Ndërtimi i një bote më të drejtë, më të shëndetshme

 

Më 7 Prill të vitit 2021, në Ditën Botërore të Shëndetit, ju ftojmë t’i bashkëngjiteni fushatës së re për të ndërtuar një botë më të drejtë dhe më të shëndetshme. E bëjmë këtë sepse:

Në botën tonë mbizotëron pabarazia.

Gjatë pandemisë me KOVID-19, shohim se disa njerëz mund të jetojnë jetë më të shëndetshme dhe të kenë qasje më të mirë në shërbimet shëndetësore, për dallim nga disa të tjerë që nuk mund t’ia lejojnë vetes një gjë të tillë, kryesisht për shkak të kushteve në të cilat ata kanë lindur, rriten, jetojnë, punojnë dhe plaken.

zdravje 2

Disa grupe të njerëzve në të gjithë botën luftojnë për të mbijetuar me të ardhurat e ulëta ditore që kanë, jetojnë në kushte të këqija dhe nuk nuk kanë mundësi të ndjekin një shkollim të mirë, kanë më pak mundësi për tu punësuar, përballen me pabarazi gjinore dhe kanë pak ose aspak qasje në mjedise të sigurta, ujë dhe ajër të pastër, ushqim të sigurt dhe shërbime shëndetësore cilësore. Kjo shkakton vuajtje të panevojshme, sëmundje të pashmangshme dhe vdekje të parakohshme.

E gjithë kjo është e padrejtë dhe duhet të marrë fund. Prandaj, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve që të sigurojnë kushte adekuate për jetesë dhe punë për çdo person, gjë që do ketë një ndikim pozitiv ndaj shëndetit (do ruhet shëndeti i mirë). Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje atyre që t’i kushtojnë vëmendje pabarazive shëndetësore dhe të sigurojnë qasje të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore për të gjithë, kurdo dhe kudo që kanë nevojë për to.

KOVID-19 pati ndikim tek të gjitha vendet, por më të vështirë nga të gjithë e patën komunitetet që tashmë ishin vullnerable, vendet që janë më të ekspozuara ndaj sëmundjeve, dmth. vendet me qasje të kufizuar në shërbime cilësore shëndetësore.

OBSH është e përkushtuar për të drejtën për shëndet të mirë, që do të thotë se të gjithë, kudo, duhet të jenë në gjendje të realizojnë të drejtën e tyre për shëndet.

zdravje 1