Më datë 30.01.2023, në mjediset e Qendrës për Monitorim Epidemiologjik dhe Menaxhim
me Krizat Shëndetësore (PHEOC), u zhvillua një takim pune ku mori pjesë edhe Drejtori i ISHP-së Ass. D-r. Shaban Memeti; udhëheqësi i Departamentit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP-së dhe koordinator i Qendrës, Prim. D-r. Zharko Karaxhovski; Udhëheqësi i laboratorëve, Prim. D-r.Dugagjin Osmani, si dhe:
- Ministri i Shëndetësisë D-r.Bekim Sali
- Zhaklina Çagoroska, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë,
- Znj. Anne Johansen, Drejtoreshë e Zyrës së OBSH-së në Shkup
- Gordana Majnova, përfaqësuese e OBSH-Shkup dhe UNICEF-it, Ministria e Shëndetësisë
- Goran Koçinski, përfaqësues i Zyrës së OBSH-së në Shkup
- Z. Artur Ajvazov, përfaqësues i UNICEF-it në Maqedoni
- Z. Bryn Sakagawa, Përfaqësues i USAID-it në Byronë Globale të Shëndetit në Uashington, D.C., këshilltar i lartë shëndetësor
- Z. Jerry Dibble, përfaqësues i USAID-it në Maqedoni
- Z. Christopher Dodge, Zyrtar për Zhvillim Ekonomik i USAID-it
- Prof. D-r. Aleksandra Grozdanova, Kryetare e Komitetit Kombëtar për imunizim pranë Ministrisë së Shëndetësisë
- Prof. D-r. Katarina Stavriq, Qendra për Mjekësi Familjare.
Takimi filloi me fjalimin e ministrit D-r. Bekim Sali dhe Drejtorit të ISHP-së Ass. D-r. Shaban Memeti, më pas vijuan prezantimet nga përfaqësuesit nga OBSH, UNICEF, prezantimet dhe diskutimet nga Prim. D-r. Zharko Karaxhovski (ISHP), Prim. D-r.Dugagjin Osmani (ISHP), Prof. D-r. Aleksandra Grozdanova, Prof. D-r. Katarina Stavriq, Zhaklina Çagoroska, si dhe fjalime përmbyllëse të përfaqësuesve të USAID-it.
Qendra për Monitorim Epidemiologjik dhe Menaxhim me Krizat Shëndetësore (PHEOC) që funksionon në kuadër të Institutit të Shëndetit Publik, filloi me punë më 6 gusht 2020, në kulmin e pandemisë së COVID-19, me mbështetje nga OBSH dhe donatorët, të cilët me financat fondet dhe aktivitetet e tyre mundësuan hapjen dhe funksionimin e kësaj Qendre.
Pandemia e COVID-19 padyshim që destabilizoi sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjitha vendet dhe ishte një demonstrim i fuqishëm se kur shëndeti është në rrezik, gjithçka është në rrezik dhe se nuk ka siguri globale pa fuqizimin e të gjithëve aspekteve të sistemit të vendeve të botës. Për këtë shkak, ishte e nevojshme që të rritet gatishmëria, të bëhet zbulimi dhe verifikimi i shpejtë i emergjencave shëndetësore, që është e një rëndësie qenësore për shpëtimin e jetëve të njerëzve.
Qendra mbledh dhe përpunon të dhëna në kohë reale, me qëlllim monitorimin e një epidemie, informon autoritetet më të larta shëndetësore dhe shtetërore në vend dhe jashtë, propozon masa për kontrollin e epidemisë, të kombinuara me paralajmërim të hershëm dhe vlerësim të rrezikut dhe intervenon me masa për reagim.
Qendra për Monitorim Epidemiologjik dhe Menaxhim me Krizat Shëndetësore përfaqëson një vendndodhje (pozicion) qendrore, ku në mënyrë të koordinuar mblidhet informacion për situatën momentale për një ngjarje (epidemi) dhe posedon burimet e nevojshme për menaxhimin strategjik dhe taktik të ngjarjeve dhe emergjencave të shëndetit publik. Kjo gjë mundëson një komunikim dhe koordinim multisektorial efektiv, i cili është qenësor për një qasje multidisiplinare gjatë emergjencave.
Falë mbështetjes së Ministrisë së Shëndetësisë, zyrës së OBSH-së në Shkup dhe fondeve të USAID-it, kapacitetet e ISHP-së dhe QSHP-së u përforcuan, me qëllim digjitalizimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm (zhvillimi i zgjidhjeve softuerike, trajnimi i punonjësve, pilot projekte, ndryshimi i ligjit, gatishmëri për vënie në funksion të Qendrës për Monitorim Epidemiologjik dhe Menaxhim me Krizat Shëndetësore dhe ALERT 2, gjurmimi i kontakteve, grumbullimi elektronik i të dhënave për monitorimin e COVID 19), si dhe zbatimin e intranetit për ndarje të sigurt të të dhënave epi në kohë krize dhe në mungesë të epidemive.
Me mbështetjen e fondeve të OBSH-së dhe USAID-it u zhvillua një teknologji e re për zbulimin e hershëm dhe monitorimin në kohë reale të ngjarjeve shëndetësore, siç është sistemi për paralajmërim të hershëm, monitorim dhe reagim të shpejtë (EWARS) i quajtur ALERT2.
Foto: ISHP, UNICEF