DUHANI VRET NGA NJË NJERI ÇDO KATËR SEKONDA
Duhani është vdekjeprurës në çfarë do forme dhe e rrezikon shëndetin e mushkërive të të gjithë personave të cilët janë të ekspozuar ndaj tij. Duhani vret nga një person në çdo ketër sekonda (1). Produktet më të reja të duhanit poashtu janë të dëmshme për shëndetin. Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes janë një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në mbarë botën, ndërsa duhani faktor kryesor rreziku (2). Miliona raste të vdekjes si pasojë e sëmundjeve respiratore të shkaktuara nga duhani janë shqetësuese, por ajo që është më shqetësuese është vuajtja e madhe që e shkaktojnë këto sëmundje, ndërsa efektet e tyre ndikojnë në cilësinë e jetës të të gjithë të rriturve në të gjitha rajonet e botës.
SI JU LË PA FRYMË DUHANI
Me vetëm një të thithur, qindra toksine në tymin e duhanit fillojnë t’i dëmtojnë mushkëritë (3). Kur thithet tymi i duhanit, strukturat të cilat e pastrojnë mukozën dhe papastërtitë nga organet e frymëmarrjes paralizohen, duke ju mundësuar kështu substancave helmuese në tymin e duhanit më lehtë të depërtojnë në mushkëri. Efektet e dëmshme të tymit të duhanit janë pothuajse të menjëhershme (3). Tymi i duhanit shkakton rënie të funksionit të mushkërive dhe mungesë të ajrit për shkak të ënjtjes së rrugëve të frymëmarrjes dhe rritjes së sasisë së mukozës në mushkëri. Simptomat respiratore të menjëhershme janë vetëm një pjesë e dëmit që tymi i duhanit ua shkakton mushkërive.
EKSPOZIMI NDAJ TYMIT TË DUHANIT ËSHTË KËRCËNIM PËR SHËNDETIN E MUSHKËRIVE TË TË GJITHË NJERËZVE, JO VETËM TË DUHANPIRËSVE
Tymi i duhanit ndikon në ndotjen e ajrit në mjediset e mbyllura, që paraqet një kërcënim të madh për shëndetin e mushkërive. Çdo vit, më shumë se 1 milion raste të vdekjes në mbarë botën janë pasojë e thithjes pasive të tymit të duhanit (1). Tymi i kthyer është tymi i cili lëshohet nga pjesa e sipërme e cigares ose nga produkte të tjera të duhanit, zakonisht në kombinim me tymin të cilin duhanpirësi e nxjerr nga mushkëritë. Pirja e duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë janë faktorët kryesorë të rrezikut për paraqitjen e kancerit të mushkërive, sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike (SPOK), tuberkulozit (TB) dhe astmës. Që para se të fillojnë t’i bëjnë hapat e para, fëmijët mund të fillojnë t’i vuajnë efektet e ekspozimit ndaj tymit të duhanit (4). Foshnjat e lindura nga nëna të cilat pinë duhan, ose nga gra të cilat kanë qenë të ekspozuara ndaj tymit të duhanit gjatë shtatzënisë, ka shumë mundësi të vuajnë nga funksioni më i dobët i mushkërive (5). Kemikaliet të cilat ndodhen në tymin e duhanit në fazat kritike të zhvillimit në mitër mund të kenë efekte të dëmshme dhe afatgjate tek mushkëritë e embrionit. Fëmijët e duhanpirësve vuajnë nga funksioni më i dobët i mushkërive që vazhdon t’i mundojë edhe në formë të çrregullimeve respiratore kronike në moshë madhore. Adoleshentët të cilët pinë duhan kanë më shumë mundësi të vuajnë nga çrregullime respiratore kronike dhe rrezikojnë që t’i dëmtojnë mushkëritë e tyre përgjithmonë (6).
