
Në 18 Nëntor nga ora 15:40 deri në orën 17:00 në aeroportin „Aleksandri i Madh“ u realizua një ushtrim simulimi në të cilin morën pjesë shumë subjekte kompetente, e që kishte për qëllim të bëjë testimin e parë të protokolleve operative standarde (POS) për mënyrën e veprimit, komunikimit dhe koordinimit të sistemit shëndetësor në Republikën e Maqedonisë në rast të paraqitjes së mundshme të sëmundjes së rrezikshme infektive – Ebola-s.
Në këtë ushtrim morën pjesë Ministri i shëndetësisë z. Nikolla Todorov dhe Drejtoresha e zyrës së OBSH-së për Evropë, Suzana Jakab, si dhe shumë ministra, zëvendës ministra dhe persona të dërguar nga ministritë e 9 shteteve fqinje, anëtarë të Rrjetit shëndetësor të Evropës jug-lindore. (EXTRAORDINARY MINISTERIAL MEETING OF THE SOUTH EASTERN EUROPE HEALTH NETWORK).
Ushtrimi u realizua me mbështetje të zyrës së OBSH në Shkup, ndërsa në të përmes të dërguarve të tyre morën pjesë edhe shumë institucione të sektorit shëndetësor dhe sektorëve të tjerë në Republikën e Maqedonisë.
Persona nga institucionet shëndetësore dhe institucionet nga sektorë të tjerë në vend morën pjesë në mënyrë aktive në organizimin, shkrimin dhe prezantimin e skenarit para të ftuarve nga OBSH dhe ministritë e shëndetësisë. Rolin e naratorit gjatë këtij ushtrimi e kishte Prim.dr. Zharko Karaxhovski nga Instituti i shëndetit publik dhe Prim. dr. Jovanka Kostovska nga Ministria e shëndetësisë.
Në këtë ushtrim u prezantua simulim i përcjelljes së sëmundjes së rrezikshme infektive (Ebola) nga 2 persona nga Liberia, të cilët zbresin në aeroportin „Aleksandri i Madh“ në Shkup.
Në pjesën në vazhdim, sistemi shëndetësor i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme të miratuara sipas Protokollit për veprim dhe raportim nga pika hyrëse aeroporti Aleksandri i Madh-Shkup, gjatë paraqitjes së një dukurie të jashtëzakonshëm shëndetësoro-publike ose me rëndësi ndërkombëtare, të shkaktuar nga agjent biologjik, e që është pjesë e Rregullores Shëndetësore Ndërkombëtare. (RRSHN 2005).
Sipas skenarit të ushtrimit dy studentë nga Liberia, të cilët pas qëndrimit të tyre në vendlindje kthehen në Maqedoni ku fillojnë të ankohen nga simptoma të cilat ngjasojnë me ato të sëmundjes Ebola: temperaturë trupore të rritur, nauze, të vjella, dhimbje stomaku, letargji, lodhje. Sipas planit operativ të miratuar menjëherë është lajmëruar Zyra e kontrollit të fluturimeve në aeroport, shërbimet kompetente (ekipi mjekësor i aeroportit, Qendra për menaxhimin me krizat (QMK), sigurimi i aeroportit dhe MPB).
Ekipi mjekësor i aeroportit menjëherë kontakton me Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) dhe Ministrinë e shëndetësisë (MSH).
ISHSSH lajmëron Ekipin për reagim dhe intervenim të shpejtë, i cili me gjithë pajisjet mbrojtëse menjëherë përgatitet për të vepruar në terren. Ekipin konsiston nga dy makina, gjegjësisht 4 anëtarë – një infektolog, një epidemiolog dhe dy mjekë nga ekipi mjekësor i aeroportit. Sipas udhëzimeve të marra nga Ekipi për vlerësim të shpejtë të rrezikut, pranë MSH-së, është konstatuar se bëhet fjalë për dy raste të dyshimta për Ebola.
Personat me simptoma duhet të dërgohen në ambientin për izolim – nga ku pastaj do të shtrohen në Klinikën e sëmundjeve infektive.
Është bërë dezinfektim i plotë i avionit, i gjithë trajektores së lëvizjes dhe janë ndërmarrë masa për vendosjen në karantinë të udhëtarëve të cilët kanë qenë të ulur në afërsi të personave të sëmurë, si dhe të stjuardesave.
Udhëtarët e tjerë janë shoqëruar deri te pika e kontrollit doganor dhe u është dhënë material, ndërsa me vendim të ISHSSH ata do i nënshtrohen mbikëqyrjes epidemiologjike dhe shëndetësore 21 ditore, aq sa zgjat periudha e inkubacionit të sëmundjes së Ebola-s.
Ushtrimi përfundoi me sukses dhe u ndoq me interes të madh nga të gjithë të ftuarit e pranishëm, si dhe nga mediet televizive dhe elektronike të cilat raportonin nga aeroporti „Aleksandri i Madh“.