvore të dëmtuar, të cilave nuk u ka skaduar afati i përdorimit, të ruajtura në frigorifer dhe me përpunim të mirë termik. Shmangni ushqimet që përmbajnë vezë të freskëta ose të pa përpunuara termikisht
- Zgjidhni ushqim të gatshëm ose pjesërisht të gatuar i cili është ruajtur në pajtim me rregullat higjienike dhe në mjedis ku nuk ka mundësi për kontaminim kimik
- Para konsumimit ose përdorimit pemët dhe perimet detyrimisht lajini me ujë të patër dhe të sigurt
Pemët dhe perimet e freskëta konsiderohen si një burim i rëndësishëm i mikroorganizmave patogjene dhe i ndotësve kimik. Prandaj, ka shumë rëndësi që para se të konsumohen pemët dhe perimet të lahen me ujë të sigurt e të pastër . të hiqen pjesët e dëmtuara të pemëve dhe perimeve sepse ato janë zonat ku mund të depërtojnë bakteret.
-Përdorni ujë të sigurt nga ujësjellësi ose dezinfektoni ujin që ai të jetë i pastër dhe i sigurt
- Mos përdorni ushqime me afat të skaduar
-Mos përdorni ushqim të cilit i ka ndryshuar ngjyra, aroma, shija dhe pamja
- Mos i përdorni kanoçet dhe konservat e dëmtuara, të fryra dhe të oksiduara, sepse bakteret mund të zhvillohen edhe te konservat të cilat nuk janë konservuar mirë
-Kur blini ushqime të ngrira kini kujdes që to të jenë të ngrira mirë, respektivisht të mos ketë filluar procesi i shkrirjes. Kjo në veçanti vlen të theksohet për akulloret që shiten me ambalazhin e tyre origjinal, e që duhet të ruhen në temperaturë nën 180С
-Evitoni konsumin e ëmbëlsirave sepse ato paraqesin mjedis të volitshëm për rritjen dhe zhvillimin e mikroorganizmave të ndryshme