Siguria e ushqimit është në interes të të gjithëve!

Ushqimi të cilin e konsumojmë duhet të jetë i sigurt që nga “ara e deri në tryezë”. Nevojitet një përkushtim dhe angazhim nga ana e secilit faktor që merr pjesë në kultivimin, përpunimin, transportimin, ruajtjen, tregtimin, përgatitjen dhe shërbimin e  ushqimit. Ushqimi i sigurt kontribuon për një jetë të shëndetshme, ekonomi të shëndetshme, planet të shëndetshëm dhe një ardhmëri të shëndetshme.

Me përdorimin e ushqimeve të sigurta në shtëpinë tonë dhe në jetën e përditshme ne do ndihmojmë në uljen e numrit të sëmundjeve që burojnë nga ushqimi.

Ushqimi i sigurt është i domosdoshëm për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se mbi 600 milionë njerëz në vit sëmuren dhe rreth 420 000 vdesin nga konsumimi i ushqimit të kontaminuar me bakterie, viruse, toksina ose kemikalie. Megjithatë, këto shifra e paraqesin vetëm atë pjesën e dukshme të ajsbergut, sepse të dhënat gjithëpërfshirëse për sëmundjet që burojnë nga ushqimi nuk janë në dispozicion në të gjitha vendet. Kur ushqimi nuk është i sigurt, njerëzit nuk mund të shfrytëzojnë dobitë nga vlerat e tij ushqyese dhe nuk mund të kenë një zhvillim normal psikofizik.

Ushqim të sigurt tani për një të ardhme të shëndetshme

Siguria e ushqimit gjatë pandemisë me COVID-19

Edhe pse COVID-19 nuk përcillen nëpërmjet ushqimit, pandemia e drejtoi fokusin tek çështjet lidhur me sigurinë e ushqimit, siç janë higjiena, rezistenca antimikrobiale, zoonozet, ndryshimet klimatike, falsifikimet e ushqimeve dhe përfitimet e mundshme nga digjitalizimi i sistemeve ushqimore. Gjithashtu, i identifikoi edhe pikat e dobta dhe vulnerable të sistemeve për prodhimin dhe kontrollimin e ushqimit. Shumë shpejt, minimizimi i çrregullimeve në sinxhirin e furnizimit me ushqimdo jetë një nga prioritetet më kryesore të çdo vendi, sepse konsumatorët duhet të kenë një qasje të sigurt në ushqim.

Me rastin e Ditës Botërore të sigurisë së ushqimit e ndajmë me ju udhëzuesin për parandalimin e COVID-19 në objektet ku prodhohet ose tregtohet ushqim.

COVID-19 dhe siguria e ushqimit: udhëzues për bizneset