Çfarë duhet bërë për një mjekim të sigurt shtëpiak të pacientëve të dyshuar për infeksion me korona virusin e ri (2019-nCoV) të cilët kanë simptoma të lehta, dhe për zbatimin e masave për mbrojtje shëndetësore të personave asimptomatik të cilët kanë qenë në kontakst me rastet e dyshimta.

Ky udhëzues është i dedikuar për punonjësit shëndetësor dhe personelin shëndetësor i cili është nën kontakt me pacientë të dyshuar për infeksion me nCoV.

OBSH vazhdon ta ndjekë më kujdes gjendjen që të mund të sigurojë informacion për përditësimin e këtij udhëzuesi për këshillim të shpejtë.

Përkujdesja shtëpiake e pacientëve të dyshuar për infeksion me 2019- nCoV që kanë simptoma të lehta

 

Duke e marrë parasysh njohuritë aktuale të kufizuara për sëmundjen e shkaktuar nga infeksioni me 2019-nCoV dhe mënyrën e përhapjes të infeksionit, OBSH rekomandon që rastet e dyshimta të izolohen dhe të mbikëqyren në kushte spitalore. Kjo do mundësojë një mbrojtje shëndetësore të sigurt dhe cilësore, si dhe siguri shëndetësore publike. Sidoqoftë, për shkak të shumë arsyeve, përfshirë këtu edhe situatat kur hospitalizimi është i pamundur ose i pa sigurt, ose në rastet kur personi refuzon të shtrohet në spital, mund të ndërmerren veprime alternative për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Nëse ndodh kjo, pacientët me simptoma të lehta të cilët nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike, si sëmundje të organeve të frymëmarrjes dhe të zemrës, insuficiencë të veshkave ose gjendje imunokompromentuese, mund të sistemohen në mjedisin e tyre shtëpiak.

Po ky parim i përkujdesjes vlen edhe për pacientët simptomatik të cilët nuk kanë më nevojë të qëndrojnë në spital. Ky vendim duhet marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm klinik të sigurisë së mjedisit jetësor të pacientit.

Personeli shëndetësor duhet të inkuadrohet në mbikëqyrjen e gjendjes shëndetësore duke e ndjekur zhvillimin e simptomave përmes kontakteve telefonike, dhe në rast se është e mundur, përmes vizitave të rregullta (ditore), gjatë të cilave do kryhen analiza specifike për diagnostikim (sipas nevojës). Përveç kësaj, pacientët dhe anëtarët e familjeve të tyre duhet të edukohen për masat për praktikimin e higjienës personale, zbatimin e masave themelore për parandalim dhe kontroll të infeksionit, të edukohen për mënyrën se si duhet të përkujdesen për anëtarin e familjes së tyre i cili dyshohet se është i infektuar dhe se si në mënyrë më të sigurt ta parandalojnë përhapjen e infeksionit tek anëtarët e tjerë të familjes.

Ata duhet tu përmbahen këtyre rekomandimeve:

  • Ta vendosin pacientin në një mjedis të ajrosur mirë.
  • Ta kufizojnë numrin e personave të cilët do jenë përgjegjës për përkujdesjen e pacientit (mundësisht të caktohet një person që është në gjendje të mirë shëndetësore). Nuk duhen lejuar vizita.
  • Anëtarët e familjes duhet të qëndrojnë në një mjedis tjetër, ose, nëse është e mundur, të qëndrojnë së paku 1 m larg personit të sëmurë (p.sh. të flejnë në krevat të veçantë).

(Përjashtim mund të jetë nëna e cila ushqen me gji fëmijën e saj. Duke i pasur parasysh efektet pozitive të gjidhënies nëna mund të vazhdojë të ushqejë fëmijën e saj me gji. Gjatë këtij procesi nëna duhet të mbulojë gojën dhe hundën me maskë dhe të praktikojë larjen e duarve para se të marrë në duar fëmijën e saj. Gjithashtu duhet t’i praktikojë edhe masat e tjera higjienike të përshkruara në këtë udhëzues)

  • Ta kufizojnë lëvizjen e pacientit dhe ta minimiojnë mjedisin e përbashkët. Mjedisi duhet të ajroset mirë dhe rregullisht.
  • Personi që përkujdeset për pacientin duhet të mbajë maskë të vendosur mirë në fytyrë kur ndodhet në të njëjtin mjedis me pacientin. Gjatë përdorimit, maskat nuk duhen prekur me dorë. Nëse maska laget ose bëhet me tajitje, menjëherë duhet të zëvendësohet me të re. Pas përdorimit maska duhet të hiqet sipas udhëzimeve dhe duart duhet të lahen me kujdes.
  • Duart duhet të lahen pas çdo kontakti me personin e sëmurë, ose pas kontaktit me gjësende nga mjedisi ku qëndron i sëmuri. Gjithashtu, duart duhen larë para dhe pas përgatitjes së ushqimit, para dhe pas konsumimit të ushqimit, pas përdorimit të tualetit. Nëse duart nuk duken të pista, për t’i pastruar ato mund të përdoret preparat për dezinfektim që përmban alkool. Kur papastërtia është e dukshme, duart duhet të lahen me ujë dhe me sapun.
  • Pasi të keni larë duart me ujë dhe sapun, ato duhet të fshihen me letër për një përdorim. Në mungesë të letrës për një përdorim, duart duhn fshirë me peshqirë të veçantë të cilët duhet të zëvendësohen pasi të njomen.
  • Higjiena respiratore duhet të praktikohet nga të gjithë. Me higjienë respiratore nënkuptojmë mbulimin e hundës dhe gojës gjatë kollitjes ose teshtimës duke përdorur maska mjekësore, maska nga pëlhura, e gjithë kjo e shoqëruar me larjen e duarve.
  • Materialet që përdoren për të mbuluar gojën dhe hundën pas përdorimit duhet të menaxhohen në mënyrë adekuate (p.sh. pecetat të lahen me ujë, detergjent ose sapun).
  • Të evitohet kontakti i drejtpërdrejtë me lëngjet trupore, sidomos me tajitjet orale ose repiratore dhe me jashtëqitjet.  Gjatë përkujdesjes për personin e sëmurë, si dhe gjatë kontaktit me jashtëqitjet, urinën dhe mbeturinat, duhet të përdoren doreza mbrojtëse për një përdorim. Para dhe pas heqjes së dorezave mbrojtëse duart duhet të lahen mirë me ujë dhe sapun.
  • Dorezat, maskat dhe mbeturinat duhet të vendosen në një enë të veçantë në dhomën ku qëndron personi i sëmurë para se ato të hidhen me mbeturinat e tjera të amvisërisë.
  • Duhet evituar ekspozimi ndaj gjësendeve të kontaminuara që ndodhen në afërsi të personit të sëmurë (mos përdorni të njëjtën furçë për dhëmbë, mjete dhe enë të njëjta për të ngrënë, peshqirë dhe çarçafe). Mjetet dhe enët e ngrënies duhet të lahen me detergjent dhe ujë që të mund të përdoren përsëri.
  • Sipërfaqet të cilat preken më së shumti duhet të pastrohen dhe të dezinfektohen me preparate  për dezinfektim që përmbajnë zbardhues.
  • Sipërfaqet në banjë dhe tualet duhet të pastrohen dhe dezinfektohen së paku një herë në ditë me preparate për dezinfektim që përbajnë zbardhues.
  • Rrobat, çarçafët dhe peshqirët e përdorur nga personi i sëmurë duhet të lahen në lavatriçe në temperaturë 60-90°C me detegjent dhe të thahen mirë. Të evitohet kontakti i drejtpërdrejtë me lëkurën dhe rrobat e komtaminuara dhe çarçafët e personit të sëmurë.
  • Personat me simptoma duhet të qëndrojnë në shtëpi deri sa të shërohen dhe pasi të kenë bërë analiza laboratorike dhe klinike (dy analiza negative të RT-PCR të kryera brenda 24 orëve).
  • Të gjithë anëtarët e familjes duhet të konsiderohen si kontakte dhe shëndeti i tyre duhet të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

 

Menaxhimi me kontaktet

Duke marrë parasysh provat e kufizuara për përhapjen e 2019-nCoV nga njeriu në njeri, personat të cilët janë në kontakt me personat e dyshuar me infeksion me 2019-nCoV, (përfshirë këtu edhe punonjësit shëndetësor), 14 ditë pas kontaktit të mundshëm me person të dyshimtë duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse zhvillojnë simptoma si – temperaturë e lartë e trupit, kollë apo diarre. Gjatë periudhës së mbikëqyrjes së kontakteve duhet të realizohet kontakt përmes telefonit me punonjës shëndetësor. Personeli shëndetësor duhet të inkuadrohet në mbikëqyrjen e gjendjes shëndetësore duke e ndjekur zhvillimin e simptomave përmes kontakteve telefonike, dhe në rast se është e mundur, përmes vizitave të rregullta (ditore), gjatë të cilave do kryhen analiza specifike për diagnostikim (sipas nevojës). Punonjësi shëndetësor duhet të japë udhëzime paraprak për atë se ku duhet të kërkohet përkujdesje në rast se ndonjë nga kontaktet manifeston shenja të sëmundjes, për atë se cila është mënyra më e përshtatshme për transportim, kur dhe ku duhet hyrë në ndonjë institucion shëndetësor dhe për atë se cilat masa të kujdesit për kontrollimin e infeksionit duhet të ndiqen:

  • Të lajmërohet spitali se po transportohet një kontakt simptomatik.
  • Gjatë transportit drejt spitalit, personi i sëmurë duhet të mbajë maskë mbrojtëse.
  • Të evitohet trasporti publik deri tek spitali, dhe nëse është e mundur të kërkohet makinë e ndihmës së shpejtë ose personi i sëmurë të transportohet me makinë private me dritare të hapura për të bërë një ajrosje sa më të mirë, me gojë dhe hundë të mbuluar me maskë.
  • Personi i sëmurë duhet të këshillohet që të zbatojë me rregull higjienën respiratore dhe të bëjë larjen e duarve, gjatë transportit dhe qëndrimit në apital të qëndrojë së paku 1 m larg të tjerëve.
  • Personat të cilët janë në kontakt me personin e sëmurë, si dhe personat që përkujdesen për të, duhet të kenë kujdes dhe të zbatojnë me rregull higjienën e duarve.
  • Të gjitha sipërfaqet në të cilat ka tajitje respiratore dhe lëngje të tjera trupore duhet të dezinfektohen me preparate që përmbajnë zbardhues.

 

 

PDF 1

 

PDF 2