Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 21.09-27.09.2020
Janë testuar gjithsej 9.691 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2, që është për 0,3% më shumë se javën që kaloi.
Pozitive janë 890, nga 29 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=315; 35,4%), ndërsa incidencë më e lartë javore në Koçan – 175,1/100.000 (Кartogrami 1).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 21.09-27.09.2020
Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=184, 20,7%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 40-49 (n=172; 19,3%),50-59 (n=161; 18,1%), 30-39 (n=152; 17,1%) dhe 20-29 (n=121; 13,6%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=28; 3,1%) dhe 10-19 vjet (n=72; 8,1%).
Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 436 (49,0%) femra dhe 454 (51,0%) meshkuj.
138 (16,0%) janë shtruar në spital, ndërsa tek 231(26,8%) persona janë regjistruar komorbiditete.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 332 (38,5%) kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar. 33 persona kanë pasur histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.
Të shëruar konsiderohen 705 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.
Janë raportuar 28 raste të vdekjes nga 13 qytete, një rritje kjo prej 41,7% krahasuar me javën e kaluar. Sa i përket moshës, 23 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 4 në moshë nga 50-59,1 nga 40-49 vjet. Të gjithë kanë qenë të shtruar në spital. Komorbiditete janë regjistruar tek 25 nga personat e vdekur.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 27.09.2020, janë regjistruargjithsej 16.779 raste me COVID-19 (I=854,2/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Dibër dhe Shtip. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 1).
Tabela 1.Shpërndarja ditore e tësëmurëvengaCOVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së
Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 2.375,0 në 100 000 banorë,Sveti Nikole (1.540,6/100.000), Kumanovë (1.190,0/100.000) dhe Shkup (1.066,0/100.000),përderisa incidencë me mbi 500 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Sveti Nikole, Kumanovë, Shkup, Dibër dhe Prespë (Tabela 1, Kartogrami2).
Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV
Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 8.978 meshkuj dhe 8.696 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 866,2/100.000, ndërsa tek femrat 842,1/100.000.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 99 vjet (mediana – 44,2 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet 3.898 (22,1%) I=1.017,0/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 1.180,0/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=3.281) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 256268,7 dhe 352,9 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 615 dhe 883 raste përkatësisht. (Grafiku 1)
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës, (n=17.674)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=243) është regjistruar në 17.07.2020. (Grafiku 2).
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=17.674)
Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Kulminacioni është arritur në javën e 28 (n=1.074) (Grafiku 3).
Grafiku 3. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=17.674)
19,6% (n=3.458) e rasteve kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët në trajtim shtëpiak.
Sipas raporteve të arrita pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, Spitalet klinik në Manastir dhe Shtip, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Veles dhe Gostivar), për momentin ka 361 persona të hospitalizur, nga të cilët 69 janë në terapi me oksigjen dhe 16 ventilim mekanik.
Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (65,9%), plogështi (43,1%), kollë (38,9%), dhimbje të kokës (15,6%), dhimbje në fytо (15,4%), ethe (11,8%), humbje e ndjesisë për shije/aromë (11,9%) dhe vështirësi në frymëmyrrje (10,9%).
Tek 4.503 ose 25,5% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.
151 (0,9%) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 41 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 65 kanë qenë pa simptoma.
Tek 5.284 (30,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 3.664 sëmundje kardiovaskulare, 1.432 diabet, 754 me sëmundje të mushkërive dhe 968 me sëmundje të tjera kronike. Tek 2.030(58,7%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.
969 (5,5%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.
Janë regjistruar 729 raste të vdekjes (Lt = 4,1%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në në 19.06.2020 dhe në 27.06.2020 (n=12), ndërsa sipas javëve në javën e 25-të (n=54) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=530) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 138,3/100.000 banorë. Janë regjistruar 459 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 270 raste të vdekjes tek femrat.
588 (80,7%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=442), diabet (n=206) dhe sëmundje të mushkërive (n=108).
Janë regjistruar edhe 7 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3 gra shtatzëna.
47 (6,6%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 681 (93,4%) në spital.
Grafiku 4.Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020, (n=729)
456 (2,6%) janë raste të importuara. 8 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 7.270 (41,1%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.
Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 185.708 materiale, 17.667 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 89.750 teste në 1.000 000 banorë.