KANCERI I MUSHKËRIVE
Në rrafsh global, 1,8 milionë raste të vdekjes shkaktohen nga kanceri i mushkërive gjatë një viti. (7). Pirja e duhanit është shkaktari më i shpeshtë i kancerit të mushkërive, që shkakton rreth 1,2 milionë vdekje nga kanceri i mushkërive gjatë një viti.(7). Për dallim nga personat që nuk pinë duhan, duhanpirësit kanë për 22 herë më shumë mundësi të zhvillojnë kancer të mushkërive gjatë jetës së tyre. (8-13). Duhanpirësit pasiv të ekspozuar ndaj tymit të duhanit në shtëpitë e tyre ose në vendin e punës kanë rrezik për 30%më të madh të zhvillojnë kancer të mushkërive (4, 14). Pas 10 vitesh pa duhan rreziku nga kanceri i mushkërive pothuajse përgjysmohet, për dallim nga rreziku që u kanoset duhanpirësve(5).
SËMUNDJA PULMONARE OBSTRUKTIVE KRONIKE
Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK) është sëmundje e mushkërive e cila shkakton episode të vështirësimit të frymëmarrjes, kollitjes dhe prodhimit të mukozës. Këto gjendje e paaftësojnë personin i cili vuan nga kjo sëmundje; mund të zgjasin nga disa ditë deri më disa muaj, e ndonjëherë kanë edhe si rezultat vdekjen.(15). Është vlerësuar që vitin 2016 mbi 251 milionë njerëz kanë jetuar me SPOK (15). Pirja e duhanit është faktori kryesor i rrezikut për SPOK, që shkakton ënjtje dhe plasje të alveolave në mushkëri, me çka zvogëlohet kapaciteti i mushkërive dhe vështirësohet këmbimi i oksigjenit dhe dioksidit të karbonit (16). Gjithashtu shkakton edhe grumbullimin e qelbit në mushkëri që ka si rezultat një kollë të dhimbshme dhe vështirësi të mëdha gjatë frymëmarrjes (17). Një në 5 duhanpirës do zhvillojnë SPOK gjatë jetës së tyre (18), ndërsa pothuajse gjysma e rasteve të vdekjes nga SPOK i referohen pirjes së duhanit (19). Të rriturit që janë ekspozuar ndaj tymit sekondar të duhanit (duhanpirësit pasiv) gjatë fëmijërisë dhe që kanë pasur infeksione të shpeshta të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes kanë rrezik më të madh për të zhvilluar SPOK. Personat që kanë filluar të pinë duhan në rini ose adoleshencë janë shumë të prirur për të zhvilluar SPOK si rezultat i rritjes dhe funksionit më të dobët të mushkërive (20). Pjesa më e madhe e rasteve me SPOK mund të parandalohen thjesht duke evituar ose duke e lënë pirjen e duhanit që herët. Pacientët me SPOK të cilët kanë hequr dorë nga pirja e duhanit kanë rritur funksionin e mushkërive dhe vuajnë më pak nga efektet negative.
TUBERKULOZI
TB është një ndër vrasësit kryesor infektiv në botë. Në vitin 2017, si pasojë e tuberkulozit jetën e kanë humbur 1,6 milionë njerëz, ndërsa 10 milionë të tjerë janë të prekur nga kjo sëmundje (21). Sëmundja fillimisht i prek mushkëritë dhe shkakton dhimbje të forta në kraharor dhe spërkatje të gjakut gjatë kollitjes nga personat e infektuar (22). Bakteri i cili e shkakton tuberkulozin (M. tuberculosis) futet në organizëm dhe shkakton infeksion. Megjithatë, ky infeksion nuk do të thotë se do duhet të zhvillohet në sëmundje aktive – gjendje e ashtuquajtur infeksion latent i TB. TB latent mund të kalojë në sëmundje aktive në çdo kohë, sidomos kur sistemi imunitar është i dobësuar. Rreth ¼ e popullatës botërore ka TB latent, që i vë ata në rrezik nga zhvillimi i sëmundjes aktive (22). Pirja e duhanit rrit dukshëm rrezikun nga tuberkulozi si dhe vdekshmërinë nga kjo sëmundje. Mbi 20% e incidencës globale të TB mund t’i përshkruhet pirjes së duhanit (23). Pirja e duhanit dyfishon rrezikun nga transformimi i TB nga gjendja latente në sëmundje aktive (24). Ekspozimi ndaj tymit sekondar gjithashtu rrit rrezikun e kalimit nga infeksion latent i TB në sëmundje aktive. Nëse sëmundja nuk trajtohet në mënyrë adekuate , personat me TB mund të vdesin nga insuficienca respiratore. Pacientët me TB kanë më shumë mundësi të arrijnë rezultate më të mira gjatë trajtimit nëse lënë pirjen e duhanit.
