Dita Botërore e higjienës së duarve – 5 Mајi, këtë vit ka për qëllim të ngrejë vetëdijen për rëndësinë e larjes së rregullt dhe rrënjësore të duarve me ujë dhe sapun, si mënyra më e lehtë dhe më e mirë për parandalimin e sëmundjeve dhe parandalimin e përhapjes së infeksioneve.

race 1

 

Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë sidomos tani kur e gjithë bota po përballet me pandemi dhe nëpërmjet të saj theksohet higjiena e duarve si një nga masat preventive themelore për mbrojtje nga virusi.

Iniciativa e OBSH-së dhe UNICEF-it për higjienën e duarve për të gjithë ka për qëllim të sigurojë zbatim të rekomandimeve globale të OBSH-së për higjienën e duarve për kontrollim dhe parandalim të pandemisë me COVID-19 dhe qëndrueshmëri për përmirësimin e higjienës së duarve në vendet si një nga shtyllat për një parandalim dhe kontroll më të  gjerë të infeksioneve dhe angazhimet për ujë, sanitacion dhe higjienë.

Por, si mund të jetë i suksesshëm zbatimi i higjienës së duarve?

Udhëzimet e OBSH-së për higjienën e duarve në mbrojtjen shëndetësore, punonjësve shëndetësor, administratorëve në spitale dhe autoriteteve shëndetësore ju mundësojnë një pasqyrë të detajuar të dëshmive për higjienën e duarve në mbrojtjen shëndetësore si dhe udhëzime specifike për përmirësimin e praktikave dhe zvogëlimin e përhapjes së mikroorganizmave patogjene tek pacientët. Udhëzimet aktuale i dedikohen implementimit në çdo situatë gjatë së cilës mbrojtja shëndetësore kryhet tek një pacient ose tek një grup i caktuar i popullatës. Prandaj, ky koncept ka të bëjë me të gjitha pjesët ku mbrojtja shëndetësore kryhet përkohësisht ose vazhdimisht, siç është kujdesi shtëpiak nga shoqëruesit.

Në kontekst të parandalimit të COVID-19 duart domosdoshmërisht duhet të lahen shpesh, sidomos pas prekjes së hundës, pas kollës ose teshtimës, pas vizitave në mjedise publike, pas përdorimit të transportit publik, pas kryerjes së pazarit, pas vizitave në objekte fetare, pas prekjes së sipërfaqeve jashtë shtëpisë, prekjes së parave, para, pas dhe gjatë përkujdesjes së një personi të sëmurë, para dhe pas ngrënies, pas përdorimit të tualetit, pas menaxhimit me mbeturinat, pas prekjes së kafshëve të egra dhe atyre shtëpiake, pas pastrimit të foshnjave ose fëmijëve tuaj pas përdorimit të tualetit, etj.

Higjiena e shpeshtë dhe rrënjësore e duarve është një nga masat më efikase për parandalimin e diarresë, inflamacionit të mushkërive, por edhe një sërë infeksionesh që mund të kenë pasoja fatale.

Viruset respiratorë siç është koronavirusi përhapen nëpërmjet mukusit ose pikave të cilat e përmbajnë virusin, ndërsa në organizëm depërtojnë nëpërmjet syve, hundës ose fytit. Kjo gjë ndodh shumë shpesh me ndihmën e duarve.

Higjiena e duarve është një zgjidhje e thjeshtë dhe efikase për zvogëlimin e përhapjes së infeksioneve dhe baktereve multirezistente dhe për mbrojtjen e pacientëve nga infeksionet intrahospitale. Çdo punonjës shëndetësor si dhe çdo person i cili në mënyrë të drejpërdrejtë ose të tërthortë është i përfshirë në përkujdesjen e personave të sëmurë, duhet t’i kushtojë kujdes higjienës së duarve dhe ta praktikojë atë në mënyrën e duhur.

Si? Duke i pastruar duart me dezinficiens për duar që përmban alkool. Kjo është një mënyrë e shpejtë dhe efikase e pastrimit të duarve që nuk janë dukshëm të pista. Në rastet kur papastërtia e duarve është e dukshme, sidomos me gjak dhe lëngje të tjera trupore, ose pas përdorimit të tualetit, ato duhet të lahen mirë me ujë dhe sapun.

Për mbështetje të promovimit të higjienës së duarve dhe përmirësimin e shërbimeve në institucionet shëndetësore në mbarë botën, OBSH e publikoi Udhëzuesin për higjienën e duarve në institucionet shëndetësore. Në të janë theksuar 5 momentet kur higjiena e duarve duhet të zbatohet pa dallim nëse përdoren ose jo doreza për një përdorim, si në vijim:
1. Para kontaktit me pacientët
2. Para kryerjes të veprimeve të pastra/aseptike
3. Pas rrezikut nga ekspozimi ndaj lëngjeve trupore
4. Pas kontaktit me pacientët
5. Pas kontaktit me mjedisin ku qëndron pacienti

race 3

Popullata duhet t’i parandalojë infeksionet duke i larë duart rregullisht si në shtëpi, ashtu edhe në vendin e punës, në shkollë, etj.