Tabela 2. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=185.708)*
Numri kumulativ i testeve | Teste (gjithsej) | Pozitive (gjithsej) | Testet e skriningut | Teste pozitive nga skriningu | Teste rutinore | Teste rutinore pozitive |
GJITHSEJ | 185.708 | 17.674 | 4.982 | 24 | 180.726 | 17.650 |
ISHP Virusologjia | 78.571 | 9.591 | 3.226 | 22 | 75.345 | 9.569 |
QSHP Shkup | 2.758 | 332 | 0 | 0 | 2.758 | 332 |
Avicena | 18.485 | 1.338 | 0 | 0 | 18.485 | 1.338 |
Biotek | 18.292 | 876 | 0 | 0 | 18.292 | 876 |
Klinika Zhan Mitrev | 24.255 | 1.593 | 0 | 0 | 24.255 | 1.593 |
Sistina | 19.430 | 938 | 0 | 0 | 19.430 | 938 |
LAOR | 1.887 | 98 | 0 | 0 | 1.887 | 98 |
ASHAM | 13.283 | 2.086 | 1.756 | 2 | 11.527 | 2.084 |
Fakulteti i veterinarisë | 755 | 81 | 0 | 0 | 755 | 81 |
Mjekësia ligjore | 670 | 8 | 0 | 0 | 670 | 8 |
QSHP Manastir | 4.737 | 555 | 0 | 0 | 4.737 | 555 |
KSIGJF | 980 | 120 | 0 | 0 | 980 | 120 |
KGJA | 1.028 | 34 | 0 | 0 | 1.028 | 34 |
Sinlab | 570 | 17 | 0 | 0 | 570 | 17 |
*7 raste janë konfirmuar jashtë shtetit
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 2.283 (12,9%) janë raste aktive, 14.662 (83,0%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 5).
Nga këto 2.316 (15,8%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 11.736 (84,1%) në trajtim shtëpiak.
Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=17.674)
Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=17.674)
Shpërndarja sipas qyteteve | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 677 | 5.964 | 261 | 6.902 |
Kumanovë | 181 | 1.496 | 71 | 1.748 |
Tetovë | 169 | 1.168 | 88 | 1.425 |
Shtip | 51 | 1.173 | 27 | 1.251 |
Gostivar | 99 | 778 | 51 | 928 |
Prilep | 128 | 503 | 39 | 670 |
Strugë | 52 | 553 | 59 | 664 |
Ohër | 44 | 357 | 20 | 421 |
Koçan | 152 | 189 | 8 | 349 |
Sveti Nikole | 38 | 303 | 2 | 343 |
Kërçovë | 38 | 271 | 15 | 324 |
Veles | 34 | 270 | 15 | 319 |
Manastir | 58 | 230 | 8 | 296 |
Dibër | 43 | 227 | 15 | 285 |
Kavadar | 48 | 185 | 2 | 235 |
Strumicë | 148 | 73 | 12 | 233 |
Prespë | 16 | 143 | 5 | 164 |
Dellçevë | 71 | 48 | 6 | 125 |
Probishtip | 20 | 91 | 111 | |
Vinicë | 29 | 77 | 4 | 110 |
Kriva Pallankë | 27 | 76 | 4 | 107 |
Berovë | 37 | 63 | 2 | 102 |
Gjevgjeli | 38 | 62 | 100 | |
Makedonski Brod | 11 | 76 | 5 | 92 |
Radovish | 15 | 57 | 4 | 76 |
Demir Hisar | 2 | 57 | 2 | 61 |
Pehçevë | 4 | 40 | 44 | |
Negotinë | 6 | 34 | 2 | 42 |
Makedonska Kamenicë | 15 | 20 | 35 | |
Vallandovë | 22 | 9 | 31 | |
Kratovë | 24 | 24 | ||
Krushevë | 2 | 16 | 2 | 20 |
Bogdanci | 6 | 11 | 17 | |
Demir Kapija | 1 | 11 | 12 | |
Dojran | 1 | 7 | 8 | |
GJITHSEJ | 2.283 | 14.662 | 701 | 17.674 |
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të COVID-19 dhe një rrezik të lartë.
Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:
- Shkupi, Koçani dhe Strumica janë në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
- Berova, Vallandova, Sveti Nikole dhe Dellçeva janë në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
- Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).
Në tabelën 4 është prezantuar pasqyra momentale e rasteve aktive sipas komunave.
Tabela 4. Raste aktive meCOVID-19 sipas komunave, Shkup, Strumicë dhe Koçan (n=977)
Qyteti/Komuna | Raste aktive | Qyteti/Komuna | Raste aktive |
Shkup | 677 | Kumanovë | 148 |
Shkup | 107 | Strumicë | 125 |
Aerodrom | 97 | Vasilevë | 11 |
Karposh | 84 | Bosillovë | 8 |
KisellaVoda | 80 | Novo Sellë | 4 |
Gazi Babë | 77 | Koçan | 152 |
Çair | 54 | Koçan | 132 |
Gjorçe Petrov | 52 | Çeshinovë-Obleshevë | 19 |
Butel | 29 | Zërnovc | 1 |
Ilinden | 28 | ||
ShutoOrizare | 17 | ||
Saraj | 11 | ||
Studeniçan | 8 | ||
Të huaj | 7 | ||
Haraçinë | 7 | ||
Petrovec | 7 | ||
ÇuçerSandevë | 5 | ||
Sopishte | 3 | ||
2 | |||
Zelenikovë | 2 |
GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 27.09.2020:
Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global- 32.730.945
Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 991.224
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të konfirmuara –16.233.110
- Raste të vdekjes – 546.864
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 6.720.771
- Raste të vdekjes – 110.711
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të konfirmuara – 5.662.875
- Raste të vdekjes – 234.681
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 340.215
- Raste të vdekjes – 60.345
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara –1.172.342
- Raste të vdekjes –25.481
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 600.891
- Raste të vdekjes – 13.129
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup 28.09.2020
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik