Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 15.04.2020

Janë testuar gjithsej 660 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 107 ose 16,2% e të testuarve.

Raste janë regjistruar në 13 qytete, ndërsa numër më i madh është regjistruar në Kumanovë dhe në Shkup. (Tabela 1).

Таbela 1. Numri i të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 15.04.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Gjithsej 107 1
Kumanovë 44
Shkup 28
Prilep 11
Manastir 6
Tetovë 5
Veles 4
Dibër 2
Gostivar 2
Shtip 1
Strugë 1 1
Kavadar 1
Koçan 1
Kërçovë 1

 

Gjatë ditës është pranuar informacion për një person të vdekur.

Pas dy testeve negative për prani SARS-CoV-2, si të shëruar konsiderohen edhe 23 persona, 5 që kanë qenë të shtruar në spital dhe 18 në trajtim shtëpiak.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 15.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.081 raste me  COVID-19 (I=52,2/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 21 qytete. Numri më i madh (71,5%) janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe në Prilep, ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti
Gjithsej 1081 52.2 46 4.2%
Shkup 367 59.4 8* 2.2%
Kumanovë 306 214.5 12 3.9%
Prilep 100 104.9 3 3.0%
Dibër 51 183.8 4 7.8%
Strugë 50 73.7 9 18.0%
Tetovë 48 24.0 4 8.3%
Veles 40 60.4 3 7.5%
Shtip 32 60.8 1 3.1%
Koçan 26 54.2 1 3.8%
Manastir 15 14.7 0 0.0%
Gostivar 12 10.0 0 0.0%
Ohër 7 12.5 0 0.0%
Kavadar 4 9.3 1 /
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0%
Kriva Pallankë 4 16.7 0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0%
Krushevë 3 31.5 0 0.0%
Strumicë 2 2.1 0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0%
Kërçovë 2 3.5 0 0.0%
Negotinë 2 8.5 0 0.0%

*shtetas i huaj  ** i burgosur me vendbanim në Prespë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 214,5 të sëmurë në 100 000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë mbetet 183,8 ndërsa në Prilep 104,9/100.000 banorë. Incidencë  mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Strugë, Veles, Shtip, Koçan dhe Shkup (Тabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

kartogram 15.4

 

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, nga 1.039 persona të sëmurë 47.3% i përkasin gjinisë mashkullore dhe 52,7% gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 47.4/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 53,1/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 21,6%,  si dhe edhe incidencë më e lartë – 80,2/100.000. Tek personat mbi 60 vjet është regjistruar një incidencë  56,4/100.000. Incidencë më e ulët, 17,0  dhe 16,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe 10-19 vjet, ku janë regjistruar 39, gjegjësisht 42 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës,  (n=1039)

15.4.1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=1081)

15.4.2

Nga rastet e raportuara, 23%  janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (64,2%), kollë (55,7%), debulesë (32,8%), ethe (18,5%), dhimbje e fytit (15,7%), vështirësi në frymëmarrje (14,5%), dhimbje koke  (10,9%) dhe ndërsa 31% e personave janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 291 kanë edhe sëmundje kronike, 195 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 60 janë me sëmundje kronike të mushkërive,57 janë me diabet, 15 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  47 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 106 janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 143 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 914 janë raste aktive, 121 persona janë të shëruar, dhe 46 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeje është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=31) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 8,1/100.000 banorë. Tek 33 (71,2%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

90 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 622 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 10.422  materiale, 1.081 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 5.037 teste në 100 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=10.422)

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 10422 1081
ISHP- Virusologjia 6957 923
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 243 12
Avicena (skrining) 243 13
Biotek (privat) 425 27
Klinika Zhan Mitrev (privat) 2554 103
Sistina (privat) 3

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 2.589 kontakte të cilët mbikëqyren ose që janë mbikëqyrur për një periudhë kohore prej 14 ditësh

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shumë i lartë:

 

Në territorin e të gjithë vendit në datë 18.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 16:00 deri më 05:00, për fundjavë tërësisht, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Lëvizja   e personave e personave deri në 18 vjet, është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 15.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 1.991.562 (76.647 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 130.885 (5.989 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 213

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.013.093 (35.497 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 89.317 (4.710 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 707.121 (33.760 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 30.245 (2.909 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 125.571 (367 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 5.532 (137 raste të reja)
  • Источно-Медитерански Rajoni i OBSH-së
    • Raste të konfirmuara – 114.432 (4.043 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 5.532 (137 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 21.790 (1.503 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 990 (54 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 11.843 (477 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 550 (27 raste të reja)

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup,16.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik