Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 09.06.2020

Janë testuar gjithsej 1.019  materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Pozitive janë 124, nga 11 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rastve të reja janë regjistruar në Shkup (71,8%), ndërsa në Prespë është regjistruar rasti i parë.

Nga numri i përgjithshëm 19 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet në Shkup, pa raste pozitive.

 

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 09.06.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 89* 3
Tetovë 11 1
Ohër 8* 0
Kumanovë 4 0
Strugë 3 2
Shtip 2 1
Prilep 2 0
Strumicë 2 0
Veles 1 0
Gostivar 1 0
Prespë 1 0
Gjithsej 124 7

 

*9 persona nga Shkupi dhe një person nga Ohri ende po hetohen

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 65 vjet me 30 raste pozitive, ndërsa sipas gjinisë 57 janë femra dhe 67 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 14 pacientë të rinj. Tek 25 persona është vërtetuar komorbiditet.

44 (37,1%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 6 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 7 raste të vdekjes, në Shkup, Strugë, Tetovë dhe Shtip, në moshë nga 46-87  vjet, me simptoma dhe që ka qenë i shtruar në spital.  Tek njëri rast janë regjistruar komorbiditete, ndërsa dy prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar.

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 09.06.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 3.363  raste me  COVID-19 (I=161,9/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Prilep, Veles dhe Strugë, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Kumanovë, Prilep, Veles, Dibër dhe Tetovë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 3.363 161,9 164 7,9 4,9%
Shkup 1461 236.5 43 7.0 2.9%
Kumanovë 573 401.6 27 18.9 4.7%
Tetovë 312 156.2 26 13.0 8.3%
Shtip 225 427.2 3 5.7 1.3%
Prilep 220 230.8 17 17.8 7.7%
Veles 145 218.8 10 15.1 6.9%
Strugë 109 160.6 23 33.9 21.1%
Dibër 53 191.0 4 14.4 7.5%
Koçan 53 110.5 2 4.2 3.8%
Gostivar 52 43.4 3 2.5 5.8%
Ohër 45 80.2 0 0.0 0.0%
Manastir 30 29.4 2 2.0 6.7%
Negotinë* 16 68.2 0 0.0 0.0%
Probishtip 11 71.9 0 0.0 0.0%
Strumicë 7 7.4 1 1.1 14.3%
Kriva Pallankë 7 29.3 0 0.0 0.0%
Kavadar 6 13.9 1 2.3 16.7%
Gjevgjeli 6 17.4 0 0.0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 10.5 33.3%
Pehçevë 3 60.1 0 0.0 0.0%
Vallandovë 3 25.3 0 0.0 0.0%
Vinicë 3 15.4 0 0.0 0.0%
Kratovë 3 31.4 0 0.0 0.0%
Sveti Nikole 3 14.6 0 0.0 0.0%
Kërçovë 3 5.2 0 0.0 0.0%
Makedonski Brod 2 17.9 0 0.0 0.0%
Berovë 2 15.4 0 0.0 0.0%
Dellçevë 1 4.2 1 4.2 100.0%
Demir Hisar 1 11.9 0 0.0 0.0%
Prespë 1 6.1 0 0.0 0.0%

*9 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Shtip me 427,2 të sëmurë në 100 000 banorë, në  Kumanovë (401,6/100.000), Shkup (236,5/100.000), Prilep (230,8/100.000) dhe Veles (218,8/100.000). Incidencë mbi 100 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Dibër, Strugë, Tetovë dhe Koçan  (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, Republika e Maqedonisë së Veriut

 9.6.1

 

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 1.614 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 1.722 gjinisë femërore.

Morbiditeti specifik tek meshkujt është 158,3/100.000,  ndërsa tek femrat 166,8/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 44 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 685 (20,4%) I= 178,7/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 230,9/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=642) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 76,5 dhe 72,7 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 175 dhe 182  raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës  (n=3.363)

9.6.2

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=180) është regjistruar në 04.06.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=3.363)

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 23 (n=837) (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020   (n=3.152)

9.6.4

Janë regjistruar 164 raste të vdekjes (Lt = 4,9%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 13.04.2020 (n=9), ndërsa sipas javëve në javën e 22-të (n=23) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=108) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 28,2/100.000 banorë. Janë regjistruar 109 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 55 raste të vdekjes tek femrat.

Tek këto, tek 126 (76,8%) janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=90), diabet (n=36) dhe sëmundje të mushkërive (n=32). Është regjistruar edhe një rast i vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe një grua shtatzënë. 9 (5,5%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 94,5% në spital.

Grafiku 4.  Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020  (n=164)

9.6.5

104  janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 09.06.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.942 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 39.033 materiale, 3.363  pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 18.864  teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  (n=39.033)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste pozitive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 39.033 3.363 4.655 20 34.378 3.343
ISHP Virusologjia 22.908 2.374 2.899 18 20.009 2.356
QSHP Shkup 411 99 0 0 411 99
Avicena 1.544 136 0 0 1.544 136
Biotek 2.906 91 0 0 2.906 91
Klinika Zhan Mitrev 5.442 291 0 0 5.442 291
Sistina 2.189 88 0 0 2.189 88
ASHAM 2.878 203 1.756 2 1.122 201
Fakulteti i Veterinarisë 755 81 0 0 755 81

 

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 1.535 (45,6%)   janë raste aktive, 1.664 (49,5%)  persona janë të shëruar (Tabela 3)(Grafiku 5). Nga COVID 19 janë prekur edhe 338 punonjës shëndetësorë, 249 prej të cilëve janë shëruar.

 

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut  (n=3.363)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 844 574 43 1461
Kumanovë 155 391 27 573
Tetovë 145 141 26 312
Shtip 186 36 3 225
Prilep 26 177 17 220
Veles 27 108 10 145
Strugë 34 52 23 109
Dibër 2 47 4 53
Koçan 22 29 2 53
Gostivar 30 19 3 52
Ohër 28 17 45
Manastir 3 25 2 30
Probishtip 9 2 11
Demir Kapi 2 7 9
Strumicë 4 2 1 7
Kriva Pallankë 1 6 7
Negotinë 5 2 7
Gjevgjeli 2 4 6
Kavadar 1 4 1 6
Radovish 4 4
Sveti Nikole 2 1 3
Kratovë 1 2 3
Vinicë 1 2 3
Vallandovë 2 1 3
Pehçevë 3 3
Krushevë 2 1 3
Kërçovë 1 2 3
Makedonski Brod 2 2
Berovë 1 1 2
Dellçevë 1 1
Prespë 1 1
Demir Hisar 1 1
GJITHSEJ 1.535 1.664 164 3.362

Grafiku 5.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020  (n=3.363)

 9.6.6

 

 

Në Tabelën 5 është dhënë pasqyrë e rasteve aktive sipas komunave në Shkup dhe Tetovë.

 

Tabela 5. Raste aktive me COVID-19 sipas komunave, Shkup dhe Tetovë (n=989)

Qyteti/Komuna Raste aktive
Shkup 844
Çair 214
Gazi Babë 79
Аеrodrom 78
Butel 76
Qendër 75
Karposh 71
Saraj 65
Кisella Vodë 43
Gjorçe Petrov 35
Shuto Orizare 26
Studeniçan 24
Haraçinë 24
Ilinden 19
Petrovec 6
Çuçer Sandevë 4
Sopisht 3
Të huaj 2
Tetovë 145
Tetovë 94
Tearcë 22
Bogovinje 12
Јegunovc 7
Bërvenicë 5
Zhelinë 5

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

 

  • Shkupi është në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Tetova në fazën 4 (Përhapje e lokalizuar).
  • Shtipi në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 10.06.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik