CEH-Logo-40 FIFTH MEETING of EHTF

Takimi i pestë i Organit ekzekutiv të procesit evropian për shëndetin dhe mjedisin jetësor të OBSH-së u mbajt në 24-25 nëntor të vitit 2015 në Shkup, në organizim të Ministrisë së shëndetësisë, Institutit të shëndetit publik dhe përfaqësisë të OBSH-së për Evropë.

Organi ekzekutiv i procesit u formua në konferencën e pestë ministrore për shëndetin dhe mjedisin jetësor në Parma, Itali, si një organ ndërkombëtar udhëheqës për implementim dhe mbikëqyrje të Procesit evropian për shëndetin dhe mjedisin jetësor.

Fjalime përshëndetëse kishin ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor z. Nurhan Izairi dhe zëvendës ministri i shëndetësisë z. Jovica Andovski. Takimin e hapi dhe e moderoi Prof. dr. Dragan Gjorgjev, kryetari aktual i Organit ekzekutiv të procesit evropian për shëndetin dhe mjedisin jetësor.

Folësit theksuan se Procesi për shëndetin dhe mjedisin jetësor zë një pozitë të lartë në agjendën e Qeverisë të RM-së. Shkak për këtë nuk është vetëm synimi të plotësohen detyrimet e marra në Konferencën ministrore në Parma dhe të ndiqet progresi i Procesit evropian, por edhe fakti  që qytetarët e Republikës së Maqedonisë për çdo ditë përballen me një sërë rreziqe për shëndetin që burojnë nga ndotja në mjedisin jetësor. Ndotja e mjedisit jetësor, sidomos ndotja e ajrit shkakton pasoja të rënda e evidente për shëndetin me disa qindra raste vdekjesh brenda vitit dhe me disa milionë shpenzime ekonomike. U theksuan edhe më shumë projekte nacionale dhe ndërkombëtare që udhëhiqen në të dy ministritë mes të cilëve dominojnë aktivitetet për vlerësimin e rreziqeve nga ndotja e ajrit si një problem ekologjik më i theksuar në vendin tonë. Në këtë segment është avancuar legjislacioni, mbikëqyrja dhe infrastruktura  për menaxhimin me cilësinë e ajrit në nivel nacional dhe lokal, është caktuar edhe metodologjia për vlerësimin e rreziqeve shëndetësore si pasojë e ajrit të ndotur. Për fat të keq, ndotja e ajrit vazhdon të mbetet një nga problemet më të theksuar ekologjiko-shëndetësor në Republikën e Maqedonisë.

Në takimin dy ditor morën pjesë 82 pjesëmarrës, nga të cilët 39 anëtarë të Organit ekzekutiv të Procesit nga 32 vende anëtare nga rajoni evropian i OBSH-së, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar, anëtarë të delegacioneve, agjenci të tjera të KB dhe mbikëqyrës të vendit nikoqir – Republikës së Maqedonisë. Në takim u shqyrtua plan projekti final për punë për procesin përgatitor për Konferencën e gjashtë ministrore. Theksi u vu te disa tema të reja (road-map) për Konferencën: mjediset e gjelbërta urbane dhe mjedisi, mbeturinat dhe shëndeti dhe sistemet shëndetësore ekologjike të qëndrueshme, por nuk u harruan edhe problemet aktuale – ndotja e ajrit dhe ndryshimet klimatike. Në periudhën na vazhdim do të bëhen bisedime intensive mes vendeve anëtare për përgatitjen e një liste të vetme të prioriteteve të përbashkëta nga kjo lëmi për të gjitha 53 vendet e rajonit evropian të OBSH-së.