Çdo 28 maj organizatat jofitimprurëse, agjencitë qeveritare, sektori privat, mediet dhe individët mblidhen për ta festuar Ditën e higjienës menstruale dhe angazhohen për rëndësinë e menaxhimit të mirë të higjienës menstruale (MHM).
Këtë vit, Dita e higjienës menstruale thekson që periodat mujore nuk ndalojnë gjatë kohës së pandemisë, „është koha për veprim”. Kjo temë e thekson emergjencën e punës kolektive që duhet bërë për të ndryshuar normat sociale negative rreth menstruacioneve dhe gjithashtu për përshpejtimin e avancimit të përforcimit të grave dhe vajzave në zgjerimin e mundësive të tyre arsimore dhe ekonomike.
Më shumë se 800 milionë gra dhe vajza në ditë kanë menstruacione, por në mbarë botën ato përballen me pengesa në menaxhimin e drejtë të periodave të tyre. Stigmat dhe tabutë sociale rreth menstruacioneve shpesh herë u pamundësojnë grave dhe vajzave të shkojnë në shkollë dhe në punë. Mungesa e qasjes në produkte për higjienë menstruale, mungesa e infrastrukturës sanitare, si toaletet private dhe preparatet për larjen e duarve dhe mungesa e edukimit, mund të paraqesë një pengesë të madhe për gratë dhe vajzat që të mund të mirëmbjajnë higjienën në vendin e punës.