Më 2 mars të vitit 2023 (e enjte) në ora 12 në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë pranë UKM-së në Shkup u mbajt Forumi i ekspertëve nën moton “Të flasim për obezitetin” me rastin e 4 Marsit- Ditës Botërore të Obezitetit. IShP mori pjesë nëpërmjet Njësisë së Ushqyerjes dhe Kontrolleve Shëndetësore-Higjienike. Prof. D-r. Igor Spiroski në fjalimin e tij foli për rëndësinë e masave parandaluese të shëndetit publik në qasjen multidisiplinare për zgjidhjen problemit me obezitetin.
Organizator i forumit multidisiplinar ishte Shoqata Shkencore për Obezitetin – OBEM me Kryetar bashkëpunëtor shkencor Irfan Ahmetin. Në këtë forum morën pjesë:
- Shoqata shkencore e endokrinologëve dhe diabetologëve të Maqedonisë – Doc. d-r. Sasha Jovanovska Mishevska
- Shoqata e kardiologëve të Maqedonisë – Prof. d-r. Marijan Boshevski
- Shoqata e gastroenterologëve të Maqedonisë – Prof. d-r. Meri Trajkovska
- Shoqata e Psikiatërve të Maqedonisë – Prof. d-r. Antoni Novotni
- Shoqata maqedonase për ushqim dhe shëndetësi – Prof. d-r. Igor Spiroski