1. Çfarë janë infeksionet intrahospitale? -Sipas OBSH-së, infeksionet intrahospitale definohen si: “Infeksionet e fituara në spital, tek pacientët që janë pranuar në një institucion shëndetësor për një arsye tjetër. Në kohën e qëndrimit në spital, pacientët nuk kanë manifestuar shenja infeksioni, ose kanë qenë në fazën e inkubacionit. Infeksionet intrahospitale përfshijnë infeksionet e fituara në spital që ndodhin pas daljes nga spitali, si dhe infeksionet tek punonjësit shëndetësor”. Ato shkaktohen nga bakteret, viruset dhe kërpudhat dhe më shpesh shkaktojnë inflamacion të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes, infeksione të traktit urinar, infeksione të plagëve, etj. Infeksionet intrahospitale ndodhin në 1 në 10 pacientë. Ato paraqesin një problem mjekësor, etik dhe ekonomik!
  2. Si të sigurojmë një shëndet më të mirë në spital? – Për të pasur sukses në zvogëlimin e këtij problemi, qasja ndaj tij duket të jetë serioze, sepse rreth 1/3 e infeksioneve intrahospitale mund të parandalohen! (Burimi: OBSH)
  3. Rekomandime:

3.1  Për institucionin shëndetësor:

  • Qasje në mjete për dezinfektim.
  • Dezinfektim i rregullt i mjediseve spitalore, pajisjeve dhe aparateve mjekësore.
  • Respektim i protokolleve për kulturë spitalore të përcaktuara nga Ministria e shëndetësisë. (http://zdravstvo.gov.mk)
  • Respektim i orareve të vizitave të pacientëve.
  • Selektim dhe dispozim i drejtë i mbeturinave.

3.2 Për punonjësit shëndetësorë:

  • Larje e drejtë dhe e rregullt, si dhe dezinfektim i duarve.
  • Mbajtje dhe ndërrim i drejtë i mjeteve mbrojtëse – maskave, dorezave, uniformave, kapeleve, syzeve, etj.
  • Mospërdorim i mjeteve të njëjta mbrojtëse brenda dhe jashtë institucionit shëndetësor.
  • Kontrolle sanitare rutinore të punonjësve shëndetësorë.
  • Edukim i rregullt i të gjithë punonjësve shëndetësorë.
  • Zbulim i hershëm, izolim dhe trajtim i pacientëve me infeksione intrahospitale.

 

Përgatiti: Njësia për promovimin e shëndetit dhe ndjekjen e sëmundjeve