Melanoma e lëkurës është kanceri i 17-të më i shpeshtë tek popullata në botë, kanceri i 13-të më i shpeshtë tek meshkujt dhe kanceri i 15-të më i shpeshtë tek femrat.

1 në 5 raste të të gjitha llojeve të kancerit të lëkurës është melanomë. Në vitin 2020 në botë janë regjistruar gjithsej 325.000 raste të reja të melanomës (174.000 meshkuj, 151.000 femra) dhe 57.000 raste të vdekjes nga melanoma (32.000 meshkuj, 25,000 femra). Nëpër vendet dhe rajonet e botës ekzistojnë dallime të mëdha gjeografike në incidencën e kësaj sëmundjeje, me prevalencë më të lartë tek meshkujt (42 në 100.000 meshkuj) dhe femrat (31 në 100.000 femra) në Australi/Zelandën e Re, pastaj në Evropën Perëndimore (19 në 100.000 meshkuj dhe femra), në Amerikën Veriore (18 në 100.000 meshkuj, 14 në 100.000 femra) dhe në Evropën Veriore (17 në 100.000 meshkuj, 18 në 100.000 femra). Melanoma vazhdon të jetë e rrallë në shumicën e vendeve afrikane dhe aziatike, me një shkallë incidence zakonisht më pak se 1 në 100.000 banorë.

Shkalla e vdekshmërisë është rritur në 5 në 100.000 banorë në Zelandën e Re, ndërsa variacionet gjeografike sa  i përket vdekshmërisë janë më pak të theksuara sesa tek incidenca.

Melanoma është më e shpeshtë tek meshkujt sesa tek femrat në shumicën e rajoneve të botës. Nëse tendencat aktuale të  melanomës vazhdojnë, vlerësohet se deri në vitin 2040 numri i rasteve të reja me melanomë do të arrijë në 510.000 (një rritje prej pothuajse 50%), ndërsa numri i vdekjeve në 96.000 (një rritje prej 68%).

Lexo më shumë në: FUSHATA PËR PARANDALIMIN E KANCERIT TË LËKURËS – MELANOMËS

MELANOMËS-flaer

flaer

 

MELANOMËS-poster

flaer