АSТМА
Astma është sëmundje kronike e mushkërive, që shkakton inflamacion dhe sulme të përsëritura të mungesës së ajrit dhe vështirësi në frymëmarrje (25). OBSH- ja vlerëson se për momentin 235 milionë njerëz vuajnë nga astma. Thithja e tymit të duhanit është një nga shkaktarët kryesorë për zhvillimin dhe/ose përkeqësimin e astmës (25). Tek personat që vuajnë nga astma, pirja e duhanit e kufizon edhe më shumë aktivitetin, ndikon në paaftësimin për punë dhe e rrit rrezikun nga astma e rëndë e cila kërkon intervenim të menjëhershëm mjekësor. Rreth një në nëntë raste të vdekjes nga astma mund t’i referohet pirjes së duhanit (19). Pacientët me astma mund ta kontrollojnë sëmundjen në mënyrë më efikase nëse lënë pirjen e duhanit. Fëmijët e duhanpirësve gjatë moshës shkollore janë të ekspozuar ndaj rrezikut nga zhvillimi i astmës dhe /ose përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Astma fëmijërore është e pakthyeshme dhe ndikon që të prekurit të mungojnë në mësim, mos bëjnë gjumë normal dhe të jenë të kufizuar gjatë lojës me moshatarët.
KONTROLLIMI I DUHANIT DUHET TË JETË PRIORITET GLOBAL
Duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit, edhe krahas zvogëlimit të vazhdueshëm të përdorimit të duhanit në rrafsh global (1). Nga viti 2000 deri në vitin 2016, shkalla e prevalencës së pirjes së duhanit ka rënë nga 27% në 20%. Gjithsesi, ritmi i veprimit për zvogëlimin e përdorimit të duhanit dhe lidhshmëria me vdekjen dhe sëmundjet ngelet pas qëllimeve kombëtare për zvogëlimin e përdorimit të duhanit për 30% deri në vitin 2015 [26]. Nëse vazhdon ky trend, deri në vitin 2025 në botë do arrihet një zvogëlim prej vetëm 22%.
PËRGJIGJJA E ORGANIZATËS BOTËRORE TË SHËNDETËSISË
Nuk ekziston një nivel i ekspozimit ndaj tymit të duhanit që nuk do ishte i rrezikshëm. Masa më e mirë për parandalimin e sëmundjeve respiratore dhe për përmirësimin e shëndetit të mushkërive në rrafsh global është zvogëlimi i përdorimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit. Konventa kornizë e OBSH-së për kontrollimin e duhanit siguron një përgjigje të fuqishme, të përbashkët ndaj epidemisë së duhanit dhe shpenzimet e mëdha shëndetësore, sociale, ekologjike dhe ekonomike që shkakton ajo (27). Gjithashtu, Konventës kornizë i jepet edhe një bazë dhe kornizë e nevojshme – edhe ligjore edhe teknike – për të miratuar masa efikase, gjithëpërfshirëse për kontrollimin e duhanit që i përfshijnë të gjithë sektorët e pushtetit. Për t’i ndihmuar vendet që ta implementojnë Konventën kornizë të OBSH-së, ajo e zbatoi pakon teknike MPOWER, që i kombinon ndryshimet e politikave me ngritjen e vetëdijes publike, në pajtim me masat themelore të Konventës. Strategjitë kyçe në këtë qasje përfshijnë krijimin e mjediseve publike në hapësira të mbyllura pa tym, vendet e punës dhe mjetet e transportit publik, ndalesë për reklamim, promovim dhe sponsorizim të duhanit, rritje të dukshme të tatimeve për prodhimet e duhanit, paralajmërime më të theksuara për shëndetin në të gjitha paketimet e produkteve të duhanit, fushata, politika për përdorimin e duhanit dhe për parandalim, si dhe ofrimin e ndihmës profesionale për të hequr dorë nga pirja e duhanit.Disa organizata dhe rrjete, përfshirë këtu edhe Aleancën globale kundër sëmundjeve respiratore kronike (GARD), kontribuojnë në punën globale të OBSH-së për parandalimin dhe për kontrollimin e sëmundjeve respiratore kronike. GARD është një grup organizatash, institucionesh dhe agjencish vullnetare që punojnë bashkë për vlerësimin e nevojave, për ngritjen e vetëdijes publike, për angazhim për veprim dhe për formulimin de promovimin e politikave për përmirësimin e shëndetit të mushkërive në mbarë botën.
ASNJËHERË NUK ËSHTË VONË TË HIQNI DORË NGA DUHANI Ndërprerja e pirjes së duhanit shpëton jetë dhe është një element kyç për masat e MPOWER, në pajtim me nenin 14 të Konventës kornizë të OBSH-së. Heqja dorë nga përdorimi i duhanit ka potencial që t’i zvogëlojë dëmet e shkaktuara nga tymi i duhanit në mushkëri, por për fat të keq jo të gjitha. Prandaj, ndërprerja e përdorimit të duhanit sa më parë të jetë e mundur ka një rëndësi qenësore në parandalimin e sëmundjeve pulmonare kronike, të cilat janë ireverzibile. Funksioni i mushkërive përmirësohet vetëm dy javë pas ndërprerjes së pirjes së duhanit (5). Heqja dorë nga pirja e duhanit pas diagnostikimit të sëmundjes së mushkërive rezulton me rezultate më të mira të trajtimit dhe përmirësim të cilësisë së jetës. Strategjitë efektive për ndërprerjen e pirjes së duhanit përfshijnë:
ØKëshilla të shkurtra për ndërprerjen e pirjes së duhanit të siguruara nga punonjës shëndetësor si pjesë e praktikës së tyre rutinore është intervenim qenësor për parandalimin dhe menaxhimin me sëmundjet pulmonare në mbrojtjen shëndetësore primare. Mes vitit 2007 dhe 2016, shërbimet gjithëpërfshirëse për ndërprerjen e pirjes së duhanit iu vunë në dispozicion rreth 28% të popullatës botërore në 17 vende. Nëse këto miratohen nga ana e të gjithë ofruesve të shërbimeve shëndetësore , këto intervenime do mund të përfshinin një numër të madh të duhanpirësve dhe t’i inkurajojnë ato të heqin dorë nga pirja e duhanit. Inkurajimi i pacientëve me tuberkuloz që të heqin dorë nga duhani gjithashtu është me rëndësi për suksesin e çdo programi për kontrollimin e TB.
ØAplikacioni pa pagesë është metodë e përshtatshme e bazuar në popullatën për dhënien e shërbimeve për duhanpirësit përmes këshillimit intensiv. Duhanpirësit e rrisin shkallën absolute të heqjes dorë nga pirja e duhanit për 4% duke e përdorur këtë aplikacion falas dhe kjo shkallë mund të rritet edhe më shumë nëse vazhdojnë t’i ndjekin këshillat edhe më tej.
ØProgramet për ndërprerjen e pirjes së duhanit të bazuara në telefonat celularë, siç janë programet “Be Healthy Be Mobile”, mTobaccoCessation, arrijnë deri tek një numër më i madh i duhanpirësve me një mbështetje të personalizuar me ndihmën e mesazheve tekstuale. Këto programe i ndihmojnë duhanpirësit të heqin dorë nga përdorimi i duhanit dhe njëkohësisht janë efikase dhe ekonomike. Në Indi programi për mTobaccoCessation arriti një shkallë të ndërprerjes së pirjes së duhanit prej 19% për vetëm 4-6 muaj, krahasuar me shkallën e vlerësuar të popullatës pre 5% (28). Programi është implementuar në Burkina Faso, Kostarikë, Indi, Filipine dhe Tunizi, por përmbajtja ka qasje të lehtë dhe përshtatet në çdo vend.
JETA ËSHTË PLOT ME ÇASTE QË JU LËNË PA FRYMË – MOS LEJONI QË DUHANI TË JETË NJË NGA ATO
Shëndeti i mushkërive ka një rëndësi qenësore për arritjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme, ndërsa tymi i duhanit ndikon tek shëndeti i mushkërive, si të duhanpirësve ashtu edhe të personave që nuk pinë duhan në të gjithë botën. Kërcënimi për shëndetin e mushkërive që vjen nga përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit kërkon veprim për kontrollimin e përdorimit të duhanit, si faktor rreziku i drejtpërdrejtë për shumë kategori të ndryshme të sëmundjeve. Nëse BE, i është përkushtuar arritjes së qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, mes të cilave edhe zvogëlimi i vdekshmërisë së parakohshme nga sëmundjet joinfektive për 1/3 deri në vitin 2030, atëherë kontrollimi i duhanit duhet të bëhet prioritet.
LITERATURA
- GBD 2017 Risk Factor Collaborators. Global, regional, and national comparative risk assessment of 84 behavioural, environmental and occupational, and metabolic risks or clusters of risks for 195 countries and territories, 1990-2017: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2017. Seattle, WA: Institute for Health Metrics and Evaluation; 2018.
- Forum of International Respiratory Societies. The global impact of respiratory disease, 2nd edition. Sheffield: European Respiratory Society; 2017 (https://www.firsnet.org/images/publications/The_Global_Impact_of_Respiratory_Disease.pdf, accessed 22 March 2019).
- U.S. Department of Health and Human Services. How tobacco smoke causes disease: the biology and behavioral basis for smoking-attributable disease: a report of the Surgeon General. Atlanta, GA: U.S. Department of Health and Human Services, Centers for Disease Control and Prevention, National Center for Chronic Disease Prevention and Health Promotion, Office on Smoking and Health; 2010.
- U.S. Department of Health and Human Services. The health consequences of involuntary exposure to tobacco smoke: a report of the Surgeon General. Atlanta, GA: U.S. Department of Health and Human Services, Centers for Disease Control and Prevention, Coordinating Center for Health Promotion, National Center for Chronic Disease Prevention and Health Promotion, Office on Smoking and Health; 2006.
- U.S. Department of Health and Human Services. The health consequences of smoking: 50 years of progress. A report of the Surgeon General. Atlanta, GA: U.S. Department of Health and Human Services, Centers for Disease Control and Prevention, National Center for Chronic Disease Prevention and Health Promotion, Office on Smoking and Health; 2014.
- U.S. Department of Health and Human Services. Preventing tobacco use among youth and young adults: a report of the Surgeon General. Atlanta, GA: U.S. Department of Health and Human Services, Centers for Disease Control and Prevention, National Center for Chronic Disease Prevention and Health Promotion, Office on Smoking and Health; 2012.
- Bray F, Ferlay J, Soerjomataram I, Siegel RL, Torre LA, Jemal A. Global cancer statistics 2018: GLOBOCAN estimates of incidence and mortality worldwide for 36 cancers in 185 countries. CA Cancer J Clin. 2018;68(6):394-424.
- Jayes L, Haslam PL, Gratziou CG, Powell P, Britton J, Vardavas C et al. SmokeHaz: systematic reviews and meta-analyses of the effects of smoking on respiratory health. Chest. 2016;150(1):164-79.
- Pesch B, Kendzia B, Gustavsson P, Jöckel KH, Johnen G, Pohlabeln H et al. Cigarette smoking and lung cancer – relative risk estimates for the major histological types from a pooled analysis of case-control studies. Int J Cancer. 2012;131(5):1210-9.
- O’Keeffe LM, Taylor G, Huxley RR, Mitchell P, Woodward M, Peters SAE. Smoking as a risk factor for lung cancer in women and men: a systematic review and meta-analysis. BMJ Open. 2018;8(10):e021611.
- Jacob L, Freyn M, Kalder M, Dinas K, Kostev K. Impact of tobacco smoking on the risk of developing 25 different cancers in the UK: a retrospective study of 422,010 patients followed for up to 30 years. Oncotarget. 2018;9(25):17420-9.
- IARC Working Group on the Evaluation of Carcinogenic Risks to Humans. Tobacco smoke and involuntary smoking (IARC Monographs on the Evaluation of Carcinogenic Risks to Humans, Vol. 83). Lyon: International Agency for Research on Cancer; 2004.
- Lee PN, Forey BA, Coombs KJ. Systematic review with meta-analysis of the epidemiological evidence in the 1900s relating smoking to lung cancer. BMC Cancer. 2012;12:385.
- Öberg M, Woodward A, Jaakkola M, Peruga A, Prüss-Ustün A. Global estimate of the burden of disease from second-hand smoke. Geneva: World Health Organization; 2010.
- Chronic obstructive pulmonary disease (COPD) [fact sheet]. Geneva: World Health Organization; 2017 (https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/chronic-obstructive-pulmonary-disease-(copd), accessed 20 March 2019).
- Janson C, Marks G, Buist S, Gnatiuc L, Gislason T, McBurnie MA et al. The impact of COPD on health status: findings from the BOLD study. Eur Respir J. 2013;42(6):1472-83.
- Chronic obstructive pulmonary disease (COPD). In: American Lung Association [website]. Chicago, IL: American Lung Association; 2019 (https://www.lung.org/lung-health-and-diseases/lung-disease-lookup/copd/learn-about-copd/how-does-copd-affect-your.html, accessed 20 March 2019).
- Terzikhan N, Verhamme KM, Hofman A, Stricker BH, Brusselle GG, Lahousse L. Prevalence and incidence of COPD in smokers and non-smokers: the Rotterdam Study. Eur J Epidemiol. 2016;31(8):785-92.
- GBD Compare: Viz Hub. In: Institute for Health Metrics and Evaluation [website]. Seattle, WA: Institute for Health Metrics and Evaluation, University of Washington; 2019 (http://vizhub.healthdata.org/gbd-compare, accessed 20 March 2019).
- Chan JY, Stern DA, Guerra S, Wright AL, Morgan WJ, Martinez FD. Pneumonia in childhood and impaired lung function in adults: a longitudinal study. Pediatrics. 2015;135(4):607-16.
- Global tuberculosis report 2018. Geneva: World Health Organization; 2018. Licence: CC BY-NC-SA 3.0 IGO
- Tuberculosis [fact sheet]. Geneva: World Health Organization; 2018 (https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/tuberculosis, accessed 20 March 2019).
- Lönnroth K, Raviglione M. Global epidemiology of tuberculosis: prospects for control. Semin Respir Crit Care Med. 2008;29:481-91.
- Lin HH, Ezzati M, Murray M. Tobacco smoke, indoor air pollution and tuberculosis: a systematic review and meta-analysis. PLoS Med. 2007;4(1):e20.
- Asthma [fact sheet]. Geneva: World Health Organization; 2017.
- Resolution WHA66.10. Follow-up to the Political Declaration of the High-level Meeting of the General Assembly on the Prevention and Control of Non-communicable Diseases. In: Sixty-sixth World Health Assembly, Geneva, 20–27 May 2013. Resolutions and decisions, annexes. Geneva: World Health Organization; 2013 (http://apps.who.int/gb/ebwha/pdf_files/WHA66-REC1/WHA66_2013_REC1_complete.pdf, accessed 20 March 2019).
- Resolution WHA56.1. WHO framework convention on tobacco control. In: Fifty-sixth World Health Assembly, Geneva, 19-28 May 2003 Geneva: World Health Organization; 2008 (http://apps.who.int/gb/archive/pdf_files/WHA56/ea56r1.pdf, accessed 20 March 2019).
- Gopinathan P, Kaur J, Joshi S, Prasad VM, Pujari S, Panda P et al. Self-reported quit rates and quit attempts among subscribers of a mobile text messaging-based tobacco cessation programme in India. BMJ Innovations. 2018;4:147-54.
Извор: Светска здравствена организација Превод: Сектор за промоција, анализа и следење на незаразни болестиво Институтот за јавно здравје