Gjatë vitit 2014 në botë janë raportuar gjithsej 84 raste të infektuara me poliovirusin e egër, kryesisht në vendet endemike – ku sëmundja është e pranishme vazhdimisht (Pakistan, Afganistan dhe  Nigeri me gjithsej 74 raste), ndërsa në disa vende joendemike ku janë regjistruar gjithsej 10 raste në vitin 2014, kjo sëmundje paraqitet në formë epidemike (Siri), ose si raste të veçanta të sëmundjes (Kamerun – 3, Etiopi – 1, Guine ekuatoriale – 3 raste) (shiko te Tabelën 1).

Në Siri në epideminë e poliomielitit që shpërtheu në vitin 2013, deri më 15.05.2014 janë raportuar 36 raste të vërtetuara me paralizë flakcide akute (PFA) nga rajone të ndryshme në gjithë vendin, nga të cilat 35 janë regjistruar në vitin 2013, ndërsa në vitin 2014 vetëm një rast në muajin janar.

Gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2013 në botë janë raportuar 41 raste, kryesisht në vendet endemike, që do të thotë se numri i rasteve të regjistruara në vitin 2014 është pothuajse për 2 herë më i madh krahasuar me numrin e rasteve të raportuara deri në fund të muajit maj në vitin 2013 (shiko te Tabela 1).

Tabela 1: Të dhëna nga OBSH deri më 27.05 për vitin 2014 krahasuar me vlerat deri më 28.05 për vitin 2013. Vendet endemike janë shënuar me të verdhë.

Vendet Deri më 27.05.2014 Deri më 28.06.2013 Gjithsej në vitin 2013 Data e raportimit të rastit të fundit
WPV

1

WPV

3

W1W

3

Gjithsej në vitin 2014 WPV

1

WPV

3

W1W

3

Gjithsej
Pakistani 67 67 9 9 93 02.05.2014
Afganistani 4 4 2 2 14 06.04.2014
Nigeria 3 3 24 24 53 19.04.2014
Somalia 0 0 4 4 194 20.12.2013
Kenia 0 0 2 2 14 14.07.2013
Siria 1 1 35 21.01.2014
Etiopia 1 1 9 05.01.2014
Kameruni 3 3 4 31.01.2014
Iraku 2 2 0 07.04.2014
Guinea Ekuatoriale 3 3 0 19.03.2014
Gjithsej 84 84 41 0 0 41 416
Në vendet endemike 74 0 0 74 35 0 0 35 160
Në vendet joendemike 10 0 0 10 6 0 0 6 256

Rajoni evropian i OBSH-së në vitin 2002 është shpallur si rajon i pastër nga polio, që do të thotë se sëmundja në Evropë është çrrënjosur dhe deri më sot nuk është regjistruar rast autokton i poliomielitit. Rasti i fundit autokton në Evropë është regjistruar në vitin 1998 në Turqi. Epidemia në Holandë që u paraqit tek një komunitet fetar në vitin 1992 shkaktoi 71 të sëmurë dhe 2 vdekje. Rastet e fundit të poliomielitit në Evropë janë regjistruar në Bullgari në vitin 2001 (3 fëmijë të përkatësisë rome janë sëmurë nga paraliza flakcide e shkaktuar nga poliovirus i egër). Hulumtimet treguan se virusi i cili shkaktoi sëmundjen në Bullgari ka prejardhje nga India. Edhe pse Rajoni evropian është shpallur si rajon ku paraliza e fëmijëve është një sëmundje e çrrënjosur, në vitin 2010 është regjistruar epidemi në Taxhikistan, si rezultat i importimit të një rasti nga Pakistani. Sëmundja u përhap tek popullata e pavaksinuar, ndërsa epidemia përfundoi me gjithsej 460 raste të raportuara. Kjo ishte epidemia e fundit në Rajonin evropian që u paraqit si pasojë e rasti të importuar të poliomielitit. Informacionet e fundit që flasin për një poliovirus të egër të vërtetuar në mostra nga mjedisi jetësor, si dhe epidemitë në Siri dhe Somali, theksojnë rrezikun për një rikthim të mundshëm të paralizës së fëmijëve në Evropë.

Për shkak të qarkullimit të poliovirusit në një numër të madh vendesh , mangësitë në cilësinë e mbikëqyrjes dhe lëvizjes së popullatës vulnerable në vende të ndryshme, në mars të vitit 2014 OBSH rriti nivelin e vlerësimit të rrezikut nga përhapja ndërkombëtare e paralizës së fëmijëve nga Kameruni në “nivel shumë të lartë”, ndërsa në 5 maj të vitit 2014 drejtori gjeneral i OBSH-së dr. Margaret Çen veproi sipas rekomandimeve të Komitetit për raste emergjente në Rregulloren shëndetësore ndërkombëtare dhe deklaroi se përhapja e llojit të egër të poliovirusit në vitin 2014 paraqet një situatë të jashtëzakonshme shëndetësoro-publike me rëndësi ndërkombëtare (PHEIC)në pajtim me Rregulloren shëndetësore ndërkombëtare.

Republika e Maqedonisë, bashkë me vendet e tjera evropiane nga OBSH është e certifikuar dhe e shpallur si vend i pastër nga polio në nivel të rajonit të OBSH-së. Rasti i fundit me paralizë të fëmijëve është regjistruar në vitin 1987. deri më sot në Maqedoni nuk është regjistruar as edhe rast i importuar i paralizës së fëmijëve i shkaktuar nga poliovirusi i egër.

Kjo është rezultat i përfshirjes së madhe të popullatës me vaksinë kundër poliomielitit, por edhe gatishmërisë dhe përpjekjeve të autoriteteve dhe institucioneve kompetente shëndetësoro-publike në vend të cilët edhe pse vendi është shpallur si i pastë[r nga poliovirusi i egër vazhdojnë të zbatojnë masat dhe aktivitetet për mbikëqyrje aktive të paraqitjes së mundshme të rasteve të importuara të poliomielitit, përmes mbikëqyrjes së paraqitjes së paralizës flakcide akute, për të cilën i raportohet rregullisht OBSH-së.