Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 26.10-01.11.2020

Janë testuar gjithsej 17.299 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 23,6%.

Pozitive janë 5.800  raste, nga 35 qytete, që paraqet një rritje prej 70,1% nga java e kaluar. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=2.690; 46,4%), si dhe incidencë më e lartë–435,5/100.000 (Tabela 1, Кartogrami 1).

 

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, 26.10 - 01.11.2020, RMV

11

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës nga 30-39 vjet (n=1283, 22,1%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha mbi 60 (n=1169; 20.2%), 40-49 (n=1089; 18,8%), 50-59 (n=1056; 18,2%) dhe 20-29 (n=866; 14.9%).   Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=94; 1,6%) dhe 10-19 vjet (n=243; 4,2%).

Sipas gjinisë, 2.793 (48,2%) femra dhe 3.007 (51,8%) meshkuj.

 

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 2.262 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.

Janë raportuar 88 raste të vdekjes nga 21 qytete, për 4,8% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 70 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 12 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa 4 raste në moshë nga 40-49 vjet. Nga 1 i përkasin grupmoshës 30-39 dhe 20-29 vjet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 01.11.2020, janë regjistruargjithsej 32.997 raste me COVID-19 (I=1.594,7/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Shkup, Kumanovë, Dibër dhe Shtip. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV

2

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 3.280,6 në 100 000 banorë, në Sveti Nikole (2.408,3/100.000) dhe në Shkup (2.310,7/100.000), përderisa incidencë me mbi 1.000 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Strumicë, Ohër, Probishtip, Kërçovë, Demir Hisar, Strumicë, Kriva Pallankë, Strugë, Prilep, Pehçevë, Koçan, Dibër,Berovë, Dellçevë, Gjevgjeli dhe Prespë (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

3

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 16.903 meshkuj dhe  16.094. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 1.630,7/100.000, ndërsa tek femrat 1.558,5/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 99 vjet 99 vjet (mosha mesatare – 43,8 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 6.850 (20,8%) me incidencë prej 1.787,2/100.000,  ndërsa incidencë më e lartë – 2.127,6 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=5.916) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 415,5 dhe 651,4 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 951 dhe 1.630 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

 

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës, (n=32.997)

4

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.107) është regjistruar në 30.10.2020. (Grafiku 2).

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën që kaloi (n=5.800) (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=32.997)

5

15,9% (n=4.264) e rasteve kanë qenë/janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike.

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina dhe Klinika Zhan Mitrev), për momentin ka 686 persona të hospitalizur, nga të cilët 234 janë në terapi me oksigjen dhe 14 ventilim mekanik invaziv.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,1%), plogështi (41,8%), kollë (39,2%), dhimbje të kokës (18,3%), dhimbje të fytit (15,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (11,7%), ethe (12,8%) dhe vështirësi në frymëmarrje (10,0%).

Tek 6.548 ose 24,4% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

206 (0,8%) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 49 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 75 kanë qenë pa simptoma.

1.379 (5,1%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 17.476 (27,9%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 5.247 sëmundje kardiovaskulare, 1.929 diabet, 1.048 me sëmundje të mushkërive dhe 1.486 me sëmundje të tjera kronike. Tek  2.473 (58,0%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

Janë regjistruar 1.025 raste të vdekjes (Lt = 3,1%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 01.11.2020 (n=21), ndërsa sipas javëve në javën e 43 (n=91) (Grafiku 3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=767) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 200,1/100.000. Janë regjistruar 639 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 386 raste të vdekjes tek femrat.

765 (78,5%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=576), diabet (n=278) dhe sëmundje të mushkërive (n=137).

Janë regjistruar edhe 10 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna.

63 (6,1%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 953 (93,0%) në spital.

Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020, (n=1.025)

6

631 (2,3%) janë raste të importuara. 9 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 10.667 (40%)  persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.

Nga 15.02-01.11.2020 janë kryer gjithsej 253.173 testime nga të cilat  32.997  pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë

122.355 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=253.173)*

 

*8 persona janë konfirmuar në laboratorë jashtë vendit

 

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 10.728 (32,5%) janë raste aktive, 21.244 (64,4%) persona janë të shëruar (1.379 prej tyre janë punonjës shëndetësorë, 206 janë gra shtatzëna) të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).

Nga këto 2.768 (14,3%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 18.476/ (87%) në trajtim shtëpiak.

 

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=32.997)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 5042 8877 353 14272
Kumanovë 466 1810 89 2365
Tetovë 636 1586 110 2332
Shtip 306 1390 32 1728
Prilep 565 813 63 1441
Gostivar 259 950 63 1272
Strumicë 568 417 25 1010
Veles 438 374 31 843
Strugë 110 652 75 837
Koçan 223 511 16 750
Manastir 299 418 23 740
Ohër 258 453 25 736
Kërçovë 191 388 17 596
Kavadar 240 302 6 548
Sveti Nikole 91 397 6 494
Dibër 54 274 18 346
Gjevgjeli 155 165 6 326
Prespë 69 175 10 254
Kriva Pallankë 101 141 11 253
Radovish 90 151 10 251
Berovë 56 161 3 220
Probishtip 72 137 3 212
Dellçevë 79 110 9 198
Vinicë 73 112 5 190
Negotinë   88 62 3 153
Vallandovë 40 71 111
Makedonski Brod 10 91 5 106
Demir Hisar 18 65 2 85
Bogdanci 39 28 2 69
Makedonska Kamenica 30 35 1 66
Kratovë 32 29 1 62
Pehçevë 8 52 60
Krushevë 11 19 2 32
Dojran 6 15 21
Demir Kapija 5 13 18
Grand Total 10.728 21.244 1.025 32.997

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020  (n=32.997)

 7

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

  • Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë).

 

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 27.10.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global- 43.341.451 (2.884.604 në 7 ditët e fundit)

 

Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 1.157.509 (39.712 në 7 ditët e fundit)

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 19.737.794 (884.318 në 7 ditët e fundit, 1% më pak krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 625.973 (16.918 në 7 ditët e fundit, 21% më pak krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 9.664.042 (335.914 në 7 ditët e fundit, 25% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 270.972 (733 në 7 ditët e fundit, 29% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 8.969.707 (445.886 në 7 ditët e fundit, 11% më pak krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 140.827 (5.756 në 7 ditët e fundit, 11% më pak krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 955.552 (159.166 në 7 ditët e fundit, 4% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 133 (4.035 në 7 ditët e fundit, 10% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 1.315 (32.123 në 7 ditët e fundit, 11% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 277 (832 në 7 ditët e fundit, 8% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 300 (27.197 në 7 ditët e fundit, 8% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 314 (438 në 7 ditët e fundit, 27% më pak krahasuar me javën e kaluar)

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 02.11.2020

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik