Veshkat janë organe çift që janë të nevojshme për funksionimin normal të trupit. Ata kryesisht janë përgjegjëse për filtrimin e produkteve të panevojshme të metabolizmit, ujit të tepërt dhe toksinave nga gjaku. Veshkat gjithashtu rregullojnë edhe nivelin e pH-it, nivelin e kripës dhe kaliumit në trup. Ato prodhojnë hormone që e rregullojnë tensionin e gjakut dhe e kontrollojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Veshkat madje aktivizojnë një formë të vitaminës D që e ndihmon trupin ta absorbojë kalciumin.

Në dëmtimin e veshkave ndikojnë faktorë të shumtë, si: tensioni i lartë i gjakut, diabeti, sëmundjet e zemrës, duhani, obeziteti e të tjera. Ato në të shumtën e rasteve shkaktojnë: infeksione të veshkave, gurë në veshka, cista, sëmundje akute dhe kronike të veshkave.

DITA BOTËRORE E VESHKAVE