al Priprema A4 Svetski den na vodite-1

 

 

„Ta dimë vlerën e ujit“

Uji është në qendër të zhvillimit të qendrueshëm dhe çelësi i zhvillimit socio-ekonomik, ekosistemeve të shëndetshme dhe vetë mbijetesës të njeriut. Ai është i një rëndësie vitale për zvogëlimin e ngarkesës globale nga sëmundjet dhe përmirësimin e shëndetit, mirëqenies dhe produktivitetit të popullsisë.

22 marsi, nga viti 1993 me vendim të OKB-së kremtohet si Dita Botërore e ujit.

 

Fokusi kryesor i Ditës Botërore të ujit është mbështetja e arritjes së Qëllimit për zhvillim të qendrueshëm (SDG) 6: ujë dhe sanitacion për të gjithë deri në vitin 2030.

Përveç kësaj, në fokus të veçantë është rëndësia e ujit të pijshëm, ndërmarrja e aktiviteteve për menaxhimin me krizën globale për ujë dhe ngritjen e vetëdijes për 2,2 miliardë njerëz që jetojnë pa qasje në ujë të sigurt.

 

 

WWD2021_Posters_AL-1

 

 

3 FAKTE!

I PARI!

Nevojiten rreth 50 litra ujë në ditë për njeri që të plotësohen nevojat themelore të përditshme.

I DYTI!

Ekziston një krizë higjienike globale!!!

40% – ose 3 miliardë njerëz – nga e gjithë popullsia globale jeton pa pajisje themelore për larjen e duarve me ujë dhe sapun në shtëpitë e tyre.

I TRETI!

Një në gjashtë institucione shëndetësore në mbarë botën nuk ka shërbime higjienike, që do të thotë që 1 nga 10 pacientë merr infeksion! Nuk ka mjete higjienike për duart në vendet e trajtimit, si dhe ujë dhe sapun në tualete.

WWD2021_Posters_AL-2

 

Për fat të keq…

2,2 miliardë njerëz ose 1 në 3 njerëz përdorin burim uji për pije që është i kontaminuar me fekalie, që i vë në rrezik nga infektimi me kolerë, dizenteri, tifo, poliomielit dhe shumë sëmundje të tjera.

 

Me shqetësim…

vlerësohet se ka shumë mundësi që të rritet konkurrenca për ujë midis sektorëve të ndryshëm dhe të vijë deri te eskalimi i krizave të llojeve të ndryshme për ujë, duke shkaktuar kështu emergjenca në një numër të madh sektorësh që varen nga furnizimi me ujë.

WWD2021_Posters_AL-3

 

 

Shpesh herë është…

faktor kryesor për menaxhimin me rreziqet si uria, epidemitë, pabarazitë dhe jostabiliteti politik.

 

A jeni të sigurt se deri në vitin 2050 nuk do jeni një nga 3 miliardë njerëz të cilët do jetojnë në vende me rrezik potencial nga mungesa e ujit?

12% e popullsisë në botë pi ujë të PASIGURT!

Me rritjen e numrit të popullsisë në botë, rritet edhe kërkesa për ujë.

Keni menduar për ndikimin e kushteve klimatike ndaj UJIT?

Po, promovimi i higjienës është intervenimi shëndetësor më profitabil!

 

 

 

 

POR,

MË SHUMË se gjysma e popullatës në botë nuk kanë kushte sanitare të sigurta!

Çfarë nënkuptojmë me kushte sanitare të sigurta?

Kjo do të thotë se 673 miliona njerëz praktikojnë defekim në mjedis të hapur.

 

Pothuajse gjysma e shkollave në botë nuk kanë pajisje për larjen e duarve me ujë dhe sapun.

Keni dëgjuar për fatin tragjik të rreth 300 000 fëmijëve?

800 fëmijë nën moshën 5 vjeçare vdesin për çdo ditë nga sëmundje dijarreale si pasojë e kushteve të këqija sanitare, higjienës së dobët dhe ujit të pasigurt për pije.

A doni të jeni në mesin e 207 miliona njerëzve që në ditë ecin nga 30 minuta që të arrijnë deri tek një burim më i mirë i ujit?

 

 

 

Prezantim për Ditën botërore të ujit (PDF 1)

Posterë  për Ditën botërore të ujit (PDF 2)