Gjatë javës së 42 të vitit 2020, (nga 12-18.10.2020), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 18 (I=0,9/100.000) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin.

Numri i rasteve të regjistruara gjatë javës së 42 është në nivelin e pritur për këtë periudhë, krahasuar me sezonin e kaluar (17), si dhe lakoren tipike sezonale (n=38).

Për të sëmurë kanë raportuar 4 QSHP/NJR, Dibër – 11, Radovish – 4, Kërçovë – 2, Prilep – 1 rast.

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, 9 persona bëjnë pjesë në grupmoshën nga 15-64.

Gjatë javës së 42, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV nuk kanë arritur materiale për analiza laboratorike për gripin.

Gjatë sezonit 2020/2021 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 44 (I=2,1/100.000),  për 4 më shumë se në periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar kur janë regjistruar 40 të sëmurë.

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, nga 15-64 vjet me 27 raste (61,4%), ndërsa incidencë më e lartë (7,7/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga  0-4 vjet.

 

Që nga fillimi i sezonit 2020/2021, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV nuk kanë arritur materiale për analiza laboratorike për gripin.

 

Vaksinimi kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik, të gjithë popullatës, e sidomos personave me sëmundje kronike dhe personave me imunitet të kompromentuar, u rekomandon të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit publik ose Njësisë rajonale për të marrë informacion më të detajuar në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian në javën e 41 të sezonit të ri 2020/2021 aktiviteti i virusit të gripit është në nivel messezonal.

Gjatë mbikëqyrjes rutinore dhe asaj sentinel vetëm 11 nga mostrat e testuara (4.870) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influences. (9 Influenza A dhe 2 Influenza B).

Sipas treguesve kualitativ, sa i përket intensitetit, 23 vende janë në nivel bazik, u kanë raportuar për nivel të ulët, ndërsa 1 vend intensitet mesatar. Sipas përhapjes gjeografike, 24 vende nuk kanë regjistruar aktivitet, ndërsa 3 raste sporadike.

Pandemia (CОВИД-19) ka një ndikim negativ ndaj sistemit shëndetësor dhe kapacitetet për testim në vendet në rajon, që ka si rezultat raportimin e një numri më të vogël të të dhënave epidemiologjike dhe virusologjike për gripin. Prandaj, të dhënat e prezantuara duhet të interpretohen me shumë kujdes.

 

Sektori i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik